Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fenomeni varfëri - sfidë për Bullgarinë

Komisioni Evropian e përcaktoi vitin 2010 për Vit për luftë me varfërinë dhe përjashtimin social. Qëllimi është afrim i grupeve të prekura sociale ndaj shoqërisë dhe angazhimi i vëmendjes së evropianëve me këtë problem të rëndësishëm jetik.

Fenomeni varfëri qëndron shumë seriozisht sot dhe në Bullgari. Sipas Këshillit Ekonomik dhe Social rreth 1 milionë e 200 mijë bullgarë prej popullsisë rreth 7,7 milionëshe të vendit jetojnë në pragun e varfërisë. Kjo do të thotë se, të ardhurat e tyre janë 211 leva (rreth 105 euro) për muaj. 21% janë njerëzit tek ne, të cilët jetojnë nën këtë prag të varfërisë. Këtë e njoftoi përpara ditëve në një konferencë në Sofje, kushtuar luftës me varfërinë, kryetari i Këshillit Ekonomik dhe Social Llallko Dulevski. Me krizën rritet varfëria dhe kjo lind dukuri të reja. Një tendencë mjaft shqetësuese është dhe shtimi i varfërisë mes të papunëve. Në qoftë se gjatë vitit 2003 të papunët, të cilët kanë rënë në varfëri kanë qenë rreth 16%, tani pjesa e tyre është 43%. Ndryshimet etnike të papunësisë po kështu ngrenë një sërë pyetjesh, sepse 75% mes të varfërve janë përfaqësues të komunitetit rom. Sipas ish ministrit social Hristina Hristova, gjatë muajve të krizës është formuar dhe një grup tjetër njerëzish, të cilët mund të futen tek të varfëritë pa të ardhura.

“I quaj të papunë - thotë ajo, sepse në bazë të të gjitha treguesve ata janë të tillë. Nuk marrin pjesë në procesin e punës dhe nuk kanë të ardhura, vetëm se në mënyrë normative kanë vend pune. Në këtë moment dhjetëra mijë njerëz tek ne janë të lutur nga punëdhënësit e vet të ikin nga vendet e tyre të punës për disa muaj dhe në fakt ata nuk kanë punë dhe nuk kanë të ardhura në këtë moment. Kurse në të njëjtën kohë nuk mund të regjistrohen në zyrat e punës, sepse zyrtarisht janë të regjistruar në punë.”

Në plan evropian Bullgaria është angazhuar me ndërtimin dhe realizimin e politikave afatgjata për luftë me varfërinë. Sipas Valentina Simeonovës, zëvendësministre e punës dhe e politikës sociale:
“Bullgaria është vend me një sërë sfidash në fushën e përfshirjes sociale dhe të varfërisë. Nuk ka sektor nga politika, në të cilin të mos nevojiten masa suplementare serioze duke u filluar nga arsimi - një instrument kyç e rëndësishëm për evitimin e varfërisë, kalojmë përmes zënies dhe arrijmë deri në krijimin e një tregu serioz të punës. Dhe kuptohet - masa dhe mundësi për zhvillimin e ekonomisë, që do t’u japë mundësi njerëzve për punë. Shumë e rëndësishme për evitimin e varfërisë është dhe zhvillimi i një rrjeti të tillë prej shërbimesh sociale, i cili të jetë i orientuar nga njëra anë drejt evitimit të krizave personale të njeriut, kur ai bie në të tilla, kurse nga ana tjetër - drejt stimulimit për të dalë nga varfëria.”

Në lidhje me këtë tanimë startuan një pjesë nga ndryshimet normative, të cilat do t’u ndihmojnë njerëzve të cilët kanë rënë në varfëri, si dhe prevenca e saj. E ngjashme është baza ligjore për prani deri tek ndihmat mujore sociale, është i zgjeruar dhe numri i programeve, në të cilat nevojtarët mund të përfshihen. Gjatë muajt e fundit puna e Ministrisë së punës dhe të politikës sociale është e drejtuar drejt aplikimit të një qëndrimi të ri në kujdeset për fëmijët, të cilët rriten në shtëpi sociale, të cilët po kështu bien në ndarjen “varfëri”. Qëllimi është mbyllja në etapa të këtyre shtëpive dhe kthimin e fëmijëve në një mjedis familjar - tek prindërit e tyre biologjikë ose tek adaptuesit, si dhe strehimin e tyre në familje pranimi.

Bullgaria ka dhe planin e vet kombëtar mbi zënien, masat e të cilit janë drejtuar drejt evitimit të kurtheve të varfërisë. Këto janë programe për rritjen e cilësisë të krahut të punës përmes fitimit të një kualifikimi të ri ose rritjen e kualifikimit të të zënëve dhe të papunëve. Politika për evitimin e varfërisë është e drejtuar dhe drejt grupeve në një pozitë të pabarabartë në tregun e punës. Sipas Nikollaj Nikollovit, drejtor ekzekutiv i Agjencisë mbi zënien, me prioritet janë të rinjtë deri më 29 vjeç, të shkurtuar ose të zënë në një kohë të reduktuar pune si rrjedhojë të ngushtimit të prodhimit, si dhe njerëzit me të meta. Sipas të dhënave të së njëjtës agjenci në fund të muajit prill papunësia në Bullgari është 9,95%.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD