Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A kemi nevojë nga observatori në Rozhen?

Foto: www.nao-rozhen.org
Që nga zanafilla e njerëzimit njerëzit vazhdimisht e hedhin vështrimin drejt yjeve, duke mësuar prej tyre shumë për veten e vet dhe për Gjithësinë. Duke rikujtuar rëndësinë e madhe të kësaj shkence më të lashtë, viti 2009 u shpall për Vit ndërkombëtar të astronomisë. Si një partner në projektin evropian “Nata e yjeve 2009”, komuniteti i astronomëve bullgarë pavarësisht dhe i vogël në numër e ktheu natën e 25 shtatorit në një festë të vërtetë të astronomisë tek ne. Dhe në zemrën e kësaj ngjarjeje qe Observatori Astronomik Kombëtar i majës rodopëse Rozhen me teleskopin e vet modern 2 metrash, më i madhi në Ballkan. Ajo është relativisht e re - mot do të shënojë 30 vjetorin e vet. Por nuk dihet nëse deri atëherë nuk do të mbyllet. Për shkak të shkurtimit drastik të buxhetit të Akademisë Bullgare të Shkencave, mjetet e parashikuara për observatorin gjatë vitit të tanishëm janë 00,00 leva. Është e kuptueshme, se në një gjendje të tillë astronomët bullgar do të jenë në radhët e parë të protestave të Akademisë Bullgare të Shkencave, të caktuara për 19 maj. Përveç një instrumenti tepër të vlefshëm për punën e drejtpërdrejtë shkencore, Observatori Astronomik Kombëtar Rozhen zë një vend të rëndësishëm dhe në sistemin arsimues bullgar, pohon Vesellka Radeva, zëvendëskryetare e Asociacionit evropian për arsim astronomik. Një studim i realizuar mes vendeve evropiane, tregoi se, në Rozhen gjendet observatori i vetëm profesional në Evropë, i cili lejon që mësuesit dhe nxënësit të arsimohen dhe të punojnë aty vazhdimisht. Për shkak të këtij unikaliteti, ajo tanimë tërheq mësuesit dhe nxënësit prej vendeve të shumta të Evropës.

“Bullgaria në përgjithësi është unikale për nga cilësia e arsimit astronomik, që u jep nxënësve dhe studentëve të vetë - thotë zonja Radeva. Dhe një rol shumë të madh për këtë ka Observatori Astronomik Kombëtar i majës Rozhen. Sepse arsimi modern është jo vetëm kompjutra dhe teknologji interaktive, por më tepër një lidhje stabile midis profesionalistëve, mësuesve dhe nxënësve, siç realizohet përmes praktikave arsimuese në majën Rozhen.”

Me projektin “Smartnet” sistemi i “dyerve vazhdimisht të hapura” i Observatorit Astronomik Kombëtar kalon tanimë në një nivel të ri virtual.

“Në Bullgari do të krijohet një rrjet prej teleskopëve të robotizuar, të cilët do të shërbejnë jo vetëm shkencëtarëve astronomë por dhe mësuesve dhe nxënësve, si dhe të gjithë adhuruesve të astronomisë - sqaron Vesellka Radeva. Bullgaria është vendi i katërt në botë pas Shteteve të Bashkuara, Anglisë dhe Japonisë - e cila do të ketë një sistem të tillë me një laborator virtual shkollor të përfshirë në të.”

Përmes “Smartnetit” ata të cilët kanë dëshirë të hedhin vështrim përmes teleskopëve të Rozhenit do të mund t’i komandojnë nga distanca, pa pasur nevojë të udhëtojnë deri në majën rodopëse. Kjo mundësi u demonstrua përpara gazetarëve në Sofje. Pas të gjitha që u thanë, është e kuptueshme se përse nxënësit bullgar dhe studentët janë mes më të mirëve në fushën e astronomisë dhe vazhdimisht fitojnë dekorata në konkurset e NASA-s, Agjencisë Kozmike Evropiane, në olimpiadat e astronomisë. Nxënësi nga qyteti Ruse, Momçill Mollnar është i vetmi në historinë e olimpiadave me 3 medalje të radhës të arta.

Për shkak të kontributit të vet të madh për zhvillimin e shkencës astronomike bullgare dhe evropiane, mbyllja e Observatorit Astronomik Kombëtar Rozhen tingëllon në mënyrë absurde. Aq më tepër se, bëhet fjalë për shumë nën milionë euro për vit.

“Nuk duhet t’i mbyllim sytë e Bullgarisë drejt qiellit - paralajmëron zonja Radeva. Një vend është kaq i madh, saç janë të mëdhenj ëndrrat e tij. Në Observatorin Astronomik Kombëtar Rozhen realizohen ëndrrat e të rinjve në Bullgari. Ajo është fytyra shkencore e Bullgarisë para botës. Në qoftë se e mbyllim këtë observator, për shkak të mungesës së parave për mirëmbajtjen e tij, do të shkaktojmë çudinë e të gjithë botës shkencore. Një vend, përveç se të shikoj poshtë dhe të ecë këmbadoras, duhet të mund dhe të shikoj tatëpjetë dhe të fluturoi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD