Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për bullgarët e rinj e ardhmja është në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit

Për gjithnjë e më shumë bullgarë të rinj të jetojnë më mirë do të thotë të jetojnë në një mjedis të natyrshëm dhe të shëndetshëm. Por që të bëhet kjo, duhet të ndryshohet mënyra e mendimit dhe sjellja e qytetarëve tek ne, siç është në demokracitë e zhvilluara. Në një diskutim në Qendrën e informacionit të BE-së në Sofje, në Ditën e Tokës – 22 prill, të rinjtë nga klubet evropiane në Bullgari deklaruan gatishmërinë e tyre të punojnë për këtë, sepse e ardhmja është në zhvillimin e qëndrueshëm të Bullgarisë.

Aktiviteti është një pjesë e fushatës së KE-së “Energji e qëndrueshme për Evropën” dhe mbështetet nga Këshilli bullgar për zhvillim të qëndrueshëm, kryetarja e të cilit Cvetelina Borislavova paraqiti filozofinë e zhvillimit të qëndrueshëm sipas strategjisë “Evropa 2020”. Sipas kësaj strategjie zhvillim i qëndrueshëm do të thotë rrugëdalje të suksesshme nga kriza, vende të reja pune, specialitete të reja arsimore, të cilat nesër do të shfaqen në tregun e punës dhe të rinjtë duhet të jenë të përgatitur. Nuk përjashtohet dhe kujdesi për mjedisin. Cvetelian Borislavova theksoi se më e rëndësishmja është që njerëzit dhe më në veçanti të rinjtë të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj natyrës. Ajo është e bindur se madje në krizë është më e lirë të investohet në ekonomi të gjelbër.

“Unë nuk mendoj se ekonomia e gjelbër kushton shtrenjtë – është kategorike Borislavova. – Në momentin, kur njerëzit në të vërtetë kuptojnë sa e rëndësishme është dhe fillojnë ta ndryshojnë mënyrën e mendimit, do të krijohen dhe rregulla. Kjo nuk kushton para. Dhe kriza është një moment i përshtatshëm që ta bëjmë.”

“Problemi i vendit tonë është se nuk jemi mësuar të mendojmë në mënyrë ekologjike. Nuk mendojmë për natyrën, por vetëm për vetveten dhe për komoditetin tonë”, tha për Radio Bullgarinë një nga pjesëmarrësit në diskutim, Veselin Videnov, nxënës në Gjimnazin e gjuhës spanjolle në Sofje.

“Duhet të imponohet kjo politikë e promovimit të mendimit të gjelbër nëpërmjet stimuleve financiare – tha Veselin. – Për shembull të jepen kompensime të ndryshme për ide në fushën e efektivitetit energjetik. Ose të mbyllet qendra e qytetit për automobilat që të stimulohen njerëzit të përdorin transportin urban. Mendoj se ndalimi i duhanpirjes gjithashtu është i rëndësishëm. Kursimi i energjisë elektrike dhe i ujit është një çështje e kulturës elementare. BE përpiqet të imponojë praktika të mira në këtë drejtim. Në Bullgari shumica e njerëzve nuk mendojnë për këto gjëra. Nuk mendojmë për të ardhmen, siç bëjnë në vende të tjera evropiane dhe në SHBA dhe Kanada.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD