Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi mjekësor në Bullgari - si të gërshetojmë të dobishmen me të këndshmen

Qyteti Kjustendill është ndër vendpushimet më të njohura balneare në këtë pjesë të Evropës.
Foto: arkiv
Pushimi i shëndetshëm nuk është një zbulim modern. Akoma në kohërat e lashta njerëzit kanë kuptuar se, ka disa vende nga tokat e sotme bullgare, të përuruar me ajër të pastër dhe ujëra minerale, të cilat mund të shërojnë si trupin, ashtu dhe shpirtin e njeriut. Balneologjia është mbase pjesa më e lashtë nga mjekësia. Historianë dhe arkeologë kanë dëshmuar se, qytezat nga epoka trake dhe romake janë krijuar më shpesh rreth burimeve termale. Në këtë mënyrë ka lindur dhe kryeqyteti i sotëm Sofja, me emrin e dikurshëm Serdika. Qyteti balneologjik Hisarja, i vizituar vazhdimisht nga njerëzit me probleme në veshka, ka qenë i njohur me ujërat e veta shëruese akoma në lashtësi, kur është quajtur Augusta.

Sot mijëra turistë vizitojnë sanatoriumet dhe qendrat e tij shëndetësore, të cilat propozojnë si një shërbim profesional mjekësor, kështu dhe mundësi për rivendosje pas sëmundjeve të rënda dhe operacione të veshkave. Shumë nga shtëpitë private janë të kthyera në hotele të vogla kokete, të cilat janë të preferuara nga njerëzit të cilët e kanë zgjedhur këtë vend jo kaq për shërim sesa për një pushim të qetë dhe shkëputje nga zhurma e vendpushimeve të mëdha. Uji mineral i Hisarës prej kohe është bërë pjesë nga ditët e përditshme të njerëzve të shumtë, për të cilët ajo është zëvendësues i ilaçeve. Një vend tjetër tërheqës për turizmin shëndetësor është bregdeti bullgar i Detit të Zi, ku ka mundësi të shkëlqyera për spa dhe uellnes procedura në hotelet vendase. Vendi më i njohur për një pushim shëndetësor në bregdetin tonë jugor është qyteti Pomorie. Klima, uji dhe për më tepër afërsia deri tek një nga simbolet detare të Bullgarisë - qyteti Burgas, mund të tërheq secilin, i cili ka nevojë nga veprimtari shëndetësore të ofruara në vend. Shërim me baltë dhe parafinë, një gjimnastikë shëruese dhe forma të ndryshme të kineziterapisë mund të ndiqen nga shëtitje të këndshme buzë detit ose vizitë të qytetit Burgas, plazhi i qytetit ose kopshti detar. Gjatë viteve të fundit një popullaritet të veçantë fituan sanatoriumet, të cilat ofrojnë shërbime të lidhura me pakësimin e mbipeshës. Mbipesha e tepërt është jo vetëm një problem estetik, i cili mund të ndikojë dhe mbi psikikën e mjaft njerëzve, por më tepër çon deri në sëmundje jashtëzakonisht të rënda të zemrës, shfaqjen e diabetit dhe të sëmundjeve të tjera. Disa pika gjeografike nga bregdeti bullgar i Detit të Zi dhe Rodopet u bënë moderne pikërisht për shkak të spa paketave të propozuara dhe mundësive të propozuara aty për një shërim balnear me çmime konkurrente. Shumë nga studimet ndërkombëtare eksperte kohët e fundit tregojnë se turizmi shëndetësor tek ne ka perspektiva serioze. Mes qendrave tona më të njohura me tradita në këtë fushë janë Velingrad, Pamporovo dhe Devin në Rodopet, qytezat Çiflik dhe Shipkovo në Stara pllanina si dhe qytetet Sandanski dhe Kjustendill në Bullgarinë Jugperëndimore. Në fakt qyteti Kjustendill ku gjatë viteve të fundit u investuan investime serioze për ndërtimin e spa hoteleve të reja dhe një nga vendpushimet më të njohura balneare në këtë pjesë të Evropës. Në qytezë do të duhet të ndërtohet një qendër shëndetësore regjionale. “Përveç relaksimit, në të njerëzit do të marrin një diagnostikim më të saktë për problemet e veta shëndetësore dhe rekomandim më të mirë për shërimin e tyre” - tha për Radio Bullgarinë kryetari i baskisë i qytetit Petër Paunov:

“Në qytetin Kjustendill kemi pothuajse gërshetimin e përsosur të natyrës së bukur me ajrin e pastër, veçoritë shëruese të ujit mineral dhe mundësitë për një turizëm kulturor dhe historik. Ky vend është i populluar tanimë prej 8 mijëvjeçarëve. Uji mineral, i cili është me temperaturë 73 gradë në bazë të Celsiusit është me një përmbajtje të lartë të squfurit, është mundësisht më i miri në territorin e vendit tonë. Ai ndikon shumë mirë mbi sëmundjet e traumave dhe reumatike. Është i dobishëm dhe gjatë shërimit të sëmundjeve gjinekologjike si steriliteti për shembull. Pacientët me probleme të lëkurës gjejnë këtu shërimin më të mirë. Qyteti Kjustendill është një nga vendet e pakta, ku mund të propozohet shërim me baltë, shton kryetari i baskisë zoti Paunov. Përveç kësaj kemi tradita shumëvjeçare dhe në fushën e shërimit me baltë. Gjatë 40 vjetëve të fundit disa nga turistët tanë më të rregullt janë nga vendet e Skandinavisë. Ata gjithmonë kanë ikur që këtu me përshtypje të shkëlqyera. Gjendemi në rrëzat e malit Osogovo dhe maja e saj Ruen, e cila është me një lartësi mbi 2 mijë metra mbi nivelin e detit. Kjo është prioritet për gërshetimin e turizmit shëndetësor me ski-turizmin. Qyteti tonë është i njohur me festat e bukura dhe me festivalet. Vetëm në Kjustendill festohet pritja e pranverës në fund të marsit. Atëherë qyteti dhe fshatrat përreth përmbushën me një gjendje tepër gazmore. Një magji e vërtetë! Asgjëkund nuk do ta ndieni pranverën kështu , siç është ajo në Kjustendill.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD