Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tendencat elektorale gjatë vjeshtës së nxehtë politike

Mbështetja elektorale për partinë GERB stabilizohet pas vitit të parë të qeverisjes së saj. Këtë e tregojnë të dhënat e studimit kombëtar të Gallup International që u zhvillua nga 30 shtatori deri më 7 tetor. Po të ishin zgjedhjet në fillim të këtij muaji, për partinë në pushtet do të votonin 35,2%, që do të thotë se partia e kryeministrit Bojko Borisov do të kishte mazhorancë absolute në parlament. Për Partinë Socialiste Bullgare në opozitë do të votonin 13,8%, kurse për Lëvizjen për të Drejta dhe Liri – 6,8%. Koalicioni Blu do të merrte mbështetjen e 3% të votuesve, kurse “Ataka” – 2,9%.

Në qeverisjen e partisë GERB Gallup International dallon tri fusha të suksesshme. Lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit vlerësohet lart nga 34%, kurse vlerësimin më të mirë e merr politika e qeverisë lidhur me BE-në. Qeverisja e vendit në tërësi renditet në vend të tretë. Si fusha negative vlerësohen zhvillimi i arsimit, papunësia, gjendja materiale e njerëzve dhe shëndetësia. 20% të të anketuarve janë të mendimit se kjo qeveri punon më mirë se ato të mëparshme. 37% nuk shohin diferencë, kurse 32% mendojnë se situata është më e keqe.

Në studimin e tij Gallut International krahason lëvizjen e rejtingjeve të katër qeverive të fundit dhe të kryeministrave të tyre për 15 muajt e parë të qeverisjes së tyre. Rejtingu është diferenca midis përqindjes së atyre që e miratojnë dhe atyre që nuk e miratojnë një person ose institucion të caktuar.

“Rejtingu i kryeministrit Borisov nga fillimi i qeverisjes së tij ulet gradualisht, por kjo është diçka e zakonshme – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Përvan Simeonov – drejtor i Gallut International. – Një ulje të tillë kemi dhe për tre kryeministrat e mëparshëm. Por modelet janë të ndryshme. Modeli i Bojko Borisovit i ngjan atij të Ivan Kostovit (kryeministri në qeverinë e Forcave të Bashkuara Demokratike, 1997-2001). Kjo do të thotë një start me nivel shumë të lartë dhe një ulje të ngadaltë. Më e madhe është ulja e rejtingut gjatë periudhës analogjike të Simeon Sakskoburggotskit (qeveria e Lëvizjes Kombëtare Simeoni II, 2001-2005). Ai filloi me nivel 62% dhe arriti deri në 2%. Për krahasim – ulja e rejtingut të Bojko Borisovit është nga 52% në 23%, të Ivan Kostovit – nga 27% në 11%. Sergej Stanishev (qeveria e “koalicionit të trefishtë” – Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja Kombëtare Simeoni II dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri, 2005-2009) filloi me nivele më të ulëta – 12% dhe u ul në minus 29%. Rejtingu personal i kryeministrit Bojko Borisov tejkalon shumë atë të kabinetit të udhëhequr nga ai. “Po të vazhdojë të qeverisë në këtë mënyrë, kabineti i Borisovit do të ketë fatin e qeverisë së Kostovit, me një ulje graduale të rejtingut”, prognozon Përvan Stefanov.

“GERB humbi një nga shtyllat e rejtingut të tij, dhe pikërisht rimëkëmbjen ekonomike – thotë Përvan Stefanov. – Tani për tani nuk është e dukshme një rimëkëmbje ekonomike. Përkundrazi, vërehet një rritje e shpenzimeve. Mbetet shtylla e dytë e kësaj qeverisjeje – revizioni moral i veprimeve të qeverive të mëparshme. Pyetja është si do të ndikojnë skandalet si ai me ministrin e brendshëm Cvetan Cvetanov për prejardhjen e paqartë të pronave të tij. Sepse po të humbasë GERB dhe kjo shtyllë, kjo do të thotë se do të humbasë stabilitetin e këmbës së dytë, mbi të cilën rri.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD