Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radiokori i Fëmijëve mbushi 50 vjet

Gjatë muajit mars të vitit 2010 Kori i fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare shënoi jubileun e tij - 50 vjet nga themelimi.
Foto: arkiv
Gjatë vitit 1959 udhëheqja e Radios Kombëtare Bullgare, e cila atëherë quhej Radio Sofia, vendosi të krijojë një kor të fëmijëve. Radioja tashmë kishe orkestër popullore dhe kor, të cilët ishin krijuar 7 vjet më përpara. Kështu u vendosën bazat e korit të fëmijëve. Për dirigjent të formacionit u zgjodh akademiku Hristo Nedjalkov. Gjatë asaj kohe ai ishte muzikant i ri. Në vitin 1956 Hristo Nedjalkov mbaroi Akademinë Shtetërore të Muzikës me specialitet dirigjim dhe kompozim. Deri krijimin e korit ai kishte disa vite përvojë profesionale. “Për mua puna si dirigjent i Radiokorit të Fëmijëve ishte një shkollë e madhe. Në të njëjtën kohë dirigjoja dhe Korin e punonjësve të mjekësisë pranë Akademisë së mjekësisë – një punë, e cila shumë më pëlqente. Pasi fillova punën me Korin e fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare, duhej të merrja vendim. Vendosa t’u përkushtohem fëmijëve.” – nënvizon shpesh herë prof. Nedjalkov. Sot ai është njëri prej dirigjentëve të paktë, të cilët kanë pasur mundësi të krijojnë një kolektiv dhe ta udhëheqin në vazhdim të gjysmë shekullit. Bile në botë nuk ka shembuj të tillë.

© Foto: arkiv

Dirigjenti i Radiokorit të Fëmijëve prof. Hristo Nedjalkov

Prova e parë e dirigjentit me fëmijët ishte gjatë vitit 1960 më 22 mars – dita e parë e pranverës. Çdo vit kori shënon këtë datë me një koncert solemn. Në të vijnë dhjetëra ish koristë. Ndër ta ka shumë persona të njohur – muzikantë, arkitektë, mjekë, inxhinierë. Në koncertin tradicional marrin pjesë si fëmijët e korit, ashtu dhe nxënësit e tij më të shquar.

Si soliste të Radiokorit të Fëmijëve kanë bërë hapat e parë artistet e reja të operës Ina Kënçeva, Lilija Zdravkova, Antonia Radneva, Marija Radoeva etj. Me rastin e 50-përvjetorit të Radiokorit të Fëmijëve u xhirua një film dokumentar “Bilbilat e Radios bullgare”. Filmi është realizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare në bashkëpunim me Shtëpinë e producentëve “Edita Grup”. Në të jepen momente të paharrueshme në skenën bullgare dhe në atë botërore. Janë xhiruar si koristët e sotëm, ashtu dhe ish koristët, të cilët tregojnë për jetën e përditshme dhe krijuese të korit. Mbi 800 janë interpretimet në repertorin e këngëtarëve të vegjël, mbi 80 janë turnet jashtë shtetit, mbi 30 janë vendet, në të cilat interpretimet e Radiokorit të Fëmijëve kanë marrë vlerësimin e lartë të publikut dhe specialistëve. Koncertet, të cilat kanë realizuar fëmijët, janë afro 2000 – në Bullgari, Japoni, SHBA, në tërë Evropën dhe Azinë. Çmimet, të cilat kanë marrë kori dhe dirigjenti i tij gjatë këtyre 50 viteve, janë shumë prestigjioze. “Çmimi më i madh për mua është se do të dirigjojë koncertin e jubileut të korit, të cilit i jam përkushtuar jetën time.” – thotë dirigjenti Nedjalkov. Me dy koncerte të mëdha Radiokori i Fëmijëve do të shënojë ditëlindjen e tij.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD