Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

45 vjetori i Lidhjes së arkitektëve në Bullgari

Në qendrën e Sofjes u paraqit një ekspozitë kushtuar 45 vjetorit të Lidhjes së arkitektëve në Bullgari
Foto: BTA
Lidhja e arkitektëve në Bullgari është trashëgimtar i shoqërive profesionale-krijuese të krijuar në vitet pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman në vitin 1878. Si dhe të traditës me monumente nga epokat e ndryshme: kisha, manastire, mbeturina prej pallateve dhe kalave, lagje të ruajtura rilindëse me një atmosferë të pa përsëritshme. Pas Çlirimit në vend punohen plane për ndërtimin e qytetit të shumë qyteteve, fillon ndërtimi modern i godinave shoqërore. Fillimisht shfrytëzohet përvoja e të huajve, por shumë shpejt pas kësaj nga jashtë kthehen dhe arkitektët e parë bullgarë të diplomuar aty. Themelet e arsimit të lartë arkitekturor te ne vihen gjatë vitit 1943. Gjatë viteve nxënësit e shkollës arkitekturore vendase punojnë me sukses te ne dhe jashtë shtetit, fitojnë dekorata në konkurse ndërkombëtare. Për 45 vjetorin e vet Lidhja e arkitektëve organizon disa aktivitete . Në fillim të muajit tetor u realizua Pasqyra kombëtare e arkitekturës bullgare, në të cilën morën pjesë mbi 500 projekte. Përpara ditëve u paraqit dhe një ekspozitë e madhe në të hapur në qendër të kryeqytetit - një farë dialogu midis trashëgimisë nga e kaluara dhe ndërtimi modern.

“Ne u japim mundësi qytetarëve të njihen më nga afër me arritjet e arkitekturës dhe njëkohësisht t’i bëhet një analizë kritike asaj që është bërë gjatë viteve të fundit. Praktika kohët e fundit të punohet me copë nuk e kaloi dhe zanatin tonë, i cili ka një histori të afirmuar mijëvjeçare” - sqaron arkitekti Gjeorgji Bakallov, kryetar i Shoqatës së arkitektëve.

© Foto: Veneta Pavllova


Me kalimin e Bullgarisë drejt shoqërisë së lirë të tregut u bëmë dëshmitarë të një kalimi të stuhishëm - më tepër nëpër qytetet e mëdha, rreth bregut të detit dhe në vendpushimet malore. Në disa vende ndërtimi i ri ngushtoi mundësitë për gjelbërim, sheshe për fëmijë, shëtitore. Ky problem, karakteristik dhe për vendet e tjera, qe mes temave të 2 ngjarjeve ndërkombëtare , organizuar nga Lidhja e arkitektëve bullgarë më 25 dhe 26 tetor së bashku me Këshillin e arkitektëve në Evropë: takimi “Arkitektura dhe cilësia e jetës” dhe konferenca “Arkitektura përgjegjëse - sfidë dhe mundësi për profesionin”. “Me rëndësi është të shikojmë se cilat nga aspektet e organizatës dhe të hapësirës qytetare i janë të nënshtruar ndikimit arkitekturor” - tha për Radio Bullgarinë docentja Elena Dimitrova, një përfaqësuese bullgare në grupin e punës “Probleme qytetare” pranë Këshillit të arkitektëve në Evropë. Dhe akoma:

“Disa prej tyre janë të lidhura me organizatën e mjedisit të banesave, me këtë se cilat janë mundësitë të lëvizim në një ose në tjetër drejtim, të komunikojmë në hapësirat publike qytetare, të disponojmë me një mjedis të plotë vlefshëm për arsim, por po kështu dhe për pushim, me mjaft gjelbërim. Në këtë rast bëhet fjalë për një diskutim të madh në grupin e punës “Probleme qytetare” për treguesit, përmes të cilëve mund të masim një mjedis me cilësi jetik, të krahasojmë mjedisin në qytetet e ndryshme, të dimë se drejt çfarë synojmë.”

Sipas arkitektes Elena Ivanova mjedisi me cilësi urban krijohet me respektimin e parimeve shkencore në këtë fushë. Dhe akoma: me një pjesëmarrje aktive të të gjithë të interesuarve: qytetarë, institucione, biznes. Me vizionin shoqëror për këtë se si duam që të jetë qyteti ynë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD