Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plani për reformën e mëtejshme në sistemin gjyqësor është një hap përpara në luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): ambasadori i Spanjës Jorge Fuentes, ministrja e drejtësisë Margarita Popova dhe ambasadori i SHBA-së James Warlick
Foto: BGNES
Ministrja bullgare e drejtësisë Margarita Popova prezantoi para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së dhe SHBA-së tek ne strategjinë e re për vazhdim të reformës në sistemin gjyqësor. Dokumenti përfshin tre komponentë kryesorë – drejtim të mirë të sistemit gjyqësor, drejtësi më të mirë dhe më të shpejtë dhe luftë kundër korrupsionit brenda sistemit. Strategjia është një pjesë e masave të qeverisë sipas rekomandimeve të KE-së në kuadër të Mekanizmit për bashkëpunim dhe vlerësim në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme. Për Radio Bullgarinë Jorge Fuentes, ambasadori i Spanjës, e cila po është kryesuese rotacioni me BE-në, u shpreh se pret një vlerësim më pozitiv në raportin e KE-së për Bullgarinë gjatë korrikut të këtij viti, sepse veprimet e qeverisë janë një hap përpara në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

Pyetjes së Radio Bullgarisë në se Bullgaria ka përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ambasadori i Spanjës Jorge Fuentes dhe ai i SHBA-së James Warlick iu përgjigjën kështu:

“Unë personalisht dhe ambasadorët e 26 vendeve anëtare të tjera të BE-së i ndjekim me vëmendje proceset dhe unë jam i bindur se Ministria e Drejtësisë po ecën në rrugën e drejtë – tha ambasadori i Spanjës Jorge Fuentes. – Sot bëmë edhe një hap në këtë drejtim. Në një mënyrë krejt transparente ministrja e drejtësisë na prezantoi tri fushat kryesore, në të cilat duhet të përqendrohet reforma më tej. Dhe pikërisht – një mënyrë më efektive të zgjedhjes së gjykatësve në poste të larta, një procedurë më të mirë të zgjedhjes së gjykatësve në sistem dhe një luftë më efektive kundër korrupsionit të brendshëm. Kuptohet, siç përmendi dhe ministrja, duhet të kalojë pak kohë që të shihen rezultatet. Tani ambasadorët mund vetëm të përkrahin këto përpjekje. Të gjithë ne tashmë e mbështetëm ministren Margarita Popova që me marrjen e detyrës, sepse jemi të bindur se qeveria ecën në drejtimin e mirë. Puna jonë është që ta mbështetim shtetin, në të cilin punojmë, në qoftë se ky shtet ecën në drejtimin e mirë. Jam i bindur se qeveria e kryeministrit Borisov po ecën në drejtimin e mirë më tepër në dy fusha të rëndësishme. Në vend të parë për sa i përket reformës në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe më konkretisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe në vend të dytë në drejtimin e organizimit të mirë të gjendjes ekonomike dhe financiare të Bullgarisë që të mund të garantohet mirëqenia e vendit dhe ai të arrijë standardet e BE-së. Sepse Bullgaria u anëtarësua pak para kohe në BE dhe gjendja e saj ekonomike nuk ishte në përputhje të plotë me atë të vendeve anëtare të tjera. Qeveria e tanishme bën të gjitha përpjekjet e nevojshme që të përmirësojë situatën në këto dy fusha të rëndësishme.”

“Ministrja Margarita Popova prezantoi sot vizionin e saj për reformën gjyqësore dhe SHBA e përkrahin 100% këtë vizion – tha për Radio Bullgarinë ambasadori i SHBA-së James Warlick. – Është e rëndësishme që të ketë një vizion dhe një plan sipas të cilit ai të zbatohet. E vlerësojmë lart faktin se ministrja i prezantoi këto dy gjëra. Ato janë kryesore për interesat kombëtarë të Bullgarisë. Masat, të cilat i prezantoi ajo, duhet të gëzojnë mbështetjen e përfaqësuesve të tërë spektrit politik, sepse ato kanë për qëllim të përsosin drejtësinë.”

Sipas ambasadorit James Warlick duhet të garantohet se gjykatësit që hyjnë në sistem dhe ata që tashmë punojnë në të janë të ndershëm dhe i shërbejnë drejtësisë. Sipas tij duhet gjithashtu të ketë rregulla, të cilat të garantojnë dhe kualifikimin e mirë të gjykatësve.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD