Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

70 për qind e mjeteve për veprimtari bamirëse gjatë vitit 2009 janë dhuruar prej përfaqësuesve të biznesit

Megjithë ndikimin negativ të krizës ekonomike botërore mbi ekonominë e vendit bullgarët nuk e kanë harruar veprimtarinë bamirëse. Në qendrën e vëmendjes së shoqërisë janë kauza të ndryshme – sociale, arsimore, ekologjike, si dhe të tilla në sferën e shëndetësisë dhe të trashëgimisë historiko kulturore. Sipas të dhënave të Forumit Bullgar të Dhuruesve gjatë vitit 2009 janë dhuruar 45 milionë leva (22,5 milionë euro) për kauza të ndryshme bamirëse dhe madje vëzhgohet rritje e mjeteve të dhuruara në krahasim me vitin 2008. Vëzhgohet gjithashtu një tendencë e rritjes së rolit të rrjeteve sociale në internet si instrument për tërheqje të bashkëmendimtarëve për iniciativa të ndryshme civile dhe bamirëse. Është rritur edhe bamirësia përmes dërgimit të SMS, si dhe numri i fushatave, të cilat grumbullojnë mjete në këtë mënyrë. Gjatë vitit të kaluar Ministria e punës dhe politikës sociale miratoi një strategji për përgjegjësi korporatave sociale, e cila kontribuoi gjithashtu për rritje të numrit të ngjarjeve, konkurseve dhe debateve publike me temë: “Përgjegjësi korporatave sociale”. Nga Forumi Bullgar i Dhuruesve shënojnë gjithashtu se megjithë krizën gjatë vitit të kaluar është rritur numri i fushatave bamirëse.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se si gjatë disa viteve të fundit vëzhgohet një tendencë e shndërrimit të bamirësisë në një instrument për zgjidhje të problemeve të ndryshme sociale në shoqërinë tonë – thotë Krasimira Veliçkova – drejtoreshë e Forumit Bullgar të Dhuruesve – Gjatë vitit 2009 më shumë kanë marrë pjesë në fushatat bamirëse kompanitë e mëdha dhe kryesisht ato me pjesëmarrje ndërkombëtare. 70 për qind prej mjeteve për bamirësi janë dhuruar nga biznesi. Pas tij janë fondacionet, organizatat civile, të cilat kanë investuar në projekte të ndryshme, dhe personat privatë. Më shumë mjete janë dhuruar për fëmijë në gjendje të keqe sociale, pa prindër. Pas tyre janë dhuratat për mjekimin dhe blerjen e aparaturës së shtrenjtë mjekësore. Nuk janë harruar edhe kauzat në fushën e arsimit dhe ekologjisë. Në vend të katërt janë dhuratat për objekte historiko kulturore – kisha dhe manastire, biblioteka, muze. Kriza financiare ndikon jo aq shumë mbi vëllimet e dhuratave, por mbi praktikat bamirëse. Nga njëra anë ata, që nevojiten për bamirësi bëhen gjithnjë e më shumë. Nga ana tjetër kompanitë për shembull filluan përdorimin e praktikave të ndryshme. Për dallim nga koha para krizës, kur kompanitë dhuronin më shumë mjete, aktualisht dhurohet nëpërmjet partneriteteve, dhurohen gjithashtu mallra dhe punë personale.”

Tani për tani lehtësimet tatimore për dhuruesit në Bullgari mbeten jo shumë atraktive. Prandaj edhe në studimin për motivin e veprimtarisë bamirëse ato janë në vendin e pestë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD

Kostumet autentike nga filmi i paharrueshëm "Kapedani Petko Vojvoda" janë ekspozuar në Varna

Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..

botuar më 25-02-08 8.30.PD

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD