Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxjerrja e naftës dhe gazit do të kufizojë varësinë energjetike të Bullgarisë

“Bullgaria ka nevojë për dy lloje burimesh energjetike – të jashtme dhe të brendshme”, tha ministri i ekonomisë dhe i energjetikës Trajço Trajkov
Foto: BGNES
Bullgaria importon nga Rusia afro 75 për qind nga rezervat e veta energjetike si naftë, gaz, lëndë bërthamore djegëse, qymyrgur. Vetëm importi i lëndëve të para, naftës dhe rrymës elektrike llogaritet për afro 2 miliard euro për vit. Në industrinë e naftës ka një përqendrim të madh të kapacitetit tregtar. Tërë sasia e naftës së papërpunuar dhe pjesa dërmuese e produkteve të rafinuara importohen nga Rusia. Planet e Bullgarisë të përfshihet në ndërtimin e naftësjellësit “Burgas Aleksandrupolis” tani për tani janë në amulli, gjë që kufizon mundësitë për sigurimin e burimeve alternative të kësaj lënde. Po kjo është në fuqi edhe për gazin. Bullgaria është në varësi të plotë nga importi i gazit nga Rusia, vetëm nëpërmjet një sjellësi. Edhe në sektorin e gazit në treg dominojnë kompanitë monopoliste. Bullgaria ka nevojë për dy lloje të burimeve energjetike – njeri i brendshëm dhe tjetri i jashtëm. Qeveria ka ndërmend t’u kushtojë një vëmendje më të madhe mundësive për studimin dhe nxjerrjen e naftës dhe gazit në territorin e vendit. Perspektiva më të mëdha për zbulimin e burimeve të reja ka në shelfin kontinental të Detit të Zi. Qëllimi është të kufizohet varësia energjetike e Bullgarisë nga importi i lëndëve energjetike dhe të sigurohen rezerva të lira vendore. Krahas kësaj duhet të hartohet edhe strategjia e domosdoshme energjetike. Lidhur me këtë në një forum kushtuar problemeve të energjetikës, ministri i ekonomisë dhe i energjetikës Trajço Trajkov theksoi:

“Gjatë vizitës sime në SHBA-në në Departamentin e Energjetikës dhe me viganin e dytë të naftës “Shevron” diskutuam mundësitë për zhvillimin e nxjerrjes së gazit të shisteve në Bullgari. Kompania “Shevron” shfaq interes ndaj nxjerrjes së gazit alternativ nga shtresat tokësore të shisteve.”

Kryetari i kompanisë “Delojt Bullgaria” Ilijan Vasillev është i mendimit, se vendi ka mbetur shumë prapa në studimin dhe nxjerrjen e naftës dhe gazit nga burime vendore. Sipas tij kërkimi i rezervave në vend është me rëndësi të madhe për efektivitetin energjetik:

“Shumë vite mendohej, se në Bullgari përpjekjet për nxjerrjen e naftës dhe gazit nuk mund të kurorëzohen me sukses. Kjo për arsye se hartat gjeologjike nuk janë optimiste. Mirë po, gjatë viteve të fundit teknologjitë u përsosën dhe tani ka mekanizma të reja. Si rezultat është e domosdoshme, që Bullgaria t’i kushtojë një vëmendje speciale studimit të territorit të vet, dhe më saktë shelfit dhe ujërave të thella të Detit të Zi. Tani shihet një rimëkëmbje dhe një transformim i tregut global dhe i atij evropian. Disa vende nga Evropa Qendrore, si dhe të disa shteteve të pellgut të Detit të Zi si Turqia, Rumania, Ukraina, Gjeorgjia, shfaqin interes të theksuar ndaj tërheqjes së investimeve të huaja dhe teknologjive moderne. Kështu që duhet të kërkohen mënyra për zhvillimin e rezervave ekzistuese. Është e domosdoshme të shfrytëzohen edhe përpjekjet dhe interesat e investitorëve ekzistues. Dhe problemi nuk duhet të shtyhet.”

Sipas ministrit të ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov, pushtetarët e mëparshëm lëshuan mundësi të leverdishme për depërtimin e kompanive bullgare në tregjet e huaja për studim dhe nxjerrjen e naftës si në Irak, ashtu edhe në Libi. Lidhur me këtë Ilijan Vasillevi shton:

“Vite me radhë nuk flitet për mundësitë, që kompani bullgare të bëjnë studime në vende si Iraku, Turkmenistani, etj. Bullgaria duhet të kopjojë sjelljen e kompanive të mëdha në tregun energjetik. Dhe është koha, që të dalim nga varësia energjetike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD