Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në YouTube. "Sa e bukur je" u realizua që në vitin 2000, kur u përfshi në albumin e grupit "Vajza e akullit".
Vlladi Ampov - Grafa ndan: "Edhe një herë jeta më befasoi këndshëm. Kur dëgjova këngën në albumin e parë të D2, "Sa e bukur je" më preku me emocionin dhe bukurinë e saj të thellë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha mundësinë ta këndoja live në 25 vjetorin e grupit. Ishte kënaqësi dhe sfidë për mua të bëja leximin tim muzikor të këngës.”
Mitko Kërnev nga D2 shton: "Kur Grafa na tha se "Sa e bukur" është kënga e tij e preferuar, ftesa për ta interpretuar së bashku në përvjetorin tonë erdhi krejt natyrshëm. Vlladi ishte i shkëlqyer në paraqitjen e tij."
Ky bashkëpunim nuk u planifikua paraprakisht. Ai u frymëzua nga reagimet e publikut të koncertit, i cili pasi e dëgjoi këngën me frymë të ngulur shpërtheu në duartrokitje. Më pas D2 dhe Grafa vendosën t'i japin një jetë të re si një këngë e pavarur dhe një video.
Më shumë informacion për muzikantët ka në postimet e mëposhtme:
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@d2musiconline“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë...