Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme muzikore

Këngëtarja e re Nora
Foto: Virginia Records
Në fund të prilli këngëtarja e re e muzikës rok Nora bëri premierën e videoklipit për këngën e saj më të re “Ku”. Me të këngëtarja e talentuar mori pjesë në konkursin për këngë zbavitëse “Pranvera e artë” të Radios Kombëtare Bullgare. Në skenën e një klubi të kryeqytetit Nora interpretoi për herë të parë live këngën “Ku” dhe prezantoi repertorin e saj të përgatitur posaçërisht për këtë aktivitet bashkë me grupin e saj të ri.

© Foto: ARA MUSIC

Neli Rangellova (majtas) dhe Radostina Panjova duke paraqitur këngën e tyre “100 vjet rregulla”

Neli Rangellova incizoi duet me këngëtaren popullore Radostina Panjova. Kjo është befasia e radhës që Neli u duroi adhuruesve të saj. Kënga është me titullin “100 vjet rregulla” dhe është me tingëllim modern. Muzika dhe aranzhimi janë vepër e hit-makerit ballkanik Ocko, ndërsa teksti i përket Tenjo Gogovit. Ajo është një provë e suksesshme për simbiozë midis pop-muzikës dhe folklorit.

© Foto: A.B.A.

Mariana Popova dhe Orlin Goranovi e prezantuan këngën e tyre të re në ceremoninë e dorëzimit të Çmimeve muzikore të BG radios.

Mariana Popova dhe Orlin Goranov incizuan një duet të ri që quhet “Më dëgjo”. Kënga është me muzikë dhe aranzhim të Krasi Gjulemezovit, me tekst të Mariana Popovës. Është incizuar në gjuhën italiane dhe angleze. Tashmë është fakt edhe videoklipi për dy versionet e këngës. Mariana Popova dhe Orlin Goranovi e prezantuan këngën e tyre për herë të parë në ceremoninë e dorëzimit të Çmimeve muzikore të BG radios në Pallatin kombëtar të kulturës. Gjatë këtij muaji pritet në treg dhe albumi i ri i Mariana Popovës.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD