Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi vokal i fëmijëve “Meço Puh” mbushi 30 vjeç

Këngëtarët e vegjël nga grupi vokal i fëmijëve “Meço Puh” punojnë në skenën muzikore me zjarr dhe dëshirë për ta gëzuar publikun e vet. Në grupin vokal këndojnë interpretuesit më të vegjël të Bullgarisë – nga mosha trevjeçare deri në moshën dymbëdhjetëvjeçare. Grupi “Meço Puh” është krijuar nga udhëheqësja e tij Sijana Tërkolleva, e cila është docente e degës së muzikës pranë Akademisë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe të Filmave (NATFIZ). Pasi mbaroi Akademinë Shtetërore të Muzikës me specialitet dirigjim, ajo krijoi formacionin muzikor “Meço Puh”, i cili sipas saj “nuk ka dallim midis punës dhe kënaqësisë”. Me magjepsje dhe talent këngëtarët e saj marrin duartrokitje në shumë koncerte dhe festivale. Ndër çmimet prestigjioze janë ai nga konkursi televiziv ndërkombëtar “Antena e artë” për filmin e grupit “Përralla detare”, gjithashtu dhe çmimi “Lira e bronztë”. Nga viti 1999 “Meço Puh” u bë grupi i parë vokal privat i fëmijëve në Bullgari. Le të dëgjojmë kartëvizitën muzikore të grupit – “Meço Puh”.

“Grupi vokal i fëmijëve “Meço Puh” është një laborator i vërtetë muzikor. Këngëtarët e tij të rritur orientohen në shkollat muzikore dhe demonstrojnë aftësitë e veta në instrumente të ndryshme gjatë koncerteve të grupit. Ata tërheqin vëmendjen e shikuesve edhe me aftësi artistike, prandaj janë ftuar që të marrin pjesë në shfaqjet teatrale. “Gjithçka filloi nga grupi “Meço Puh!” Sijana ishte njeriu i parë, i cili më mësoi të këndoj. U bëra artist. Ajo mbjelli tek ne dashuri ndaj artit dhe bukurisë.” – këtë e tha Kamen, një prej fëmijëve të parë, të cilët kanë kënduar në gripin vokal “Meço Puh”.

“Në kohën kur ne filluam të këndojnë, formohej gripi. Sijana na mblidhte nga klasat në shkollë. Në fillim ishim 30 fëmijë, por gradualisht mbetëm 7. Si përqendrohet vëmendja e një fëmije – kjo është çështje e pedagogjisë dhe Sijana e zotëron mirë. Sepse para 30 vjetëve një veprimtari e tillë muzikore jashtë klasës mund të zhvillohej sipas mënyrës së atëhershme të popullarizuar – me disiplinën e fortë dhe ambicionet – të jemi më të mirët me çdo kusht. Tek ne kishte një argëtim të madh. Patjetër punonim, fitonim përvojë, merrnim pjesë në koncerte dhe festivale, por gjëja kryesore ishte që duke mësuar të argëtoheshim. Koha, të cilën kemi kaluar në grupin “Meço Puh”, ishte si një gllënjkë ajri, ishte liri, interpretonim këngë, me të cilat dalloheshim nga fëmijët e tjerë.”

“Në repertorin e grupit vokal “Meço Puh” nuk ka vetëm këngë për fëmijë, por edhe hite të mëdha botërore. Rok, xhaz, muzikë kishtare dhe folklor i stilizuar – të gjitha këto lloje i dinë këngëtarët e vegjël. Një pjesë dërmuese prej kompozimeve të grupit janë krijuar nga Sijana Tërkolleva – udhëheqësja e tij. Me rastin e jubileut 30-vjeçar të grupit u zhvillua një koncert në sallën e Akademisë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe të Filmave. Në të publiku dëgjoi disa prej këngëve të Sijana Tërkollevës, gjithashtu dhe interpretime të reja. Grupi vokal i fëmijëve “Meço Puh” ka 4 albume. Ndër hitet e tyre është kënga “Kush i krijoi lulet”, e cila i përket regjisorit Valentin Gonevski. Gjatë tre muajve të radhës ajo ka qenë në vendin e parë në klasifikimin kombëtar “Çudnoteka”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Më shumë nga rubrika

Elena Nikollaj

Në Gjenovë u inaugurua një pllakë përkujtimore e këngëtares së madhe të operës Elena Nikollaj

Në qytetin italian të Gjenovas u zbulua një pllaka përkujtimore e këngëtares së njohur bullgare të operës - mezzo-sopranos Elena Nikollaj. Nisma është e Konsullatës sonë të Përgjithshme në Milano. Pllaka e Elena Nikollaj, e lindur si Stojanka..

botuar më 22-01-14 4.18.MD

“Nuk mund të ndalem” – projekti më i ri i muzikantit Ivan Radullovski

Ivan Radullovski është këngëtar, autor i teksteve dhe producent. Me muzikë merret që nga mosha më e re. Në vitin 2013 mori pjesë në sezonin e dytë të shfaqjes televizive muzikore “X Factor”, ndërsa nga viti 2015 nisi karrierën e vet solo. Kënga..

botuar më 22-01-14 10.25.PD

Koncert shfaqje “Përralla P.I.F.”

Dimo Stojanov nga grupi P.I.F. , i cili u nda nga jeta pak më shumë se një vit më parë, vazhdon të jetojë në zemrat e miqve dhe adhuruesve të tij. Në vitin 2021 u mbajtën shumë veprimtari në kujtim të tij. Për datën 21 dhjetor 2021, kur u mbush..

botuar më 22-01-13 2.28.MD
Подкасти от БНР