Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe e drejta kozmike – shikim në të ardhmen

"Një prej qëllimeve të projektit “Bullgaria dhe e drejta kozmike – shikim në të ardhmen” është të popullarizojë studimet shkencore të nxënësve." - vuri në dukje dr. Vesellka Radeva.
Foto: BGNES
Kozmosi bëhet një hapësirë gjithnjë e më të ngarkuar, prandaj ka një nevojë tepër të ngutshme për vendosjen e rregullave në shfrytëzimin e hapësirës kozmike. Miliona kilogramë mbeturina kozmike vërtiten në të. Vitet e fundit si një biznes fitimprurës imponohet turizmi kozmik. Krahas kësaj forcohet edhe prania ushtarake në Kozmos. Kjo u vu në dukje gjatë prezantimit të projektit “Bullgaria dhe e drejta kozmike – shikim në të ardhmen”, financuar nga Fondi i Studimeve Shkencore pranë Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Shkencës. Si vendi i gjashtë në botë me kozmonautë të vetë dhe me më se 100 aparatura dhe sisteme të dërguara në Kozmos, Bullgaria ka arsye të interesohet për këtë sferë të re të njohjes njerëzore. Ndër qëllimet kryesore të projektit është krijimi i një programi arsimor i së drejtës kozmike për universitetet bullgare dhe realizimi i një studimi krahasues të legjislacioneve kombëtare kozmike në përmasë botërore. Si rezultat duhet të hartohet legjislacioni kombëtar kozmik i Bullgarisë. Aktualisht 20 shtete në botë, 9 prej të cilëve janë evropiane, kanë legjislacion kozmik. Lidhur me këtë kryetari i Institutit të Studimeve Kozmike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave profesor Petër Gecov thekson:

“Problemi me të drejtën kozmike është tepër aktual, sepse kozmosi i afërt është plotë e përplot satelitësh. Zhvillimi i së drejtës kozmike u provokua nga katastrofa e parë midis dy satelitëve – një amerikan dhe një rus. Atëherë doli në pah mungesa e rregullave dhe ligjeve, të cilat të jenë të vlefshëm për të gjithë dhe të respektohen nga të gjithë. Me rëndësi është edhe çështja për të ashtuquajturën mbeturinë kozmike. Shumë nga satelitët, pasi realizojnë misionin, lihen nga pronarët të fluturojnë lirisht në Kozmos. Ata dalëngadalë ulin orbitën dhe përbëjnë një kërcënim për satelitët aktivë, sidomos për ekuipazhet e anijeve kozmike. Problemi është serioz, sepse vitet e fundit lëshohen shumë satelitë. Tashmë ka yllësi të tëra satelitësh – meteorologjikë, ushtarakë, për studimin e Kozmosit nga distanca, komunikacioni etj. Dhe si në aviacion ka eshalonë, korridore, dispeçerë, në këtë mënyrë ndoshta do të rregullohet edhe hapësira kozmike. Është shumë mirë, që ne si një shtet, i cili që prej 40 vitesh luan rol aktiv në studimet kozmike, gjithashtu interesohemi për të drejtën kozmike. Dhe kjo është një sfidë për çdo jurist të ri, sepse fushat e tjera të së drejtës sikur janë të sosura, përderisa në Kozmos ka çfarë të bëhet.”

Një qëllim tjetër i projektit është të popullarizojë studimet shkencore të nxënësve nga klubi pranë Observatorit Astronomik në qytetin Varnë. Ata kanë fituar vende të para në konkurse të ndryshme të agjencisë kozmike amerikane NASA. Më shumë hollësi sjell dr. Vesellka Radeva, e cila prej vitesh punon me astronomët e rinj:

“Në Observatorin e qyteti Varnë ekziston e ashtuquajtura Agjencia Kozmike e Nxënësve. Në të të rinjtë nga shkollat e ndryshme krijojnë baza dhe koloni në mbarë hapësirën kozmike. Ata janë nxënës kryesisht nga gjimnazet matematikore dhe gjuhësore, që shfaqin interes ndaj qiellit, studimeve kozmike dhe noviteteve në zhvillimin e shkencës. Vitet e fundit klubi mori pjesë me projekte interesante në konkurse të ndryshme për projekte të kolonive kozmike, organizuara nga agjencia kozmike amerikane NASA. Kemi fituar tri vende të dyta. Krahas kësaj organizojmë vëzhgime interesante astronomike. Punojmë aktivisht në projektin e agjencisë NASA për kërkimin e asteroideve vrasës. Ky është një projekt, në të cilin janë të angazhuar shumë shkolla nga mbarë bota. Nxënësit përpunojnë fotografitë e qiellit të bëra nga teleskopët amerikanë dhe zbulojnë asteroide të reja. Bullgaria është ndër vendet më aktive në realizimin e këtij projekti. Në ekipin e këtij projekti ka dhe një bullgar i ri – Koljo Dankov, doktorant i biofizikës nga Akademia Bullgare e Shkencave. Ai ka zbuluar tashmë 10 asteroide. Observatori Astronomik në qytetin Varnë është një inkubator i të rinjve, që interesohen nga zhvillimi i astronomisë dhe shkencave kozmike. Pothuajse të gjithë nxënësit, që bëjnë pjesë në klub realizohen në fushën e astrofizikës dhe shkencave kozmike. Tashmë kemi studentë të astrofizikës në Angli. Disa nga nxënësit tanë mësojnë shkenca ajrokozmike dhe pilotim.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD