Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parrezikshmëri dhe shëndet gjatë punës - praktika dhe politika të mira

Përgjegjësia korporative sociale dhe më saktë elementi i cili i përket kushteve të parrezikshme të punës, qe tema bazë e Konferencës së pestë regjionale e realizuar kohët e fundit në Sofje me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Bullgaria dhe nga shtetet e tjera nga Ballkani Perëndimor dhe Ukraina. Konferenca është organizuar nga Instituti ballkanik mbi politikën sociale me përkrahjen financiare të shoqërisë gjermane për një ndihmë teknike dhe bashkëpunim GTZ. Tema është mjaft aktuale në kohëra të krizës ekonomike , kur nuk janë të pakta rastet në të cilat dhe punëdhënësit dhe punonjësit shpesh dhe me vetëdije u kthejnë shpinë rregullave për parrezikshmëri.

Të dhënat e Agjencisë evropiane për parrezikshmëri dhe shëndet gjatë punës tregojnë 2 shifra jashtëzakonisht shqetësuese. Çdo vit në Bashkimin Evropian vdesin mbi 5700 veta si rezultat të fatkeqësive të ngjara gjatë kohës së punës. Kurse sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare të punës në kuadrin e Bashkimit Evropian çdo vit vdesin 159 mijë punonjës të tjerë si rezultat të sëmundjeve profesionale. Me fjalë të tjera del se, në çdo 3,5 minuta në Bashkimin Evropian vdes nga një njeri, për shkak të shkaqeve të lidhura me punën e tij, që është një situatë jashtëzakonisht shqetësuese. Përgjegjësia korporative sociale e cila siguron bilancin midis interesave të biznesit, punonjësit dhe shoqërisë si tërësi, është faktori i cili ndihmon për uljen e rrezikut në procesin e punës. Por mjerisht nuk janë të pakta firmat tek ne për të cilat respektimi i normave të përgjegjësisë sociale janë thjesht një shpenzim i pajustifikuar. Fatkeqësitë në raste pune në Bullgari gjatë viteve të fundit po pakësohen tregon statistika. Në qoftë se gjatë vitit 2006 numri i tyre është 3914, gjatë vitit 2009 ato janë me pothuajse njëmijë më pak. Numri i fatkeqësive është shumë më i madh në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. sipas regjistrit tregtar nga të gjitha firmat punuese në bullgari 96% janë pikërisht të tilla - me më pak se 10 veta personel. Mjerisht fatkeqësitë e punës me një rrugëdalje fatale po shtohen. Dhe këtu del në pah një fakt interesant, sipas ministrit social Totju Mlladenov.

“Në qoftë se aksidentet me vdekje gjatë vitit 2009 janë 91, 43% prej tyre janë të lidhur me katastrofa rrugore të punonjësve dhe të nëpunësve gjatë vajtjes ose kthimit nga puna. Kjo është një përqindje mjaft e madhe. Një fakt i ngjashëm vihet re dhe tek vendet e tjera nga Bashkimi Evropian”.

Asnjë nuk mund të justifikoi mungesën e investimeve në parrezikshmërinë e procesit të punës, sepse në hartë janë parashtruar fatet njerëzore. Vetëm gjatë 5-6 vjetëve të fundit përmes fondit “Kushte për punë” Ministria e punës dhe e politikës sociale ka harxhuar rreth 6 milionë leva (3 milionë euro) për të ndihmuar biznesin për përmirësimin e kushteve të punës në ndërmarrjet. Në një apel në video drejtuar forumit, komisari evropian mbi zënien, çështjet sociale dhe bashkë unitetin social Llasllo Andor vuri në dukje se, gjatë viteve të fundit një sërë debate shqyrtojnë çështjen për etikën në sektorin privat. Shumë kompani evropiane e shikojnë sigurinë korporative sociale si mënyrë për të dalë nga kriza, si një motor lëvizës të rritjes së ardhshme. Duke pasur parasysh popullsinë plakës evropiane, nënvizoi Llasllo Andor, më e rëndësishme se kurdoherë është të mbrohen punonjësit nga avaritë dhe fatkeqësitë e ndryshme, në mënyrë që tu jepet mundësi të punojnë më gjatë pa rrezik për shëndetin e tyre dhe për parrezikshmëri.

Në Bullgari shkelja e normave për parrezikshmëri dhe shëndet gjatë punës kontrollohet dhe sanksionohet nga Krye inspektorati i punës, si dhe nga organet e tjera. Sipas drejtores së tij Rumjana Mihajllova veprimtaria e kontrolluar gjatë muajve të fundit ka qenë e drejtuar drejt degëve si ndërtimi, për shkak të shkeljeve të konstatuara serioze të parrezikshmërisë, si dhe në kompani në të cilat tradicionalisht shkelen të drejtat e punës të punonjësve.

“Numri i përgjithshëm i gjobave është 11 140, ku relativisht më e madhe është pjesa e shkeljeve të normave, të cilat reglamentojnë marrëdhëniet juridike të punës (5827) - sqaron ajo. Më i ulët është ai në fushën e kushteve të parrezikshme të punës dhe të kushteve shëndetësore. Më tepër akte 55% u janë bërë firmave-personave juridike, i pasojnë personat fizikë, punëdhënësit. Por mjerisht po rritet dhe numri i rasteve, në të cilat është kërkuar një përgjegjësi administrative-dënuese nga punëdhënësit dhe nëpunësit për mosrespektimin e normave për një punë të parrezikshme dhe shëndetësore.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina etnike, kostume të lashta dhe orkide në "Natën Evropiane të Muzeve" në Burgas dhe Nesebër

Muzeu etnografik në Burgas do të mbajë erë ushqimi. Aty, drejtori i muzeut, dr. Milen Nikollov, do të demonstrojë personalisht kuzhinën etnike dhe aftësitë e tij në kuzhinë. Ai do të gatuajë mish derri me lëpjetë, qepë të njoma dhe mente sipas një recete..

botuar më 24-05-18 8.05.PD

"Nata Evropiane e Muzeve" me një program ndërdisiplinor në shkallë të gjerë në Sofje

Për herë të 20-të Sofja i bashkohet “Natës Evropiane të Muzeve”. Iniciativa organizohet nga Instituti Francez në Bullgari, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Sofjes të shtunën e tretë të majit. Në programin e natës, banorët dhe të ftuarit e kryeqytetit..

botuar më 24-05-18 7.15.PD

Fondacioni "Kujtesa Bullgare" punon me fëmijët në diasporat historike

Më shumë se 7000 fëmijë nga diasporat historike bullgare në Ukrainë, Moldavi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri u bënë ambasadorë të idesë evropiane në vendet e tyre pas seminareve të Fondacionit "Kujtesa Bullgare". Këtë e tha kryetari i..

botuar më 24-05-17 9.47.PD