Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ujërat bullgare për banjë janë në vendin e pestë në Evropë për nga pastërtia

Të dhënat për ujërat për banjë në Bullgari gjatë të tre vjetëve të fundit, tregojnë një tendencë të qëndrueshme drejt përmirësimit, thuhet në raportin e KE-së.
Foto: BGNES
Në raportin e tij të përvitshëm për pastërtinë e ujërave për banjë në Evropë, Komisioni Evropian për herë të parë bën një klasifikim të vendeve sipas këtij treguesi. Bullgarët, si edhe turistët e huaj, mund të jenë të kënaqur se Bullgaria renditet në vendin e pestë në këtë klasifikim ndër 27 vendet anëtare të BE-së. Të dhënat e KE-së janë për vitin 2009 në bazë të studimit të deteve, liqeneve dhe lumenjve në territorin e të gjitha vendeve anëtare. Duhet të theksohet fakti se klasifikimi është bërë jo sipas treguesve të detyrueshëm për cilësinë e ujërave, por sipas kritereve më të rrepta.

“Ujërat vlerësohen sipas dy kritereve – shpjegoi për Radio Bullgarinë d-r Dimitër Dimitrov, shef i degës “Kontrolli shtetëror i shëndetit” pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ka kritere të detyrueshme për pastërtinë e ujërave për banjë, por sipas kritereve më të rrepta që rekomandohen nga KE-ja, para Bullgarisë renditen vetëm Greqia, Qiproja, Franca dhe Malta. Në Bullgari 90,3% të të gjitha ujërave për banjë u përgjigjen këtyre kritereve. Pas nesh janë destinacione të njohura turistike si Portugalia, Spanja, Italia.”

Ky është një tregues shumë i mirë për mundësitë për turizëm detar tek ne. Në Detin e Zi KE bëri studim vetëm në dy vendet anëtare të BE-së – Bullgaria dhe Rumania. Diferenca midis dy shteteve është drastike. Në bregdetin e Rumanisë mezi 8,2% të ujërave u përgjigjen kritereve të përmendura, kundrejt 90% për Bullgarinë. Vendet e tjera pranë Detit të Zi nuk janë anëtare të BE-së dhe nuk synojnë drejt treguesve kaq të lartë. Në këtë sfond Bullgaria është një përjashtim i vërtetë në Detin e Zi. Shkaku janë përpjekjet e vendit tonë për të ndërtuar stacione pastrimi në qytetet bregdetare dhe në lumenjtë që derdhen në det. Kështu që po të doni të dini se cili është vendi më i pastër në Detin e Zi, ku të kaloni pushimet verore, përgjigjen do ta gjeni në raportin e KE-së. Për sa u përket ujërave për banjë në brendësi të kontinentit, vetëm Bullgaria dhe Sllovenia kanë 100% përputhje me kërkesat e detyrueshme.

Por ka nja 10% të ujërave për banjë tek ne, të cilat nuk u përgjigjen kritereve më të rrepta të KE-së. Vendi më problematik është plazhi jugor i qytetit Varnë. Cilat janë shkaqet?

“Kjo zonë ndodhet afër portit të Varnës – thotë d-r Dimitrov. – Ndotja e ujërave ndonjëherë bëhet dhe për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të stacioneve të pastrimit. Ne e dimë se ka vende problematike dhe atje po bëhen kontrollime nga ana e Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mjedisit dhe Ujërave me qëllim të gjenden shkaqet dhe të merren masa për mënjanimin e tyre.”

Të dhënat për ujërat për banjë në Bullgari gjatë të tre vjetëve të fundit, qëkurse Bullgaria është anëtare e BE-së, tregojnë një tendencë të qëndrueshme drejt përmirësimit, thuhet në raportin e KE-së.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD