Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vajza trime në folklorin bullgar

“Ku është dëgjuar dhe ku është parë vasha vojvoda të bëhet” – kështu fillojnë një numër të madh këngësh popullore bullgare. Histori të vërteta për personalitete reale mishërohen në legjenda dhe gojëdhëna popullore kushtuara vajzave trime.

Sirma, Rumena, Draganka, Rada, Borjana – lista me emrat e vashave sypatrembur mund të shtohet me akoma emra tingëlluese bullgare. Në tregimet popullore ato janë jo vetëm të bukura, me pamje të hijshme, me shtat të derdhur, me bel të hollë, me fytyra plotë magjepsje dhe joshje. Vashat vojvoda shpesh herë përshkruhen me jetën e tyre para se të nisin shtigjet e kaçakëve. Si të gjitha vajzat e tjera edhe ato kaluan ditën me furkën dhe me boshtin në duart duke përgatitur pajën e pasur. Por në të njëjtën kohë kishte shkaqe të llojllojshme, që disa nga vashat të hedhin qëndisjet dhe të zgjedhin “barin e gjelbër për dyshek” dhe “qiellin plotë yje për mbulesë”. Ka raste, kur vasha e braktisë vatrën familjare, që të mbrojë emrin farefisnor. Shumë janë rastet, në të cilët vajza merr jataganin, që të mbrojë nderin dhe fenë. Mirëpo, kur zemra e saj i përket ndonjë vojvoda të njohur, ajo vetëm pret ndonjë nishan, që të shkojë në pyll te ai. E tillë është legjenda për vashën joshe Donka. Ajo qëndronte në çardakun dhe tirrte për pajën e vet. Mirëpo erdhën mysafirë me lajmin, se i dashuri e priste në pyll. Dhe përderisa nëna e saj kuptonte çfarë ndodh, Donka hipi në kalin e bardhë dhe iku te vojvodën trim mbi trimat. Tjetër është historia e vojvodës Grozdena. Nëntë vjet me radhë ajo kryesonte çetën me 70 trimat në betejat kundër robëruesve osmanë. Vitin e dhjetë ajo u fejua me Damjanin – vojvodën më të guximshëm dhe të patrembur “së bashku çetën të kryesojnë”.

Një fakt kureshtar është, që ndër tekstet e shumta të gojëdhënave popullore, nuk ka asnjë, në të cilin të tregohet si ndonjë burë shpëton vashën vojvode. Përkundrazi – shumë janë përrallët, legjendat dhe këngët, në të cilat vashat trime u ndihmojnë kaçakëve me përvojë, të cilëve nuk i trembet syri. Siç shpesh ndodh në folklor, subjektet e vërteta dhe përrallore gërshetohen dhe formojnë legjenda magjepse dhe interesante. Nga historia dihet emri i vashës vojvoda Rumena. Ajo lindi në vitin 1829. Për të tregoheshin shumë legjenda, që kur ajo ishte gjallë. Tregohej, se ajo ishte aq e shkathët dhe e shpejtë në lëvizjet, që kapërcente dy kuaj, se nga dora e saj trembeshin të gjithë armiqtë e popullit të robëruar. Tri vjet me radhë Rumena kryesonte çetën e kaçakëve trim dhe shumë armiq të egër vrau. Por edhe vet Rumena u qëllua nga plumbi i armikut dhe vdiq. Shumë vite pas vdekjes së saj njerëzit nuk kishin dëshirë të besojnë se ajo nuk është ndër të gjallët. Prandaj për trimëri të kaçakëve të tjerë ata treguan se i kishte kryer Rumena. Kishin dëshirë të besojnë, se vasha trime, sypatrembur, plotë joshje dhe hije, akoma mbron popullin e vuajtur. Në tekstet e këngëve popullore shpesh herë hasen motive të ngjashme kushtuara vajzave vojvoda. Zakonisht ato kryesojnë 70 ose 77 trima, me kallpakë të rrasur. Mirëpo, që të vërtetojnë të drejtën e vet të jenë prijëse të këtyre burrave sypatrembur vet ato organizojnë gara. Zakonisht ato lidhin ndonjë unazë, gjerdan ose ndonjë stoli tjetër femrash – byzylyk, në ndonjë peme. “Ai, që do të qëllojë stolinë me plumbin e armës së vet, ai prijësi i çetës do të jetë”. Pa dyshim vasha mund të gjithë në këtë garë dhe kështu ajo afirmon të drejtën e vet të kryesojë çetën e burrave të guximshëm. Shumë janë edhe këngët, në të cilat vajza brumos miellin e bardhë me verdhushkë brenda me kushtin, se “atij që do t’i takohet paraja, ai do të kryesojë çetën”.

Sot dihen jo vetëm emrat, por janë të njohura edhe viset, në të cilët vashat vojvoda kryheshin trimëritë e veta. Në librin “Këngë popullore bullgare” vëllezërit Milladinovi regjistruan këngën për vojvoden Sirma. Për të legjenda tregon, se vite të tëra me radhë ajo e veshur si burrë arriti ta mashtrojë të gjithë burrat e çetës. Në shpjegimet shoqëruese të këngës kushtuar vashës vojvoda Sirma, vëllezërit theksojnë: “Takuam Sirmën 80 vjeçare në qytetin Prilep, territorin e Maqedonisë së sotme. Prej saj dëgjuam për vitet e rinisë. Në dhomën nën jastëkun ajo mbante koburet e plota, ndërsa shpatat i mbante të varura mbi krevatin e vet”. Rada Baraçkina është edhe një personalitet tjetër real. Për të legjenda tregon, se kryesonte çetën e vojvodës Vëllçan, i cili i persekutuar nga armiku ishte i detyruar të braktisë vendin dhe të kërkojë strehim në Rumani. Për vojvodën Borjana gjithashtu ka shumë gojëdhëna popullore. Sipas një kënge, në çetën e saj kishte aq trima, se në lëndinën nën çdo dardhe të pemës kishte pushkë, “nën secilin gjeth – plumb”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD
D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD