Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata kombëtare për popullarizimin e librit për fëmijë “Dhurojini fëmijës një libër – dhurojini fëmijës një festë”

Foto: Diana Hristakieva
Më 2 prill shënohet Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë. Për herë të parë data, e cila është data e lindjes e Hans Kristian Andersen – një prej rrëfyesve më të mëdhenj të përrallave, shënohet zyrtarisht edhe në Bullgari. Me këtë rast nën patronazhin e bashkëshortes së presidentit zonja Zorka Përvanova filloi fushata kombëtare për popullarizimin e librit për fëmijë “Dhurojini fëmijës një libër, dhurojini fëmijës një festë”. Në shkollat bullgare tashmë përhapen pllakate të cilat i ftojnë fëmijët për takim me librin.
“Nëpërmjet kësaj fushate duam t’u rikujtojmë prindërve se duke u dhuruar një libër fëmijëve të tyre, ata u drejtojnë mesazhin: “Është mirë të lexohet, bëjeni më shpesh!” – thotë Mihaill Stefanov nga Rrjeti kombëtar për fëmijët. – Duke u dhuruar një libër fëmijëve, ne në fakt u dhurojmë urtësi. Është fakt se sot fëmijët disponojnë shumë informacion. Ata dinë shumë, por dituria pa vlera është e rrezikshme. Librat u japin sistemin e vlerave, në të cilin dituria mund të radhitet dhe kjo i ndihmon fëmijët për ta kuptuar më mirë veten dhe botën rreth tyre. Leximi nuk është thjeshtë një teknikë, por aftësi për t’u kërkuar kuptimi i librave të lexuar. Ai është çelës ndaj urtësisë. Duam gjithashtu t’u themi prindërve se leximi u jep mundësi për të komunikuar në një mënyrë më të lehtë me fëmijët. Nëpërmjet librave prindërit mund të kalojnë më shumë kohë me fëmijët. Statistika shënon se prindërit në Bullgari flasin mesatarisht rreth 13 minuta në ditë me fëmijët e tyre. Të gjithë jemi të qartë se kjo është e pamjaftueshme. Dhe në fund duam t’u rikujtojmë të moshuarve se ata mbajnë përgjegjësi për krijimin e lidhjes midis fëmijëve dhe librit. Në qoftë se ne sot nuk u lexojmë fëmijëve, ndoshta fëmijët tanë do ta përsërisin këtë shembull.”

Çfarë është vendi i bibliotekës në këtë shoqëri informative, në jetën e fëmijëve të sotëm? “Bibliotekat janë një prej pjesëmarrësve aktivë në procesin e inkurajimit të fëmijëve për të lexuar” – thotë Vanja Grashkina – udhëheqëse e Këshillit drejtues të Asociacionit bullgar të bibliotekave, dhe shton:

“Data 2 prill është gjithmonë në kalendarin e bibliotekave dhe çdo vit bibliotekat e mëdha te ne organizojnë një sërë iniciativash për shënimin e kësaj dite nëpërmjet takimesh me shkrimtarë, paraqitjes së librave të rinj, konkurseve për ese, vjersha, shënime udhëtimi... Mbi 70 për qind prej të gjithë lexuesve në bibliotekë janë fëmijë dhe të rinj, ose këta janë rreth gjysmë milionë lexues. Problemi më i madh te ne është se fëmijët nuk disponojnë mundësi të barabarta për t’u takuar me librin. Në vendbanimet e vogla, në rajonet e largëta kufitare malore, ku nuk ka librari, kurse të ashtuquajturat “vatra kulturore” dhe biblioteka janë qendrat e vetme kulturore, në shumicën e rasteve nuk janë blerë libra gjatë 20 viteve të fundit. Problem janë edhe jetimoret, ku nuk blihen libra dhe vetëm shpresohet tek fushatat bamirëse.”

Një pjesë e fushatës me rastin e Ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë u është drejtuar fëmijëve nga jetimoret dhe familjeve nga shtresat e dobëta sociale. Kështu në sajë të gjestit të 13 prej shtëpive më të mëdha botuese, mbi 6 000 fëmijë bullgarë do të marrin një libër si dhuratë për festën.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD