Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Berbatov u tërhoq nga kombëtarja e Bullgarisë

Foto: BGNES
Kapedani i skuadrës kombëtare të futbollit të Bullgarisë dhe lojtar i skuadrës angleze “Mançestër Junajted” Dimitër Berbatov shpalli se tashmë nuk do të jetë pjesë e skuadrës së parë të vendit. Siç tha vetë ai, shkaqet për tërheqjen e tij janë lodhja dhe ndjenja se i ka sosur mundësitë e veta dhe do që t’u japë mundësi për realizim të rinjve, si dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje familjes.

Kush është Dimitër Berbatov?

Ai ka lindur më 31 janar 1981 në qytetin Bllagoevgrad, Bullgari Jugore, i cili është i njohur për shkollën e tij të mirë të futbollit. Berbatovi filloi karrierën e vet në skuadrën vendëse “Pirin”. Në vitin 1998 kaloi në skuadrën e kryeqytetit CSKA, ku luajti tri stina, para se të niset për skuadrën gjermane “Bajer Leverkuzen”, ku luajti nga viti 2001 deri në vitin 2006. Hapi tjetër në karrierën e tij qe kalimi në “Totmën” për 16 milionë euro. Në skuadrën angleze ai luajti dy stina, pas së cilës u ble nga “Mançestër Junajted” për 30,75 milionë paundë, një shumë, e cila është rekord për skuadrën e “djajve të kuqë”.

Në skuadrën kombëtare bullgare ai debutoi më 17 nëntor të vitit 1999 në një ndeshje me Greqinë, kurse gjatë vitit tjetër shënoi dhe golin e tij të parë – në një ndeshje me Kilin. Në skuadrën kombëtare bullgare Berbatovi luajti për 11 vjet 77 ndeshje futbolli dhe shënoi 48 gola. Me këtë numër golash ai tejkaloi në listën e gol mjeshtërve legjendën e futbollit bullgar Hristo Bonev, i cili ka shënuar 47 gola. Është kapedan i skuadrës kombëtare bullgare të futbollit nga viti 2007, duke e trashëguar postin nga Stiljan Petrovi, lojtar në “Astën Vila”. Berbatovi u zgjodh 6 herë “Futbollist i vitit i Bullgarisë” dhe kështu i doli përpara një futbollisti tjetër të madh bullgar Hristo Stoiçkov, i cili e fitoi këtë titull 5 herë. Një dhimbje e madhe për Berbatovin është mossuksesi i Bullgarisë në kualifikimet për tri kampionatet e fundit botërore. Skuadra bullgare nuk arriti t’i mundë rivalët dhe përkatësisht nuk u klasifikua për finalet. Pjesëmarrja e vetme e Dimitër Berbatovit në finalet e një turneu të madh është ajo në Kampionatin evropian gjatë vitit 2004 në Portugali.

Dimitër Berbatovi nuk është sulmuesi tipik i qendrës. Në lojën e vet ai bën përshtypje me fitnes, teknikë elegante dhe origjinalitet. Loja e egër nuk është karakteristike për Berbatovin. Mungesa e agresionit në lojën e tij është bërë shkak dhe për shumë kritika, por nga ana tjetër talenti dhe respekti i tij ndaj rivalit në fushën e futbollit i kanë fituar shumë miq dhe adhurues.

Tani Berbatovi ka në plan të përqendrohet mbi pjesëmarrjen në skuadrën e tij të klubit “Mançestër Junajted”. Tashmë ka më shumë kohë për familjen e tij dhe më në veçanti për të shoqen dhe vajzën e vogël Dea, që lindi në tetor të vitit të kaluar. Siç vetë ai tha në konferencën e shtypit, në të cilën shpalli tërheqjen e vet, ai ndihet i lumtur në familje dhe në skuadrën e klubit. Kuptohet, duhet të respektohet vendimi i tij, por te fansi bullgar i futbollit mbetet ndenja se ai tërhiqet pa përdorur tërë potencialin e tij dhe se mund të luajte më shumë, le të rikujtojmë se ai është vetëm 29 vjeçar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov e mbyll vitin në Top 10 të renditjes botërore

Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..

botuar më 24-11-18 6.50.MD
Canko Cankov

Canko Cankov notoi maratonën më të gjatë të zinxhirit Ocean 7

Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..

botuar më 24-11-11 9.34.PD
Vitosha është zona e mbrojtur më e vizituar në Bullgari

Gara e re malore Hut Hop Race në Vitosha

Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov  -Dizela,..

botuar më 24-11-09 8.35.PD