Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla teatrale verore në Shiroka Llëka ringjall mite dhe legjenda indiane

Foto: arkiv personal
Për vit të tetë me radhë gjatë javëve të para të muajit korrik fshati Shiroka Llëka, i cili gjendet në malin piktoresk Rodope, është mikpritës i Shkollës teatrale verore për fëmijë – jetimë nga jetimorja në Shiroka Llëka. Motori, si të thuash, i aktivitetit është regjisorja Elena Panajotova, e cila punon te ne dhe në Holandë dhe ka tërhequr si partnerë kryesorë Departamentin për teatër dhe arsim pranë Universitetit në qytetin Utreht. Aktiviteti ndihmohet financiarisht nga kompania angleze për software LLP Group dhe nga fondacioni “Den – Gri X”. Shkolla verore teatrale për jetimët është e vetmja shkollë e këtij lloji në vend dhe është duke u shndërruar në një qendër për talente të reja dhe në një festë të shumëpritur nga fëmijët. Zakonisht për shfaqet e fundit në fshatin e Rodopeve Shiroka Llëka mbërrijnë miq nga regjioni dhe vendi, si dhe nxënës nga Holanda dhe Britania e Madhe. Pas shfaqjeve origjinale me motive të përrallave japoneze dhe indiane, sivjet Shkolla verore teatrale në Shiroka Llëka e vë theksin mbi mitet dhe traditat indiane. Sivjet në Shiroka Llëka takohen 70 fëmijë të moshës nga 6 deri në 15 vjeç nga jetimorja në fshat dhe 30 artistë të rinj nga Bullgaria dhe Holanda, të zgjedhur nga regjisorja Elena Panajotova, që të gjallërojnë së bashku botën e indianëve. “Aktorët – pjesëmarrës në projekt, janë të bindur se arti mund të integrojë dhe të edukojë fëmijët” – thotë Elena Panajotova dhe shton:

“Arti teatral na kthen në një epokë të kaluar, fëmijët njihen me mitet dhe legjendat e indianëve. Nëpërmjet lojërave, valleve, këngëve, maskave dhe kostumeve fëmijët zhyten në kohërat e lashta dhe mund të zhvillojnë maksimalisht potencialin e tyre krijues. Sivjet artistët, të cilët punojnë me fëmijët, janë rreth 25 bullgarë dhe holandezë nga Universiteti i ri bullgar dhe Departamenti për teatër dhe arsim pranë Universiteti në qytetin Utreht. Ftuam dhe një grup piktorësh dhe skenografësh të rinj, të cilët punojnë mbi përpunimin e kostumeve dhe dekorit të shfaqjeve.”

Sipas Stanisllav Shishkovit, drejtor i jetimores në fshatin Shiroka Llëka Shkolla verore teatrale është bërë një traditë e mirë në jetën e fëmijëve:

“Fëmijët adaptohen në shoqëri gjithnjë e më shumë. Në sajë të këtij aktiviteti dhe të kontakteve të krijuara po rritet numri i fëmijëve të vendosur me sukses në strehimin familjar, si dhe i atyre të adoptuar në vend dhe jashtë. Pasi përfundon viti shkollor fëmijët fillojnë të më pyesin kur do të vijnë aktorët, kur do të takohemi përsëri. Ne jemi miq me aktorët dhe mirëmbajnë lidhje në internet gjatë tërë vitit. Detajet saktësohen disa muaj para fillimit të Shkollës verore teatrale. Fëmijët presin me padurim për t’u zhytur për herë të radhës në botën përrallore të teatrit, të mishërohen në rolin e aktorëve dhe të krijuesve.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD