Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të mbetet në vend turisti bullgar gjatë kësaj vere?

Bullgaria po vazhdon të jetë destinacioni më i lirë turistik në regjion
Foto: Veneta Pavllova
Pavarësisht nga kohërat e vështira ekonomike bullgari nuk ka për qëllim të privojë veten nga pushimet e verës. Pyetja është se ku do të pushojë gjatë muajve të nxehtë - tek ne ose jashtë shtetit? Duke gjykuar mbi regjistrimet paraprake për stinën, nga të gjitha duket se, pesha ulet në dobi të hoteleve bullgare, të cilat janë në garë në propozimin e ofertave tërheqëse për pushimet e verës, që përfshijnë paketa promocionale.

Kriza dhe xhepi i holluar i bullgarit janë në rrugë që ta detyrojnë të heq dorë nga dëshira të pushojë jashtë kufirit gjatë kësaj vere. Për shkak të vështirësive të rënda financiare, grevat që po zhvillohen në Greqinë, shumë njerëz, të cilët sipas traditës pushojnë në vendpushimet greke, do të zgjedhin bregdetin vendas të Detit të Zi. Pavarësisht se Turqia pakësoi seriozisht çmimet e paketave të veta për verën 2010, Bullgaria po vazhdon të jetë destinacioni më i lirë turistik në regjion. Por fare nuk është gjë e fshehtë se pyetja “Çfarë përfshin çmimi?” është përcaktues në zgjedhjen tonë për vendin e pushimit. “Bullgari u bind se ajo që kërkon jashtë shtetit, ekziston dhe në Bullgari! Kemi hotele të shkëlqyera, shërbimi është në nivelin e duhur, kurse çmimet janë krejtësisht të pranueshme” - sqaron Oleg Maxharov - drejtor i firmës turistike “Butik Travëll”, që është iniciator i fushatës “Zgjidhe Bullgarinë për pushimin tënd 2010”. Apeli që bullgari të mbetet gjatë kësaj vere në vendpushimet tona u përkrah nga një sërë organizatash të degëve, si dhe nga Ministria e ekonomisë, energjetikës dhe turizmit me idenë “t’i jepet mbështetje” ekonomisë vendase në kushtet e krizës. Sipas Ognjan Maxharovit, në qoftë se deri vonë bashkatdhetarët tanë vendosnin në minutën e fundit se ku do të pushojnë, tani gjithnjë e më shumë njerëz tek ne fillojnë të planifikojnë pushimet e tyre verore gjatë pranverës. Kështu ata do të mund të shfrytëzojnë uljet tradicionale gjatë regjistrimeve të shpejta, të cilat gjatë këtij viti arrijnë deri tek 25-30% rekord nga çmimi fillestar! Më të lirë dhe mbase më të populluar me bullgarë gjatë kësaj vere do të jenë vendpushimet Allbena, Shën Konstantin dhe Elena, si dhe Obzor. Sipas drejtorit të “Butik Travellit” në këtë moment paketat për pushime verore në to shiten si “buka e ngrohtë”.
Pamje nga vendpushimi Allbena

“Vendpushimet tona kryesore tregojnë një zhdërvjelltësi të madhe sa i përket çmimeve, mënyrës së pagimit dhe propozimin e shërbimeve suplementare - pohon Oleg Maxharov. Kurse bullgarët dëshirojnë të pushojnë aty ku është lirë dhe shërbimi është i mirë. Jo rastësisht klientët tanë preferojnë Bullgarinë. Në degë vëmë re një tendencë kureshtare, e lidhur me rritjen e lindjeve gjatë viteve të fundit, që çoi deri në një farë rritjeje të pushimeve familjare. E dini se është vështirë të udhëtohet me fëmijë të vegjël jashtë shtetit, prandaj pjesa më e madhe e familjeve preferojnë të pushojnë në vendpushimet tona vendase, të cilët propozojnë paketa atraktive familjare. Bullgarët tregojnë një interes shumë të madh dhe ndaj spa pushimeve tek ne. Aktualisht në agjencinë tonë kemi një rritje 130% të regjistrimeve për spa hotele me kategori të lartë kundrejt vitit 2009!”
Bullgarët tregojnë një interes shumë të madh dhe ndaj spa hoteleve


“Deri në vitin 2008 prisnim kryesisht të huaj, por kriza i ndryshoi gjërat dhe tani në hotelet tona pushojnë më shumë bullgarë” - thotë Katja Bankova - menaxhere në vargun e hoteleve Sharllopov. Del se, kur bëhet fjalë për pushim, bullgari nuk kursen para, që t’i sjellë kënaqësi vetes. Jo rastësisht klienti bullgar është me nder tek ne dhe jashtë shtetit:



 

“Ai është një turist i shkëlqyer, me qenë se është gati të ndajë mjete dhe për shërbime suplementare jashtë paketës së rezervuar natë-mëngjes, diçka e cila nuk është tipike për të huajt, të cilët vijnë tek ne - sqaron Katja Bankova. Që të mund t’i mbajmë bullgarët gjatë këtij viti mbështetemi më tepër tek paketat për pushim familjar, si dhe tek uljet suplementare dhe bonuse. Për shembull, gjatë një numri të caktuar spa procedurash të blera, fjetjet janë peshqesh e të tjera. E vërteta është se, do të kemi një stinë të vështirë verore, jo vetëm për ne, por dhe për kolegët e tjerë nëpër të gjithë vendin! Që të mund të ruajmë pozitat tona në treg, duhet vazhdimisht të propozojmë oferta të reja dhe paketa ndihmëse, të drejtuara ndaj konsumatorit bullgar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD