Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Barnat magjike

Festa e Shën Enjos në besimet popullore lidhet me forca të veçanta natyrore. Besohet se në këtë ditë barërat mjekësore arrijnë forcën e tyre më të madhe.
Foto: BGNES
Sipas besëtytnive popullore bullgare barnat kuruese posedojnë një forcë më të madhe, natën e 23 qershor duke u gdhirë 24, dita e Enjos. Dhe në se mblidhen herët në mëngjes ato janë me një forcë tepër të madhe shëruese. Populli e respekton ditën e Enjos si një festë e bimëve kuruese.

Dikur mjekët popullorë bullgarë njiheshin cilësitë shëruese të më se 77 lloje barërash. Besimi është, se ka 77 sëmundje, dhe për çdo sëmundje ka barna kuruese. Kishte edhe një gjysmë sëmundje tjetër, por edhe për të kishte bimë kuruese. Kjo qe një filiz ndonjë bar i panjohur i këputur me sy të mbyllur. Barnat kuruese në të kaluarën e dinin vetëm mjekët popullorë, të cilat ishin kryesisht gra. Me të përdorur bimët kuruese ato shqiptonin fjalë magjike bekimi. Me namatisje speciale bënin ilaçet e tyre shëruese. Mjeket zbuluan sekretet e veta magjike vetëm në fund të jetës para të bijës ose të mbesës. Aftësitë prej shëruesi konsideroheshin një dhuratë prej Zoti. Ato përsoseshin gjatë tërë jetës nëpërmjet praktikës Mirë po, virtytet prej shëruesi zhvilloheshin vetëm gjatë vajzërisë dhe pleqërisë. Shërueset vet mblidheshin barnat kuruese. Por që të ruhej forca shëruese të barërave, asnjëri nuk duhet ta shikonte ato. Shërueset kishin shtigje të veta sekrete dhe luadhe speciale me barna. Dita e Enjos ato vajtën për të grumbulluar barna herët në mëngjes.

© Foto: BGNES

Gjithkund ritet në Ditën e Shën Enjos fillojnë me mbledhje të barërave mjekësore. Herët në mëngjes vajzat dalin për të mbledhur bimë dhe lule kuruese. Ato përfshihen në të gjitha ritet gjatë kësaj dite.

Dhe me gjithë që shërueset mbanin në sekret ilaçet dhe namatisjet e veta, të gjithë fshatarët dinin diçka për bimët barishtore kuruese. Dhe kjo për shkak të afërsisë së përditshme me natyrën. Prandaj Ditën e Enjos, kur barnat mbushen me fuqi të madhe shëruese njerëzit bënin një sërë ritesh kushtuara bimëve barishtore. Është i përhapur besimi, se në se Ditën e Enjos njeriu shtjellohet në mes të barnave dhe bimëve të egra në luadhet, ai do të jetë shëndosh gjatë tërë vitit. Konsiderohet se barnat janë kuruese herët në mëngjes, për deri sa ka vesë. Sipas besimeve Ditën e Enjos para agimit, Dielli lahej në një burim me uji të gjallë. Pas kësaj ai e spërkatej këtë uji magjike mbi tokë si vese. Që para se të zbardhet dita vajzat niseshin të mblidhnin barëra të egra dhe lule shëruese. Në disa vendbanime së bashku me vajzat shkonte edhe një plake, e cila dinte më shumë për barërat kuruese. Vajzat gjithë ditën interpretuan këngë kushtuara Ditës së Enjos. Pastaj ato thureshin një kurore nga bimët dhe lulet e mbledhura. Në disa rajone përmes kësaj kurore kalonin të gjithë për shëndet. Në rajone të tjera me kurore të vogla zbukuroheshin portat e shtëpive. Ato mbeteshin atje derisa thaheshin. Vende-vende kurora ruhej brenda vitit për shërim të sëmundjeve të ndryshme. Bima emblematike e Ditës së Enjos e mban emrin e vet Enjos dhe bullgarisht quhet “enjovçe”. Kjo bimë konsiderohet lule e shëndetit dhe e jetës së gjatë. Të thurur së bashku me bimët e tjerë kuruese të mbledhura Ditën e Enjos, bënë “tufën e Enjos”. Vajzat e vinin tufën e Enjos në arkën në mesë të pajës. Me tufën e Enjos pronarët zbukuroheshin brinjët e kafshëve shtëpiake, që të jenë ata shëndosh. Bimë të posaçme fshatarët lidhnin rreth brezit që të mos i dhembte mesi kur punonin në arë. Me fshesa prej barërave mjekësore gratë pastronin shtëpinë për ta ruajtur nga sëmundjet dhe fatkeqësitë. Zanatçinjtë e vinin tufën e Enjos mbi portat e punishteve, kështu që të tërhiqeshin më shumë klientë.

Me poezi dhe me dashuri në shumë këngë popullore bullgare flitet për forcën shëruese të barnave. Borziloku aromatik është një lule tepër e respektuar edhe më sot. Në shumë këngë popullore bullgare tregohet si vashat shfrytëzonin borzilokun si parfum. Pelini i gjelbër posedonte një forcë magjike të tërhiqte beqarët. Nga aroma e tij ata preokupoheshin dhe tërhiqeshin në afërsi të vajzave të zgjedhura. Djemtë i tërhiqeshin vashat gjithashtu me lule të futura mbi kallpakët. Në kopshtet e tyre vashat mbillnin disa nga bimët kuruese.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD