Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Renaldo Mandmets: “Tashmë nuk kam frikë se Bullgaria mund të humbasë shumë para nga programi operativ “Zhvillimi rajonal”

Gjatë të dhjetë muajve të qeverisjes së kabinetit Borisov në kuadër të programit operativ “Zhvillimi rajonal” në Bullgari janë lidhur marrëveshje për 1 miliard e 355 milionë leva (675 milionë euro). Kjo përbën 43% të zbatimit të programit, kurse qëllimi është që deri në fund të këtij viti të arrihen 50%. Ky është rezultat i përpjekjeve të mëdha, tha ministri i zhvillimit rajonal Rosen Plevneliev në seancën e gjashtë të Komitetit mbikëqyrës të programit operativ “Zhvillimi rajonal” që u zhvillua në Sofje në fund të javës ës kaluar. Në të mori pjesë udhëheqësi për Bullgarinë në kryedrejtorinë “Zhvillimi rajonal” të KE-së Renaldo Mandmets, i cili i dha një vlerësim shumë të mirë zbatimit të programit.

“Mund të them se tashmë nuk kam frikë se Bullgaria mund të humbasë shumicën e mjeteve të këtij programi – tha Renaldo Mandmets. – Jemi të kënaqur dhe nga procesi i institucionalizimit. Kemi arsye të krenohemi me këtë që keni bërë. Gjatë vitit të fundit keni arritur një përparim të madh. Vizitova disa objekte, pashë si zbatohen disa projekte që financohen nga programi. U takova me autoritetet vendore. Mendoj se ka shembuj të mrekullueshëm që tregojnë si duhet të përvetësohen paratë e tatimpaguesve evropianë.”

Çfarë tjetër mund dhe duhet të arrihet?

“Veçanërisht në fushën e transportit duhet të shpejtohen veprimet – rekomandoi zoti Mandmets. – Duhet të shtohet dhe kapaciteti administrativ. Me mjetet për ndihmë teknike mund të trajnohen nëpunësit në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal të Bullgarisë. Komunikimi i deritanishëm midis drejtorisë së KE-së dhe organeve përgjegjëse të Bullgarisë është shumë i suksesshëm. Tani reagimi në Bullgari i pyetjeve tona është shumë i shpejtë. Marrim një e-mail me përgjigjet për 2-3 orë.”

Sipas ministrit të zhvillimit rajonal Rosen Plevneliev programi operativ “Zhvillimi rajonal” është shumë i rëndësishëm për Bullgarinë, sepse ndihmon sektorë të tërë të ekonomisë bullgare – transportin, energjetikën, ndërtimin dhe turizmin. Ai theksoi se gjatë të dhjetë muajve të fundit punohet 6 herë më shpejt dhe përpjekjet kanë rezultate konkrete:

“Duke udhëtuar nëpër vend, tashmë shohim tabelat me mbishkrim “Financuar nga programi operativ “Zhvillimi rajonal” – tha ministri Plevneliev. – Shohim projekte konkrete që zbatohen në Bullgari – shkolla dhe kopshte fëmijësh, institute sociale dhe kulturore. Shohim dhe rrugë evropiane. Besoj se ne të gjithë e kuptojmë sa të rëndësishme janë këto rezultate në situatën, në të cilën po gjendemi, dhe sa e rëndësishme është pozita e njerëzve që e administrojnë këtë program. Kriza ekonomike në Bullgari është një sfidë e madhe për ekonominë tonë. Në këtë situatë të rëndë kemi ndihmë nga fondet evropiane, por kjo ndihmë përvetësohet me përpjekjet e institucioneve përgjegjëse bullgare.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A është zëvendësimi i një kandidature mashkullore me një femër një çelës për marrjen e resorit të dëshiruar në Komisionin e ri Evropian?

Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..

botuar më 24-09-11 8.15.PD

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD