Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkëpunim policor në Evropën Juglindore

Javën e kaluar Bullgaria ishte mikpritëse e Takimit të tretë të Komitetit të ministrave të Konventës së bashkëpunimit policor në Evropën Juglindore.
Foto: BGNES
Këmbimi i informatës, aksionet e përbashkëta të policisë për luftë me krimin e organizuar, trafiku i narkotikëve dhe të njerëzve, kontrabanda e mallrave janë një pjesë nga përpjekjet e përbashkëta të ministrive të brendshme të vendeve nga Evropa Juglindore për të përballuar kontingjentin kriminel, i cili prej kohe i ka tejkaluar kufijtë e shteteve të veçanta. Partneriteti është i reglamentuar nga Konventa për një bashkëpunim policor në Evropën Juglindore, të miratuar përpara 2 vjetëve. Në praktikë ajo është analog e Konventës së Shengenit dhe ka për qellim të ndihmojë për rritjen e bashkëunitetit policor në regjion dhe për arritjen e standardeve evropiane në këtë fushë. “Një format i ngjashëm jep mundësi për evitimin e barrierave dhe për punë si një skuadër”, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov në fund të javës së kaluar, kur Bullgaria ishte mikpritëse e Takimit të tretë të Komitetit të ministrave të Konventës. Vendi ynë është kryetari i parë zyrtar i Konventës dhe në fund të muajit qershor do t’i a dorëzoi stafetën Maqedonisë. Parimi i pranuar i rotacionit ka për qëllim të sigurojë transparencë dhe zhdërvjelltësi në partneritetin dhe marrjen e vendimeve koncesuale, sqaroi akoma ministri i brendshëm bullgar. Si një shembull për një bashkëunitet të mirë, ai vuri në dukje përpjekjet e përbashkëta të Bullgarisë dhe të Rumanisë për arritjen e qëllimit të tyre të përbashkët - aderimin ndaj hapësirës së Shengenit. Sipas fjalëve të tij, zyrat e sigurisë së brendshme të të dyja vendeve kanë realizuar po kështu një seri operacionesh të përbashkëta, të cilat kanë çuar deri tek frenimi i shpërdorimeve të nëpunësve bullgarë dhe rumunë në pikat kufitare. Akoma për bashkëpunimin policor të vendeve nga Evropa Juglindore në luftën e tyre kundër trafikut të narkotikëve dhe të njerëzve, si dhe për luftë me kontrabandën e mallrave, ministri Cvetanov saktësoi:

“Jemi marrë vesh të forcojmë këmbimin e informacionit akoma në një nivel operativ dhe të realizojmë të ashtuquajturat furnizime të kontrolluara, që të mund të arrijmë deri tek lojtarët bazë në të gjithë këto kanale. Ky bashkëpunim na lejon po kështu të punojmë përveç me furnizimet e kontrolluara dhe me nëpunësit e fshehur. Sinkronizimi i legjislacionit në të gjitha vendet anëtare të Konventës na jep këtë mundësi. Mendoj se u llogaritën rezultate të mira. Në sajë të koordinimit të Qendrës për luftë me kriminalitetin transkufitar në Evropën Juglindore (Qendra SECI) aty nga fundi i vitit të kaluar bashkërisht me kolegët tanë maqedonasë mundëm të kapim 120 kilogramë heroinë. Në fillim të vitit me kolegët tanë rumun kapëm 100 kilogramë heroinë. Duam të bëjmë përpjekje maksimale që të mund të kufizojmë cenimin e buxheteve të të gjitha vendeve, të cilat janë viktimë nga kjo kontrabandë dhe të shtojmë pjesën e të ardhurave.”

Bullgaria ka nënshkruar marrëveshje për një bashkëpunim policor dhe me qeverinë e Serbisë. Në sajë të saj reglamentohen kushtet suplementare për formimin e patrullave të përziera nëpër kufirin tonë të përbashkët, krijimin e ekipeve operative dhe përmirësimin e bashkëunitetit midis të dyja shteteve. Në kuadrin e kryesisë bullgare janë përgatitur po kështu projektmarrëveshje për patrullave të përziera me Maqedoninë dhe për bashkëpunimin policor me Malin e Zi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD