Në shtëpinë e Sofjes të Vazovit mund të shikohen botimet e para dhe përkthimet e krijimeve të tij. Botimi i parë vetjak i romanit “Nën zgjedhë” është nga viti 1894
“Në këto fjalë fus një pjesë nga përkulja ime e madhe përpara asaj që është krijuar nga klasiku tonë kombëtar Ivan Vazov, sepse në qoftë se jemi të sinqertë, ai ve themelin e gjinive të shumta në letërsinë e re bullgare, me qenë se ai shkruan dhe tregime dhe vjersha, dhe drama historike, romane dhe përshkrime. Vazovi pa dyshim që është i pafund, një farë shteti shpirtëror. Nga ajo që është shkruar prej tij gjithmonë mundim të zbulojmë atë të cilën e kemi të nevojshme. Ndaj fjalëve të tij drejtohemi shpesh, bile dhe në ditët e përditshme, kur duam të shprehim një ose tjetër gjë. E pafund është dhe dashuria, me të cilën e kanë nderuar bashkëkohësit e tij. Ka shembuj shumë të mirë për këtë. Këtu, rreth shtëpisë së tij, në mënyrë krejtësisht spontane kanë ardhur nxënës, duke marshuar nëpër rrugën “Rakovska” dhe duke kënduar këngët e tij. Kanë ndaluar tek qoshja përballë dhe kanë brohoritur”Ura”, derisa ai të mos të dalë, për tu thënë disa fjalë inkurajuese ose thjesht ta shikojnë për pak. Një manifestim i madh shumëmijësh ka kaluar që këtu në lidhje me jubileun e tij 70 vjeçar gjatë vitit 1920. Që ta përshëndesin mes këtij manifestimi të pafund, janë dhe luftëtarët nga luftërat e Shipkës nga viti 1877, të kënduar nga Vazovi.”
Pas shpartallimit në Luftën e Parë botërore këtu përsëri vijnë njerëz...
“Po, ka një manifestim të madh, i cili është organizuar nga oficerë, ushtarë, mblidhen në të ashtuquajturën “Rrugë të luanëve”, që të bëjnë një parakalim dhe atëherë ndonjë bërtet: le të shkojmë tek Vazovi! Ky është një parakalim i mjerë të burrave bullgar, të cilët kanë përjetuar 2 katastrofa kombëtare për disa vjet në 2 luftëra-në Luftën e Parë botërore dhe në Luftën e dytë Ballkanike. Kur ata vijnë, në godinën përball është Këshilli i Ministrave. Ministrat dhe bile dhe kryeministri dalin, por një nga oficerët bërtet: “Ne kemi ardhur tek ju, zotërinj dhe ministra! Po vijmë të shikojmë poetin popullor, duam që ai të na flasë”. Vazovi në këtë kohë ha drekë në klubin e afërt Junion dhe, kur e kuptojnë këtë, njerëzit shkojnë aty, ai del në dritare dhe mban një fjalim të shkëlqyer. Që të gjithë më vonë e kujtojnë ndikimin e tij. Këto janë fjalime, të cilat Vazovi në momentet e takimit me popullin e vet gjithmonë i ka mbajtur”.
Mbase ai ka pasur vetëdijen për mision dhe kjo e ka shtyrë të avancojë prapambetjen në letërsi, të grumbulluar gjatë kohës së sundimit osman...
“Ndjenja për mision dhe detyrë, për ti shërbyer popullit dhe kazuseve kulturore të Bullgarisë të sapo çliruar, kanë qenë shumë të forta tek Vazovi...Misioni i tij ka qenë jo vetëm tek fakti për të shkruar, ai është botues dhe të revistave të para letrare bullgare “Zora”, “Nauka”,”Denica”. Së bashku me shkrimtarin dhe politikan Konstantin Veliçkov harton një libër letërsie me dy vëllime me letërsi bullgare dhe të përkthyer për nevojat e gjimnazeve dhe të shkollave tetëvjeçare. Një joshje të madhe ka pasur për të treguar letërsinë kombëtare me pamjet më të larta të letërsisë evropiane dhe botërore. Prandaj me të vërtetë ka punuar në mënyrë të palodhur si një mësues i palodhur, përkthyes, krijues...
Sa gjuhë ka ditur ai në fakt?
“Ka ditur shumë gjuhë. Vet ka mësuar gjuhën franceze, nga dashuria e madhe të cilën e ka pasur ndaj poezisë franceze. Beranzhe, Jugo janë poetët e tij të dashur, kurse Jugoja në përgjithësi është autori i tij më i dashur. Ai ka ditur gjuhët ruse, turke, greke, pak rumanisht. Gjithmonë ka pasur mënyrë të përvetësojë, të mësojë akoma dhe akoma gjë tjetër. Përpara Çlirimit punon për një farë kohë si përkthyes i inxhinierëve belg, njihet dhe me inxhinierë gjerman, mundohet të mësojë dhe pak nga gjuha gjermane. Ai është njeri, i cili ka qenë shumë i emocionuar nga dija gjeruese tek ai vet dhe ka dashur t,ja transmetoi popullit të vet, të cilin e ka dashur pa kufi. Prandaj dhe librat e tij më të mëdha me një vlerë më të madhe janë aktuale dhe sot. Në qoftë se mendohemi, ne vazhdojmë të jetojmë në romanin e Vazovit “Toka e re” / për vitet e para pas çlirimit/. “Nën zgjedhë” është një libër shumë modern dhe interesant, i cili tingëllon në mënyrë të ndryshme në moshë të ndryshme. Në qoftë se njeriu e lexon në moshën 16 vjeçe, mund ti duket si një roman aventure, por në qoftë se e lexon në moshën 60 vjeçe-për herë të dytë dhe të tretë, atëherë e ndërmerr si një bibël psikologjike popullore. Shumë saktë Vazovi i ka përcaktuar marrëdhëniet e bullgarit dhe të lirisë,, etjen e frikën njëkohësisht nga liria. Ai është një autor shumë interesant, i madh në stuhitë e fjalës bullgare. “Epopeja e të harruarve” është një stuhi në fjalë, e pa kaluar dhe sot e kësaj dite”.
Tavolina e shkrimit e Vazovit. Në shtëpinë e tij është ruajtur atmosfera autentike nga koha e poetit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..