Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Misteret folklorike të Pashkëve

Foto: BGNES
Festat e Pashkëve janë plot me besime dhe tradita rituale popullore. Gojëdhëna popullore tregon, se kur Krishti u ngjall, vezët në shportën e një fshatareje u ngjyrosën në të kuqe. Dhe prej atëherë ka mbetur tradita qe vezët për Pashkët të ngjyrosen në të kuqe.

Sipas besimeve popullore veza e kuqe ka veti magjike. Ajo i dhuron shëndet fëmijëve, vajzave dhe nuseve të reja, në qoftë se faqet e tyre përkëdhelen me vezën e parë të bojatisur në të kuqe. Pastaj kjo vezë lihet nën ikonën e shtëpisë qe të mbrojë familjen nga fatkeqësi deri në Pashkët e ardhshme. Kurse veza e kuqe e groposur në arën do ta ruajë atë nga breshëritë gjatë verës. Fuqia magjike e vezës plotësohet me “mesazhet” e vizatuara mbi të me dyllë nga fshataret, të cilat kanë pikturuar mbi vezën tërë natyrën pranverore: lule dhe zogj, dielli dhe yjet. Tradita e vezëve të kuqe të Pashkëve dalëngadalë po pasurohet dhe me ngjyra të tjera – e verdhe, e gjelbër, blu, ngjyrëvjollcë. Aftësia e dikurshme e njerëzve të bëjnë bojëra nga materiale të natyrshme – barna, qepa, korja e drurëve etj. sot është harruar. Tashmë shumë rrallë mund të gjenden dhe gra ruajtëse të teknikës së vjetër të vizatimit mbi vezët me dyllë. Bojërat e sotme i japin vezës ngjyra të reja. Por bile të mos ushtrohen teknikat e vjetra, ngjyrosja e vezëve të Pashkëve gjithmonë ngjallë emocione të këndshme dhe e zgjon traditën.

Me rastin e Pashkëve dikur bullgarët kanë përgatitur bukë speciale të ritit. Tani më të popullarizuara janë bukët e ëmbla që gatuhen me shumë vezë, me sheqer, gjalpë dhe qumësht. Por ende në disa fshatra i bëjnë dhe bukët rituale mbi të cilat vihen aq vezë sa është numri i anëtarëve të familjes. Për burrat dhe djemtë vezët janë të bardha, ndërsa për gratë dhe vajzat – të kuqe. Kjo bukë vihet në qendrën e tavolinës me gjellët festive. Buka thyhet në aq copa sa është numri i të moshuarve dhe i fëmijëve që kanë ulur rreth tryezës. Sipas zakonit trapeza me këtë bukë shtrohet dy herë në festën e Pashkëve. E para është në mëngjes, pas kthimit nga Liturgjia e Pashkës në kishë, pas kreshmëve të mëdha. E dyta shtrohet në drekën festive, e cila sipas traditës është shumë e pasur.

Në festën e Pashkëve dera e shtëpisë lihet e hapur gjatë tërë ditës. Besohet se kështu njerëzit e ulur rreth tavolinës do të lidhen me të afërmit e tyre të ndjerë, që kujdesen për shtëpinë dhe për njerëzit e gjallë. Dera e hapur është gjithashtu një shenje, se çdo mik është mirëseardhur në trapezën festive.

Ka dhe akoma një traditë qe të përgatiten dhe bukëza të vogla rituale me vezë apo pa vezë, të quajtura “kukull”. Ato kanë formën e një spiraleje si simbol i qarkullimit të përjetshëm në natyrën. Ato i dhurojnë fëmijëve ose të afërmve në kohën e vizitave që i bëjnë në rrethin fisnor.

Dikur në Pashkët kanë kënduar dhe shumë këngë rituale. I kanë nisur në trapezën festive. Vajzat i kanë interpretuar rrugës, kurse pastaj i kanë vazhduar edhe në vallen e madhe të Pashkëve, në të cilën janë mbledhur të gjithë banorët e fshatit. Festat kanë vazhduar nga tre ditë deri në një javë të tërë pas Pashkëve. Kjo është festa më e madhe dhe më e respektuar gjatë vitit në traditën bullgare.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD