Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lubo Kirov me album solo

Foto: arkiv personal
Në fund të viteve 90 në skenën muzikore bullgare u shfaq një grup i ri, i cili u imponua shpejt në hapësirën muzikore. Ky është grupi “Te” (në përkthim – “Ata”) – katër muzikantë të rinj dhe ambiciozë. Në këtë moment ndihej pikërisht mungesa e këtij stili të muzikës që ofronte grupi “Te” – fusion. Vokali i grupit është Lubo Kirov. Të katër muzikantët bënë një karrierë të suksesshme, disa albume dhe shumë koncerte. Para dy vjetësh Lubo u nis në një rrugë të vet krijuese. Përveç si këngëtar, adhuruesit e tij e njohin dhe si një autor të shkëlqyeshëm tekstesh. Albumi i tij debut solo – “Lubo 2010” doli në tregun muzikor para një muaji. Ai përmban 12 këngë, disa prej të cilave ju prezantojmë këtu.

Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdiv Jazz Fest mbledh muzikantë nga Bullgaria dhe bota

Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..

botuar më 25-11-07 5.05.PD

“Tonika SV” shënon 45-vjetorin në skenë

Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar  – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..

botuar më 25-11-06 5.55.PD

Grupi JazzBoree me një version origjinal të "Rosni mi, rosni, Rosice"

Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..

botuar më 25-11-05 6.05.PD