Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rruga e vështirë e reformës bullgare të sistemit të pensioneve

Foto: BGNES
Duke kërkuar variantin më të mirë për rritjen e standardit të jetesës së pensionistëve dhe për balancën midis nevojave dhe mundësive, sistemet evropiane të pensioneve vazhdimisht ndryshohen. Ndryshimet provokohen prej proceseve ekonomike dhe tendencave demografike. Kjo mund të thuhet edhe për Bullgarinë. Sot sistemi ynë i pensioneve është para një problemi serioz sepse mjetet nga sigurimet pensione të punuesve nuk mjaftojnë për pagimin e pensioneve. Përveç kësaj barra financiare e shtetit ndaj pensionistëve rritet vazhdimisht. Aktualisht shteti paguan 34% të shpenzimeve për pensione. Më shumë informatë na ofroi ministri social Totju Mlladenov.

“Aktualisht sistemi bullgar i pensioneve nuk është mjaft i qëndrueshëm dhe varret prej buxhetit shtetëror. Gjatë këtij viti në Ligjin për buxhetin e Sigurimit Publik Shtetëror parashikohet transferim nga buxheti shtetëror për mbulimin e mjeteve që nuk mjaftojnë për rreth 1 miliard euro. Për 10 vitet e fundit këto mjete janë rritur 23 herë.”

Pse grumbullohet një deficit aq i madh në Institutin Kombëtar të Sigurimeve?

Një prej shkaqeve është se tri qeveri e pakësuan në mënyrë konsekuente vëllimin e sigurimeve që paguhen nga punëdhënësit. Një shkak tjetër është ekonomia e zezë, në të cilën punojnë shumë bullgarë të pasiguruar, me të cilët punëdhënësit nuk kanë kontrata - domethënë nuk kanë edhe sigurime për pensione. Në sektorin jolegal praktika është që punëtorët të sigurohen mbi bazën e pagës minimale dhe parat e tjetra të pagës të jepen në dorë. Një shkak tjetër për paqëndrueshmërinë financiare të sistemit të pensioneve në Bullgari janë shpenzimet për pensionet e njerëzve me çrregullime. Është kështu sepse për 5-6 vjetet e fundit numri i njerëzve, të cilët marrin pensione të tilla është rritur 6 herë për shkak të legjislacionit në këtë fushë, që jep mundësi për mashtrime. Dhe diçka tjetër – proceset demografike në Bullgari nuk janë të favorshme. Shumë njerëz në moshë të aftë për punë emigrojnë dhe kështu në shtetin tonë me popullsi 7 milionë veta njerëzit që punojnë janë më pak se gjysma. 100 punëtorë paguajnë për 82 pensionistë. Këto procese shqetësuese i bëjnë shumë të nevojshme ndryshimet në sistemin e pensioneve.

Si funksionon aktualisht ky sistem?

Në Bullgari sigurimi i pensioneve është i detyrueshëm, që paguhet prej punëdhënësit, suplementar – për njerëzit e lindur mbas janarit të vitit 1959 dhe sigurim me dëshirë. Burrat dalin në pension kur arrijnë 100 pika (kjo është shuma e moshës dhe stazhit të siguruar), gratë – kur arrijnë 94 pika. Përjashtim prej kësaj rregulle janë njerëzit me të ashtuquajturën “kategori të dytë dhe të tretë të profesioneve”. Këto janë profesione të rrezikshme si minierë, shoferë, punëtorë në metalurgji, në energjetikën bërthamore, pilotë, ushtarakë, policë etj.

Si do të ndryshohet sistemi i pensionimit në Bullgari?

Përgjigja e kësaj pyetjeje do të bëhet e qartë në të ardhmen. Po dihet pozita e qeverisë, e cila tashmë e ka parashtruar në parlament projektligjin e vet. Ai parashikon rritjen e stazhit të sigurimit për pension me 3 vjet. Kështu gratë duhet të punojnë 37 vjet, në vend të 34 vjetëve të parashikuara nga ligji aktual, domethënë deri në moshën 60 vjeç. Burrat në vend të 37 vjetëve do të duhet të punojnë 40 vjet dhe do të dalin në pension kur mbushin 63 vjeç. Rritja e stazhit të siguruar për kategorinë më e përhapur (kategorinë e tretë) do të bëhet gradualisht - çdo vit me një vit. Ndryshime parashikohen edhe për kategoritë e patë e të dytë, mirëpo ato po diskutohen. Përveç kësaj do të rritet kontrolli i dhënies së pensioneve dhe i shumave, në bazën e të cilëve paguhen sigurimet. Kështu shumë njerëz do të dalin nga ekonomia hije dhe do të pakësohet deficiti i buxhetit të Institutit Kombëtar të Sigurimeve.

Projektligji i qeverisë pranohet në mënyrë kontradiktore nga ana e sindikatave, punëdhënësve dhe punëtorëve. Njerëzit shpresojnë se në të ardhmen, si pensionistë, do të marrin mjete, me të cilat do të jetojnë me më pak shqetësime financiare. Para një jave në mënyrë të papritur drejtorja e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Hristina Mitreva ofroi një model tjetër të reformës së pensioneve. Kështu diskutimet po vazhdojnë dhe kjo tregon se reforma po shkon në një rrugë të vështirë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Millka Gerginova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD