Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazovi i pafund

Mbushen 160 vjet nga lindja e klasikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov. Ai është krijues i krijimeve në gjini të shumta, por mes më të njohurve janë romeni “Nën zgjedhë”, cikli poetik “Epopeja e të harruarve”,novelat “Jo të mirë e jo të dashur” dhe “Xhaxhallarët, në të cilat pasqyrohen Rilindja dhe luftërat çlirimtare të bullgarëve në Mbretërinë Osmane. Më 16 qershor në Sallonin e arteve në Pallatin Popullor të Kulturës do të realizohet mbrëmje nën titullin “Vazovi i Pafund”. Fjalim për poetin popullor do të mbajë Milena Caneva, aktorë do të interpretojnë krijime të tija, do të tingëllojë muzikë klasike në interpretim të pianistëve Alina Komitova dhe Nikollaj Shallamov. Bashkë organizator të ngjarjes janë Muzeu Kombëtar letrar dhe shtëpia –muze “Ivan Vazov” në Sofje. Për përmbajtjen e cila fshihet pas fjalëve “Vazovi i Pafund”, bisedojmë me Mirella Ivanovën-poeteshë, kritike, publicist dhe rregulluese kryesore.

Në shtëpinë e Sofjes të Vazovit mund të shikohen botimet e para dhe përkthimet e krijimeve të tij. Botimi i parë vetjak i romanit “Nën zgjedhë” është nga viti 1894

“Në këto fjalë fus një pjesë nga përkulja ime e madhe përpara asaj që është krijuar nga klasiku tonë kombëtar Ivan Vazov, sepse në qoftë se jemi të sinqertë, ai ve themelin e gjinive të shumta në letërsinë e re bullgare, me qenë se ai shkruan dhe tregime dhe vjersha, dhe drama historike, romane dhe përshkrime. Vazovi pa dyshim që është i pafund, një farë shteti shpirtëror. Nga ajo që është shkruar prej tij gjithmonë mundim të zbulojmë atë të cilën e kemi të nevojshme. Ndaj fjalëve të tij drejtohemi shpesh, bile dhe në ditët e përditshme, kur duam të shprehim një ose tjetër gjë. E pafund është dhe dashuria, me të cilën e kanë nderuar bashkëkohësit e tij. Ka shembuj shumë të mirë për këtë. Këtu, rreth shtëpisë së tij, në mënyrë krejtësisht spontane kanë ardhur nxënës, duke marshuar nëpër rrugën “Rakovska” dhe duke kënduar këngët e tij. Kanë ndaluar tek qoshja përballë dhe kanë brohoritur”Ura”, derisa ai të mos të dalë, për tu thënë disa fjalë inkurajuese ose thjesht ta shikojnë për pak. Një manifestim i madh shumëmijësh ka kaluar që këtu në lidhje me jubileun e tij 70 vjeçar gjatë vitit 1920. Që ta përshëndesin mes këtij manifestimi të pafund, janë dhe luftëtarët nga luftërat e Shipkës nga viti 1877, të kënduar nga Vazovi.”

Pas shpartallimit në Luftën e Parë botërore këtu përsëri vijnë njerëz...
“Po, ka një manifestim të madh, i cili është organizuar nga oficerë, ushtarë, mblidhen në të ashtuquajturën “Rrugë të luanëve”, që të bëjnë një parakalim dhe atëherë ndonjë bërtet: le të shkojmë tek Vazovi! Ky është një parakalim i mjerë të burrave bullgar, të cilët kanë përjetuar 2 katastrofa kombëtare për disa vjet në 2 luftëra-në Luftën e Parë botërore dhe në Luftën e dytë Ballkanike. Kur ata vijnë, në godinën përball është Këshilli i Ministrave. Ministrat dhe bile dhe kryeministri dalin, por një nga oficerët bërtet: “Ne kemi ardhur tek ju, zotërinj dhe ministra! Po vijmë të shikojmë poetin popullor, duam që ai të na flasë”. Vazovi në këtë kohë ha drekë në klubin e afërt Junion dhe, kur e kuptojnë këtë, njerëzit shkojnë aty, ai del në dritare dhe mban një fjalim të shkëlqyer. Që të gjithë më vonë e kujtojnë ndikimin e tij. Këto janë fjalime, të cilat Vazovi në momentet e takimit me popullin e vet gjithmonë i ka mbajtur”.

Mbase ai ka pasur vetëdijen për mision dhe kjo e ka shtyrë të avancojë prapambetjen në letërsi, të grumbulluar gjatë kohës së sundimit osman...
“Ndjenja për mision dhe detyrë, për ti shërbyer popullit dhe kazuseve kulturore të Bullgarisë të sapo çliruar, kanë qenë shumë të forta tek Vazovi...Misioni i tij ka qenë jo vetëm tek fakti për të shkruar, ai është botues dhe të revistave të para letrare bullgare “Zora”, “Nauka”,”Denica”. Së bashku me shkrimtarin dhe politikan Konstantin Veliçkov harton një libër letërsie me dy vëllime me letërsi bullgare dhe të përkthyer për nevojat e gjimnazeve dhe të shkollave tetëvjeçare. Një joshje të madhe ka pasur për të treguar letërsinë kombëtare me pamjet më të larta të letërsisë evropiane dhe botërore. Prandaj me të vërtetë ka punuar në mënyrë të palodhur si një mësues i palodhur, përkthyes, krijues...

Sa gjuhë ka ditur ai në fakt?
“Ka ditur shumë gjuhë. Vet ka mësuar gjuhën franceze, nga dashuria e madhe të cilën e ka pasur ndaj poezisë franceze. Beranzhe, Jugo janë poetët e tij të dashur, kurse Jugoja në përgjithësi është autori i tij më i dashur. Ai ka ditur gjuhët ruse, turke, greke, pak rumanisht. Gjithmonë ka pasur mënyrë të përvetësojë, të mësojë akoma dhe akoma gjë tjetër. Përpara Çlirimit punon për një farë kohë si përkthyes i inxhinierëve belg, njihet dhe me inxhinierë gjerman, mundohet të mësojë dhe pak nga gjuha gjermane. Ai është njeri, i cili ka qenë shumë i emocionuar nga dija gjeruese tek ai vet dhe ka dashur t,ja transmetoi popullit të vet, të cilin e ka dashur pa kufi. Prandaj dhe librat e tij më të mëdha me një vlerë më të madhe janë aktuale dhe sot. Në qoftë se mendohemi, ne vazhdojmë të jetojmë në romanin e Vazovit “Toka e re” / për vitet e para pas çlirimit/. “Nën zgjedhë” është një libër shumë modern dhe interesant, i cili tingëllon në mënyrë të ndryshme në moshë të ndryshme. Në qoftë se njeriu e lexon në moshën 16 vjeçe, mund ti duket si një roman aventure, por në qoftë se e lexon në moshën 60 vjeçe-për herë të dytë dhe të tretë, atëherë e ndërmerr si një bibël psikologjike popullore. Shumë saktë Vazovi i ka përcaktuar marrëdhëniet e bullgarit dhe të lirisë,, etjen e frikën njëkohësisht nga liria. Ai është një autor shumë interesant, i madh në stuhitë e fjalës bullgare. “Epopeja e të harruarve” është një stuhi në fjalë, e pa kaluar dhe sot e kësaj dite”.

Tavolina e shkrimit e Vazovit. Në shtëpinë e tij është ruajtur atmosfera autentike nga koha e poetit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD