Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atraksioni turistik “Tingull dhe dritë”

Deri tani spektakli është paraqitur 4 900 herë dhe është parë nga qindra mijëra turistë
Foto: Венета Николова
Të shkosh në Veliko Tërnovo dhe të mos shohësh atraksionin “Tingull dhe dritë” është sikur të shkosh në Romë dhe ta mos shohësh Papën. Premiera e spektaklit audio vizual u mbajt në vitin e largët 1985 me rastin e përvjetorit të 800-të nga shpallja e Veliko Tërnovos kryeqytet i Shtetit të dytë bullgar dhe tashmë 25 vjet e gjallëron kështjellën e Mesjetës Carevec. Deri tani spektakli është paraqitur 4 900 herë dhe është parë nga qindra mijëra turistë. Projekti është bullgaro çek dhe është kryesuar nga regjisori ynë i njohur kinematografik Vëllo Radev. Ideja është që nëpërmjet muzikës dhe dritës të rikrijohet historia e pasur e kodrës Carevec. Gjatë Mesjetës në këtë vend shtrihej një prej qyteteve të mëdha në Evropën e Jugut. Këtu ndodhej Patrikana dhe Pallati mbretëror, si dhe shumë kisha dhe manastire. Sot kështjella Carevec është ndër simbolet më të mëdha të historisë bullgare. Shikuesit mund ta vëzhgojnë shoun në mbrëmje në tri sheshe të qytetit. Vetë spektakli vazhdon 20 minuta, gjatë të cilave kaloni përmes shekujve të ndryshëm. Në fakt shouja “Tingull dhe dritë” ka jo më shumë se 5 – 6 analogë në botë, njëri prej të cilëve është ai në piramidat e Kajros. Prandaj nuk është ndër atraksionet e para, të cilat shihen nga vizituesit e Veliko Tërnovos. “Shouja realizohet me ndihmën e sistemeve të vështira kompjuterike” – tregon Daniell Panov – drejtor i agjencisë bashkiake “Carevgrad – Tërnovo” dhe shton:

“Projektorët e përdorur janë 2 400 dhe janë grupuar sipas 4 ngjyrave – e kuqe, e gjelbër, e kaltër dhe e verdhë, me kapacitet nga 1000 deri më 2000 vatë. Në vetë kështjellën Carevec gjenden gjithsej 6 kambana, të cilat udhëhiqen nga një software special. Ajo më e rëndë është 6 tonë dhe tingulli i saj dëgjohet shumë larg. Përdorim gjithashtu një sistem me gjithsej 140 vetëtima, si dhe një sistem lazer, i cili dërgon rreze nga vetë Kisha Patrikane nga maja e kodrës. Spektakle ka gjatë tërë vitit. Sidomos atraktive ato janë në dimër, kur efektet e dritës reflektojnë në dëborë.”

Kohët e fundit spektakli porositet për dasma, si dhe për festa të tjera. Pritet që pranë spektaklit “Tingull dhe dritë” të krijohet dhe një qendër multimediale, e cila do të ndjekë jetën në kryeqytetin mesjetar bullgar.” – thotë Daniell Panov.

“Ideja është të rikrijohen momente të ndryshme historike. Do të paraqiten 29 figura të lidhura me historinë e Veliko Tërnovos – këta janë mbretër dhe bejlerë, të veshur me kostume nga Mesjeta. Do të rikrijohet salla e mbretit dhe një sallë armësh, do të paraqiten zanatet dhe kuzhina e Mesjetës. Për këtë qendër multimediale kandidojmë me një projekt special në kuadrin e Programit Operativ “Zhvillim regjional” të BE-së.”

Pritet që projekti për qendrën multimediale të miratohet që gjatë vjeshtës dhe së shpejti shikuesit e spektaklit t’i pasurojnë përfytyrimet e veta për lulëzimin e kryeqytetit tonë mesjetar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD