Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kronika e ngjarjeve kulturore

Në mesin e marsit përfundoi edicioni i XIV i Festivalit ndërkombëtar Sofia Film Fest. Çmimin e parë në kategorinë për filmat e debutimit mori filmi rus “Një luftë”, i cili i përket regjisores Vera Glagoleva. Çmimi special i jurisë iu dha produkcionit të përbashkët të Argjentinës, Spanjës dhe Francës “Vera e fundit e fëmijërisë” (“The Last Summer of the Boyita”). Regjisore dhe skenariste e filmit është Julia Solomonoff. Çmimi për regjinë më të mirë iu dorëzua regjisorit serb Miroslav Momçiloviç me filmin “Më prit, por nuk do të vij” (“Wait for Me and I’ll not Come”). Filmi i regjisorit bullgar Kamen Kalev “Pjesa Lindore” (“Eastern plays”) mori dy çmime – atë të jurisë dhe çmimin Kodak për film më të mirë artistik bullgar. Filmi “Receta të historisë” (“Cooking History”) i sllovakut Peter Kerekes u dallua si filmi më i mirë dokumentar. Ai është realizuar me bashkëpunimin e Sllovakisë, Çekisë, Austrisë dhe Finlandës. Çmimin Jameson, që jepet për film me metrazh të shkurtër, e mori Nikollaj Vasilevi, i cili është regjisor i filmit “Përralla” (“Tales”). Çmimi No Man’s Land për film më të mirë ballkanik iu dha regjisorit turk Mahmut Coskun për filmin “Tespihe e ngatërruar” (“Wrong Rosary”). Çmimin FIPRESSI, i cili jepet nga kritika e kinematografisë, e mori Alvaro Brechneri me filmin “Një ditë e keqe për peshkim” (“Bad Day to Go Fishing”). Ai është realizuar me bashkëpunimin e Spanjës dhe Uruguait.
*
Nga nisen teoritë moderne për barazinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane? Këto çështje analizon Cvetan Todorovi në librin e vet “Fryma e Epokës së Rilindjes”. Libri është botuar nga shtëpia botuese e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Filozofi i njohur botërisht Cvetan Todorov, i cili ka lindur në Bullgari dhe aktualisht punon dhe jeton në Francë, shqyrton cila tipare të Epokës së Rilindjes janë aktuale deri më sot. Sipas tij, idetë novatore të shekullit XVIII, p.sh. si nevoja për një bashkëpunim midis individit dhe organeve të pushtetit, nuk kanë humbur rëndësinë e tyre të veçantë bile edhe sot. Në librin e vet Todorovi flet si është formuar parimi civil në jetën shoqërore, çfarë janë specifikat e nacionalizmit. “Epoka e Rilindjes është gjeja më e rëndësishme, që kanë arritur evropianët, ajo nuk do të ekzistonte pa hapësirën evropiane. Por edhe e kundërta është e drejtë: Evropa, e tillë siç e njohim sot, është rezultat i Rilindjes” – pohon filozofi. Për shkrimin e librit Cvetan Todorovi ka përdorur më shumë se 250 burime të informatës. Këto analiza të thelluara janë karakteristike dhe për 30 librat tij të tjerë, të cilët janë përkthyer në 40 gjuhë.
*
Deri në fund të marsit në Galerinë e kryeqytetit “Art aleja” mund të shihet ekspozita e piktorit Vihroni Popnedelev. Veprat e tij janë krijuar në Paris dhe përbëjnë pjesë prej projektit “Katër javë e gjysmë”. Vjet piktori dhe bashkëshortja e tij Adelina kaluan aq kohë në kryeqytetin francez. Ata bënë analogji me filmin e njohur “Nëntë javë e gjysmë” dhe me mitin e Parisit si qyteti i dashurisë. Ideja e projektit ishte që Vihroni të pikturojë në rrugë – një praktikë e piktorëve nga fundi i shekullit XIX dhe nga fillimi i shekullit XX, e cila tashmë është harruar. Në të njëjtën kohë Adelina, që merret me art të sotëm, fotografonte shfaqjet e dashurisë nëpër rrugët e Parisit. “Vizatimi i drejtpërdrejtë është specifik dhe i vështirë, sepse ka rrezik të biesh në formalizëm. Vizatimi në rrugë më tepër kërkon emocione” – shpjegon piktori. Në të vërtetën, ndjenja është ajo, që çon në rikrijimin e atmosferës së qytetit – bisedimet, qeshjen e njerëzve etj.
*
Në mes të marsit në Muzeun Kombëtar të Historisë para gazetarëve u prezantua projekti ndërkombëtar - “Kryeqytetet evropiane të riprodhuara përmes artit të fëmijëve” (“The European capitals by means of children’s art”). Aktiviteti u zhvillua në kuadrin e programit evropian “Mësimi gjatë tërë jetës” dhe i është kushtuar themeluesit të pedagogjisë së sotme Jan Amos Komensky. Partnerët e projektit nga ana e Greqisë janë Departamenti rajonal i Arsimit të mesëm të Athinës, Gjimnazi i gjashtë “Zografu” i kryeqytetit grek dhe Muzeu “Gounaropoulos”. Për palën bullgare morën pjesë Inspektorati rajonal i Arsimit në Sofje, Shkolla e dytë e mesme “Akad. Emilijan Stanev” dhe Muzeu Kombëtar i Historisë. Ideja e projektit është që të nxitet arti i fëmijëve. Për këtë arsye në të dy vendet u krijuan klubet e letërsisë dhe historisë, në të cilat të shfaqen dituritë dhe talentet e fëmijëve. Puna e projektit filloi në vitin 2009 dhe do të vazhdojë deri në vitin 2011. Ajo do të përfundojë me ndërtimin e muzeve shkollore në Athinë dhe Sofje, gjithashtu me krijimin e një sajti të përbashkët në tri gjuhë – bullgarisht, greqisht dhe anglisht. Kështu fëmijët nga të dyja anët do të shkëmbejnë informatë. Gjatë prezantimit të projektit u realizua një koncert, kurse nxënësit e Shkollës “Akad. Emilijan Stanev” bën një sfilitë kostumesh dhe përgatitën një rekuizitë të filmave historikë bullgarë. Në të njëjtën kohë nxënësit e Shkollës Kombëtare të Artëve të Bukura “Nikollaj Pavlloviç” vizatuan. Ngjarja u xhirua nga nxënësit e Gjimnazit profesional të teknikës dhe optikës “Mihail Lomonosov”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD