Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pesticidet – kërcënim për shëndetin e njeriut

“Në 92% prej ushqimeve të analizuara u zbuluan mbeturina të pesticideve”, tregon ekspertja nga Organizatës ndërkombëtare “Pesticide action network” Valentina Llukova
Foto: Darina Grigorova
Pesticidet janë një lloj i veçantë substanca kimike, të cilët i përkasin grupit të ashtuquajturave ndotës të qëndrueshëm organikë. I quajnë të qëndrueshëm, sepse shpërbëhen vështirë dhe janë krijuar të dëmtojnë sistemin e riprodhimit të sëmundjesjellësve tek bimët. Pesticidet janë shumë toksike dhe kur ata hyjnë në organizmin njerëzor përmes ushqimeve bimore, atëherë mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin e njeriut. Toksikologët paralajmërojnë se ata mund të jenë kancerogjen, të shkaktojnë mutacione në gjenet dhe të dëmtojnë aftësitë e riprodhimit. Pesticidet ndikojnë edhe mbi sistemin imun duke e bërë superaktiv ose duke e dobësuar. Me gjithë dëshmitë për helmueshmërinë e tyre, gjatë dekadave të fundit shitjet e gjashtë prodhuesve më të mëdhenj të këtyre substancave kimike tejkalojnë miliarda euro, ndërsa 80% prej prodhimit të tyre shitet në Evropë. Për të kufizuar përdorimin e rrëmujshëm të pesticideve, u vendosën ndryshime të rëndësishme në legjislacionin evropian të bujqësisë. U miratuan masa të forta për kontrollimin e ushqimeve për pesticide. Sipas fjalëve të Valentina Llukovës, eksperte e Organizatës ndërkombëtare Pesticide action network, rrezikshmëria e pesticideve sikur sistematikisht nënçmohet në Bullgari. Zonja Llukova është udhëheqëse e projektit “Kontributi civil në krijimin e sistemit efektiv dhe transparent për monitorimin e ushqimeve”. Projekti është mbështetur nga Trusti për shoqërinë civile në Evropën Qendrore e Lindore dhe tek ne realizohet nga Lëvizja kombëtare “Miqtë e tokës” dhe Fondacioni “E drejta të dimë”.

“Një prej veprimtarive ishte që të merren prova për analizimin e tepricave të pesticideve në ushqime – tha Valentina Llukova. – Iu dërguam laboratorit holandez ushqime të blera prej nesh për t’i studiuar. Brenda disa muajve dërguam produkte ushqimore nga dyqanet e Bullgarisë. Rezultatet e para u publikuan në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Për fat të keq në 92% prej ushqimeve të analizuara u zbuluan mbeturina të pesticideve. Në disa prej këtyre ushqimeve normat ishin tejkaluar, ndërsa në të tjerat kishte gjurmë preparatesh të ndaluara në BE. Nëse kishte realisht kontroll mbi këto ushqime, Ministria e Shëndetësisë do të kishte ndaluar shitjen dhe përhapjen e tyre. Çfarë do të bëhet këtej e tutje? Do të vazhdojmë t’iu dërgojmë laboratorit holandez produkte ushqimore dhe në dallim nga Ministria e Shëndetësisë do të publikojmë të gjitha të dhënat në sajtin e fondacionit “E drejta të dimë” – partneri ynë në projekt. Kështu duam t’i tregojmë Ministrisë së Shëndetësisë si mund të punojë sistemi bullgar për kontroll të ushqimeve.”

Nga Ministria e Shëndetësisë pohojnë se tek ne kontrollimi i tepricave të pesticideve në ushqimet iu përgjigjet kërkesave evropiane. Sipas ekspertëve shëndetësorë ka një program të detyrueshëm të BE-së, në të cilin janë shënuar si ushqimet, ashtu dhe të gjitha pesticidet që me siguri duhet të analizohen. Sipas Valentina Llukovës, një prej problemeve të mëdha në Bullgari është se Ministria e Shëndetësisë nuk publikon të dhënat e analizave të veta.

“Nuk ka nevojë që njerëzit të shqetësohen dhe të mendojnë çfarë të vënë në trapezën e vet – shpjegoi ajo. – Iu kemi dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë disa letra, gjithashtu edhe kryeministrit një kopje. Erdhi koha që të merret një vendim politik dhe të dilet jashtë efektit të sensacionit. Duhet të kontrollohen të dhënat e analizave dhe hapur të informohet shoqëria për këtë a ka arsye për shqetësim dhe çfarë masa do të ndërmerren në lidhje me kontrollimin e ushqimeve. Ne kemi propozime konkrete për këtë si të përmirësohet sistemi sipas modelit të vendeve të BE-së. Analizat e pesticideve kërkojnë mjete dhe njohje të mira në këtë fushë. Megjithatë, për të pajisur laboratorët e duhur, dikush me zë të lartë duhet të thotë se pesticidet janë substanca shumë të rrezikshme kimike, të cilat dallohen nga të gjithë ndotësit e tjerë të ushqimeve. Prandaj qeveria bullgare duhet t’ia kushtojë çështjes vëmendjen e duhur dhe të përkrahë të gjitha veprimtaritë, të cilat pakësojnë riskun.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD
 Foto/ Shkolla bullgare e së dielës

Tërmete, thatësira, turbina ere... eko-sfidat bashkojnë nxënës nga Bullgaria, Italia dhe Danimarka

Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..

botuar më 25-02-07 7.30.PD
Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..

botuar më 25-02-06 7.20.PD