Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhejms Stavridis: “Bullgaria është një aleate e fortë e NATO-s”

Kryekomandanti suprem i Komandës aleate mbi operacionet e NATO-s admirali James Stavridis (djathtas) dhe shefi i mbrojtjes gjeneral Simeon Simeonov.
Foto: BGNES
Kryekomandanti suprem i Komandës aleate mbi operacionet e NATO-s admirali James Stavridis ishte për një vizitë dyditore zyrtare në Bullgari. Admirali Stavridis është në këtë post nga korriku i vitit 2009 dhe vizita e tij te ne është pjesë e vizitave të tij njohëse në vendet anëtarë të BE-së. Në Sofje shefi i forcave të NATO-s në Evropë u takua me kryeministrin Bojko Borisov, me ministrin e mbrojtjes Anju Angellov dhe me shefin e mbrojtjes gjeneral Simeon Simeonov. “Qëllimi kryesor i bisedimeve qe transformimi i ushtrisë bullgare dhe i pjesëmarrjes bullgare deri në këtë moment në operacione të ardhshme të NATO-s përtej kufirit me theks kryesor mbi Afganistan” – deklaroi gjeneral Simeonov pas takimit të admiralit Stavridis dhe të delegacionit, të kryesuar nga ai, me komandën e ushtrisë bullgare. Nga ana e vet admirali Stavridis deklaroi respektin e tij ndaj Bullgarisë si një aleat i fortë i Aleancës dhe i dha një vlerësim të lartë pjesëmarrjes së vendit në misionin e NATO-s në Afganistan.

“Mirëdita” – përshëndeti në bullgarisht admirali James Stavridis – Para se gjithash desha të shpreh lumturinë dhe mirënjohjen time për të qenë në Sofje - në këtë qytet të bukur dhe me histori të lashtë – deklaroi ai. – Takimet, që pata këtu, ishin jo vetëm të rëndësishme, por edhe jashtëzakonisht të ngrohta dhe të sinqerta. Bullgaria është një anëtar i denjë i NATO-s që nga viti 2004. Detyra ime gjatë kësaj vizite këtu është që të them: “E falënderoj Bullgarinë për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në misionet e udhëhequra nga NATO-ja” – nënvizoi admirali Stavridis. – Sot në Afganistan ka mbi 530 ushtarakë nga forcat e armatosura bullgare, të cilët i zbatojnë në mënyrë të shkëlqyeshme detyrat e tyre. Duke qenë komandant nga NATO-ja unë jam jashtëzakonisht krenar me arritjet e çdo një prej tyre. Desha ta shpreh mirënjohjen e NATO-s edhe për pjesëmarrjen e Bullgarisë në misionet në Irak dhe në Ballkan, si dhe në Detin e Zi dhe në Detin Mesdhe. Bullgaria u paraqit si një aleat i fortë në Aleancë dhe ne presim që ta vazhdojmë dhe ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë dhe pjesëmarrjen e përbashkët në misionet e NATO-s – deklaroi admirali Stavridis dhe e falënderoi gjeneralin Simeonov për informimin e mirë nga ana e tij për modernizimin e ushtrisë bullgare. – Është e dukshme se ajo lëviz me tempe të mira – ishte kategorik ai. – Dua të falënderoj edhe për mundësinë të provoj rakinë e bukur bullgare në këtë vend të bukur” – shtoi admirali Stavridis.

Siç njoftoi qendra e shtypit e qeverisë, në takimin e admiralit Stavridis me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, të dy kanë diskutuar anëtarësimin e Bullgarisë në NATO, bashkëpunimin midis vendit tonë dhe Aleancës, marrëdhëniet politike dhe ekonomike midis shteteve nga Gadishulli Ballkani. Në të admirali Stavridis deklaroi se puna e kryeministrit bullgar është e njohur shumë mirë në SHBA. “Keni kryer një punë shumë të mirë në këtë pjesë të botës – shënoi ai. – Bashkëpunimi ynë me Bullgarinë edhe në kuadrin e NATO-s, edhe në marrëdhëniet me SHBA-në është shumë i mirë dhe do të gëzohemi që ai të vazhdojë të zhvillohet.” Admirali Stavridis i ka shprehur kryeministrit Bojko Borisov edhe falënderimet e posaçme të ambasadorit të SHBA-së në Bullgari Shkëlqesia e tij Xhejms Uorlik për angazhimin personal të kryeministrit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe në mirëmbajtjen e rendit ligjor në shtet. Nga ana e vet kryeministri bullgar Bojko Borisov ka deklaruar se vendi ynë do të vazhdojë të jetë një partner aktiv dhe një aleat shpresëdhënës i vendeve anëtare të NATO-s.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 4000 studentë nga e gjithë bota duan një stazh në institutin INSAIT në Sofje

Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..

botuar më 25-03-06 2.12.MD

Rrethi i Jetës: Si Rodopet Lindore u bënë një model për një ekosistem të rimëkëmbur

Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..

botuar më 25-03-05 7.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë

Në Festën Kombëtare, trengjyrëshi bullgar ndriçoi ndërtesat në Tiranë

Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..

botuar më 25-03-04 9.31.PD