Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po përjeton verën më të nxehtë

Foto: BGNES
Siç ka nisur, viti 2010 mund të dalë viti me temperaturat më të larta mesatare vjetore në botë që prej 130 vjetëve e këtej, pohojnë meteorologët. Bullgaria krejtësisht përfshihet në këtë pamje. Ditët e nxehta filluan shumë herët dhe po zgjasin mjaft gjatë. Temperatura e ujit të detit arriti 30 gradë, kurse pritet që gjatë këtyre ditëve të arrijë deri më 36 gradë - diçka e paparë nëpër këto gjerësi. Vjeshta parashikohet të jetë e afërt me normën. Por dhjetori do të jetë përsëri i ngrohtë dhe i thatë jo si zakonisht. Po ripohohet tendenca drejt një ngrohjeje në etapa të klimës tek ne, ripohon Veselin Aleksandrov nga Instituti kombëtar i hidrologjisë dhe i meteorologjisë.

“Gjatë 12 vjetëve të fundit tendenca tek ne është drejt një rritjeje të përhershme të temperaturës së ajrit, shton ai. Pritet që viti 2010 të jetë një nga vitet më të ngrohta për 130 vjetët e fundit në një përpjesëtim global, regjional dhe kombëtar.”

Dhe në Bullgari janë në dukje karakteristika tipike për ngrohjen globale - një rritje e ngadaltë të temperaturave mesatare vjetore, të shoqëruar me dukuri ekstreme si thatësira të mëdha, shira të stuhishme dhe përmbytje. “Kjo tendencë filloi të vihet re akoma nga fundi i viteve 70 të shekullit të kaluar, pohon Valeri Spiridonov, zëvendësdrejtor i Institutit kombëtar i hidrologjisë dhe i meteorologjisë.

“Dimrat bëhen më të butë, thotë ai, që nuk do të thotë se nga koha në kohë nuk ka dhe shumë dimra me dëborë. Por bile dhe këto dimra janë me temperatura pak mbi normat për periudhën e mëparshme 30 vjeçare. Gjatë vitit 2009 temperatura mesatare ishte me 1,2 gradë mbi normën. Njëkohësisht vihet re një shtim i fort i shpejtësisë të dukurive ekstreme meteorologjike. Me fjalë të tjera gjithnjë e më shpesh kemi si temperatura të larta ekstreme, ashtu dhe shira tepër të bollshme dhe përmbytje. Gjithnjë e më shpesh për 1 ditë derdhet e gjithë reshja normale për muajin e dhënë. Muaji korrik që kaloi për shembull qe rekord me reshjet e shënuara 3 herë mbi normë. Po pakësohet ndryshimi midis temperaturave minimale dhe maksimale, që tregon qartë se po ecim drejt ngrohjes. Por dhe shtresa e dëborës po kështu ka tendencë të ulet.”

Sipas modeleve simulative për matjen e klimës të Rrjetit global meteorologjik të OKB-së deri në vitin 2050, temperaturat mesatare vjetore tek ne do të shtohen me 2 gradë. kurse deri në vitin 2100 - me 3 deri më 3,5 gradë. Vera mbase do të zgjasë me 1 muaj. Kjo do të shoqërohet me një thatësirë të konsiderueshme. Pritet që reshjet të pakësohen me rreth 30%, kurse përkatësisht dhe resurset e ujit, ku kjo do të ndihet më fortë në Bullgarinë Juglindore.

Më e prekshme nga ndryshimet klimatike do të dalë bujqësia dhe më në veçanti kulturat pranverore, paralajmërojnë shkencëtarët. Dhe këshillojnë rivendosjen e bujqësisë me ujitje me preferencë drejt ujitjes me pika. Ngrohja do të lejojë rritjen e dy rendimenteve tek ne, por nuk do të arrihet deri në rritjen e bananeve dhe të portokallieve, bën shaka zoti Veselin Aleksandrov. Bujqësorët do të duhet të riorientohen drejt hibrideve të kulturave bujqësore tradicionale për Bullgarinë me rezistence më të madhe ndaj thatësirës dhe dëmtuesve.

“Ndryshimet klimatike shfrytëzohen për çdo lloje spekulimesh dhe asgjë e çuditshme që të interesuarit të thonë se, rrugëdalja e vetme do të jenë kulturat të modifikuara gjenetikisht - paralajmëron docenti Spiridonov. Por sipas meje kjo nuk duhet të lejohet.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD
Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD