Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra më e madhe për vëzhgimin e shpendëve në bregdet

Qendra e vizituesve “Liqeni i Pomories” u krijua në sajë të përpjekjeve të përbashkëta dhe të financimit të Bankës Botërore, fondacionit “Ballkan të gjelbër” dhe bashkia e qytetit Pomorie
Foto: BGNES
Qyteti bregdetar Pmorie që nga koha më e lashtë njihet me baltën kuruese. Edhe më sot, në të vijnë turistë nga mbarë bota. Krahas procedurave të famshme me baltë, qyteti ofron edhe argëtime të ndryshe kulturore, turizëm historik dhe degustim të verërave. Për admiruesit e turizmit ekologjik, tërhequr nga bukuritë unike natyrore të rajonit, u krijuan mundësi për vëzhgimin e përfaqësuesve të ndryshëm të faunës në qendrën më moderne të vizituesve në bregdetin bullgar. Qendra “Liqeni i qytetit Pmorie” u krijua në sajë të përpjekjeve të përbashkëta dhe të financimit nga ana e Bankës Botëror, Fondacionit “Ballkan të gjelbër” dhe bashkisë së qytetit Pmorie. Sipas specialistëve kjo është qendra më moderne për vëzhgimin e shpendëve jo vetëm në bregdetin bullgar, por në territorin e mbarë vendit. Ajo shtrihet në afërsi të drejtpërdrejtë të Liqenit të Pomories dhe të vetmi Muzeu të Kripës. Qendra e vizituesve disponon një sallë për konferenca dhe 10 pika për vëzhgim të njëkohshëm të shpendëve që popullojnë Liqenin e Pomories. Ka salla dhe kabinete për punën e ekspertëve, të cilët do të realizojnë monitorimin e lëvizjes së llojeve të ndryshme shpendësh dhe do të kontrollojnë rajonet e popullatave të shpendëve në Liqenin e Pomories. Ky liqen përbën një lagunë e shtrirë nja 25 kilometra në veri të qytetit bregdetar Burgas dhe 2 kilometra në veri të qytetit Pomorie. Ai është pjesë e Zonave të Lagëta të Bullgarisë dhe i përket kompleksit të madh të Zonave të Lagëta të Burgasit. Një veçori unike e kësaj zone është, se ajo është e kripur dhe në të gjejnë strehë një larmi jashtëzakonisht të madhe shpendësh dhe kafshësh të tjera. Vite me radhë nga ujërat e liqenit nxirret kripa, ndërsa që prej 60 vitesh prej ujërat e tij nxirret edhe balta kuruese. Brenda 10 viteve të fundit liqeni u bë një vend tërheqës për vëzhguesit e shpendëve dhe admiruesit e turizmit ekologjik. Me 200 mijë euro bashkia e qytetit Pomorie financoi krijimin e qendrës për vëzhgimin e shpendëve. Më shumë hollësi sjell kryetari i bashkisë, inxhinier Petër Zllatanov:

© Foto: www.image-advertising.net

Kryetari i bashkisë së qytetit Pomorie inxhinier Petër Zllatanov në sheshin e vëzhgimit në Qendrën “Liqeni i Pomories”

“Qendra u ndërtua në një tokë bashkiake dhe është pronë bashkiake. Së bashku me Fondacionin “Ballkan të gjelbër” kemi ndërmend të vazhdojmë punën për realizimin e këtij projekti, i cili përfshin edhe rehabilitimin, rimëkëmbjen dhe mbrojtjen e Liqenit të Pomories. Do të krijohen edhe shtigje përmes mbarë territorit të liqenit. Më parë do të krijohet një shteg me gjatësi 800 metra. Afërsia e drejtpërdrejtë e qendrës me Muzeun e Kripës jep mundësi që të gjithë turistët që vijnë këtu të bëjnë një udhëtim interesant në mesë të natyrës.”

© Foto: BGNES


Në liqen gjejnë strehë më se 266 lloje shpendësh 90 për qind prej të cilëve janë të kërcënuar nga zhdukja. Ata u përfshin në Librin e Kuq të vendit dhe janë të mbrojtur si nga legjislacioni bullgar, ashtu edhe nga ai ndërkombëtar. Krahas vëzhgimit të drejtpërdrejtë të shpendëve nga 10 pika, turistët mund të shikojnë edhe materialet video për jetën në Liqenin e Pomories. Kryetari i bashkisë së qytetit Pomorie Petër Zllatanov është me shpresë, se në sajë të qendrës këtu do të vijnë turistë gjatë tërë vitit:

“Si rezultat i krijimit të qendrës interesi i ornitologëve ndaj Liqenit të Pomries patjetër do të rritet. Gjatë muajit tetor shtegtimi i shpendëve është një fenomen interesant për vëzhgim. Të tjerë shfaqin interes ndaj procesit të ngrohjes së vezëve, gjë që fillon gjatë muajit prill. Të paktën tetë muaji në vit shpendët mund të vëzhgohen me teleskopët e qendrës. Jemi me shpresë, se me ndihmën e Fondacionit “Ballkan të gjelbër” do të arrijmë të tërheqim turistë në rajonin tonë dhe të krijojmë kushte më të mira për punë.”


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD
Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..

botuar më 25-01-14 7.25.PD