Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk është e gatshme për Eurozonën

Foto: Tanja Harizanova
Bullgaria nuk u përgjigjet 4 prej 5 kritereve për të hyrë në Eurozonën. Këtë e tregojnë konstatimet në raportin e fundit të Komisionit Evropian, i cili shqyrton përparimin e vendeve që kandidojnë për zbatimin e euros si monedhë kombëtare. Cilat janë kërkesat e Brukselit, të cilat Bullgaria nuk arriti t’i zbatojë, me gjithë se kandidimi në Eurozonën ishte një prej qëllimeve strategjike të qeverisë gjatë këtij viti.

Kriteri i parë ishte deficiti buxhetor. Kërkesa e KE është që ai të mos tejkalojë 3 %. Por për vitin e kaluar Bullgaria llogariti deficit buxhetor prej 3,9 % prej Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Prognozat janë që gjatë këtij viti ai do të bjerë nën kufirin e caktuar nga BE. Kriteri i dytë është inflacioni. Me bazë të caktuar referuese prej 1 %, vetëm deri në mars inflacioni tek ne arriti 1,7 %, ndërsa deri në fund të vitit ai do të rritet. Përqindjet e kamatës në Bullgari tejkalojnë normat evropiane, kështu që në vend të 6 %, tek ne ato janë 6,9 për qind. Sipas Brukselit, një sfidë para Bullgarisë mbetet dhe aftësia e vendit të zbatojë kriteret e nevojshme për euron gjatë qëndrimit të saj në të ashtuquajturin mekanizëm valutor - paradhoma e Eurozonës, ku detyrimisht duhet të qëndrohet 2 vjet. i vetmi kriter i KE, të cilin vendi e mbulon kategorikisht, është borxhi i shtetit. Ai është 17 % prej Produktit të brendshëm Bruto, ndërsa kërkesa është për 60 %.

Në raportin e KE thuhet, se superdeficiti i grumbulluar nga Bullgaria është rrjedhojë e mjedisit të pafavorshëm ekonomik dhe ai ka karakter të përkohshëm dhe mund të frenohet deri në fund të vitit. Por KE konstatoi se gropa në buxhetin e shtetit vazhdon të rritet dhe shkaqet për këtë janë shpenzimet më të larta nga ato të parashikuara dhe mbledhja e dobët e të ardhurve. KE vë në dukej, se “konsolidimi i buxhetit i parashikuar për vitin 2010 nuk është mbështetur nga masat e përfshira në programin konvergjent. Zbatimi i tyre varet nga një skenari optimist makroekonomik”.

Cilat janë pasojat nga raporti i KE?

“Pa sanksione nuk do të kemi mjaft besim. Kjo është me rëndësi të madhe për vetë vendet-anëtare – të jenë të motivuar dhe të respektojnë rregullat në Eurozonën”, deklaroi kryetari i KE Zhoze Manuel Barozu. Kundër Bullgarisë, Qipros, Danimarkës dhe Finlandës do të niset procedurë sanksionimi, për shkak të deficiteve të tyre buxhetore që kalojnë mbi 3 % prej PBB. Respektimi i rreptë i rregullave buxhetore është “mënyra më e mire për t’i garantuar tregjet financiare, se pakësimi i deficitit dhe borxheve do të bëhet drejtë dhe brenda afatit”, komentoi Oli Ren, eurokomisari mbi çështjet ekonomike dhe valutore. Raporti do t’i dërgohet Këshillit të ministrave të financave të BE. Ai do të njihet me konkluzionet e KE dhe do t’i rekomandojë Bullgarisë masa të caktuara për uljen e deficitit buxhetor. Pas kësaj KE do të caktojë afatin, brenda të cilit qeveria bullgare duhet ta zgjidhë problemin. Nëse kërkesat zbatohen, procedura sanksionuese ndërpritet, nëse jo – mund të imponohen sanksione financiare.”

Qeveria bullgare ka ambiciet të zbatojë objektivin e saj numër 1 dhe është kategorike, se vendi ynë do të kandidojë për hyrje në Eurozonën deri në fund të vitit. Ministri i financave Simeon Djankov theksoi përparësitë e Bullgarisë për hyrje në mekanizmin valutor “me politikën e saj fiskale, me tatimin e sheshtë, i cili nxit investimet e huaja dhe mbështet biznesin kombëtar.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe uljen e deficitit

Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..

botuar më 24-12-20 9.27.PD

Biznesi është i përmbajtur në pritshmëritë e tij për vitin e ardhshëm 2025

41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..

botuar më 24-12-17 12.15.MD

Eksportet dhe importet drejt Evropës dhe vendeve jashtë BE-së po bien

Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..

botuar më 24-12-15 10.15.PD