Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendpushimi Allbena do të tërheqë turistë me paketa promocionale

Drejtoria e kompleksit Allbena është në pritje të fluksit të parë të turistëve gjatë muajit maj
Foto: Veneta Nikollova
Sivjet punonjësit në fushën turistike po përgatiten për një stinë të rëndë turistike verore. Ende asnjëri nuk do që të prognozojë se çfarë do të jetë vera 2010, por një gjë është e sigurt – sukses do të ketë ai, i cili ofron paketat më të leverdishme promocionale. Një pjesë e madhe e vendpushimeve tona i ulën në mënyrë drastike çmimet që gjatë verës së kaluar, kur për herë të parë që prej shumë vitesh bregdeti ynë regjistroi një ulje shqetësuese të numrit të turistëve. Aktualisht komplekset tona bregdetare shpresojnë kryesisht tek shërbimet cilësore dhe promocionet. Në betejën për klientë u përfshi dhe Allbena në bregdetin tonë verior me paketa të leverdishme promocionale all inclusive.
Vendpushimi Allbena do të tërheqë turistë me paketa promocionale. Çdo turist, i cili rezervon dhomë deri në fund të prillit, do të marrë promocion prej 25 për qind të çmimit të paketës.

Miqtë e parë të vendpushimit tashmë shëtitin në rripin e rërës të Allbenës. Drejtoria e kompleksit është në pritje të fluksit të parë të turistëve gjatë muajit maj. Po priten dhjetëra mijë bullgarë, bashkë me turistë nga Rumania, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Rusia etj. Kompleksi disponon 40 hotele të kategorive të ndryshme, fusha sportive, spa qendra, shumë lokale, klube nate etj, por më e rëndësishmja është se Allbena arriti të ruajë gjelbërinë e saj. Më se gjysma e territorit të saj është mbuluar me gjelbërim, kurse sigurimi i turistëve është garantuar nga roja speciale e vendpushimit. Pritjet për këtë stinë janë 5 – 8 për qind rritje të numrit të turistëve në krahasim me vitin 2009. Për këtë qëllim Allbena shpreson tek çmimet promocionale, të lidhura me regjistrimet e hershme. Çdo turist bullgar, ose i huaj, i cili rezervon dhomë deri në fund të prillit, do të marrë promocion prej 25 për qind të çmimit të paketës. E reja këtë vit është se çdo dhomë në hotel do të ketë një çadër, si dhe dy karrige falas në plazh, kurse fëmijët në moshën deri në 12 vjeç do të mund të pushojnë falas. Përveç kësaj çmimet në restorantet dhe klubet e natës do të ulen deri në 30 për qind. “Në këtë mënyrë miqtë do të kenë stimul t’i vizitojnë lokalet dhe të harxhojnë para jashtë paketave all inclusive” – thotë Hristo Penev, një prej zëvendësdrejtorëve të Allbenës.

Çfarë janë pritjet për stinën e ardhshme?

“Presim që stina 2010 të jetë pak më e mirë nga ajo e vitit të kaluar. Që të tërheqë më shumë turistë Allbena startoi me çmime shumë të ulëta për rezervimet e hershme. Bën përshtypje se rezervimet e turistëve gjermanë janë rritur në krahasim me vitin 2009, gjë që na jep arsye për optimizëm. Shpresoj shumë tek turistët rumunë, të cilët e pëlqejnë shumë vendpushimin. Bashkë me ta këtë verë këtu do të pushojnë dhe shumë skandinavë, francezë, belgjianë etj.”
Në territorin e vendpushimit Allbena ndodhet rezervati natyror Balltata

Si vendpushimet e tjera Allbena shpreson shumë tek turistët bullgarë, që të plotësojë bazën e saj. Gjatë vitit 2009 në kompleks kanë pushuar 60 mijë bullgarë. Në krahasim me pranverën e kaluar kemi 30 për qind rritje të regjistrimeve, prandaj në mes të stinës çdo javë do të sigurojmë transport të posaçëm nga Sofja deri në vendpushim për turistët, të cilët kanë bërë rezervime nëpërmjet nesh.” – thotë Oleg Maxharov – shef i firmës turistike “Butik Trevël”.
Kompleksi disponon 40 hotele të kategorive të ndryshme

Kështu, me marketing të mirë dhe çmime të ulëta vendpushimet bullgare po përgatiten për sfidat e stinës së re turistike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD