Ka një vend në Sofje, ku pa marrë parasysh motin jashtë, është i nxehtë, plot me buzëqeshje dhe ngjyra, që bien në sy që nga dera e hyrjes, të cilën e rrethojnë lulet e vjeshtës, dhe kalojnë në pikturat e Evgenia Totevës, të vizatuara me gishtërinj. Ky vend, që e mban emrin “Zheni”, është i njohur si një galeri e artit dhe një atelie për terapi nëpërmjet artit. Aty piktorja, që për nga arsimi është teknike ndërtimi, ekspozon veprat e saj, të cilat i vizaton prej 10 vitesh me radhë. Në atelienë, në një atmosferë komode ajo pret miqtë e saj për terapi nëpërmjet artit. Ndër ta ka fëmijë, amvise dhe biznesmenë. Ata i çon dëshira për t’u shkëputur nga jeta e përditshme, për të prekur jetën e artit dhe për t’u shëruar nga stresi. “Terapia nëpërmjet artit në të vërtetë mjekon dhe ky nuk është zbulimi ynë. Ky është një fakt i njohur për njerëzit prej vitesh. Të gjitha llojet e arteve janë si një ilaç për shpirtin. Sepse si e ushqejmë trupin, ashtu dhe shpirtit i nevojitet ushqimi, dhe “fitnes” – thotë Evgenia Toteva.
© Foto: arkiv personal
“Pas njëmbëdhjetë ekspozitave mora guximin të bëjë një qendër të artit më vete. Përveç pikturimit, fillova t’i studioj psikologjinë, filozofinë, terapinë me ngjyra. Qëllimi im është që sa më shumë njerëz të kuptojnë se në një mënyrë mjaft elegante mund të bëjmë “fitnes” të shpirtit. Është shkruar dhe është folur mjaft për ndikimin e ngjyrave mbi emocionet dhe psikikën e njerëzve. Ky ndikim ekziston, sepse një përqindje e madhe e informatës për botën rreth nesh perceptohet nëpërmjet të të parëve. Ngjyrat janë ato, të cilat ndikojnë direkt në vetëdijen tonë. Secila nga ngjyrat e ka frekuencën e vet të dridhjes, që ndikon mbi sistemin nervor. Secilës ngjyrë i përket një tingull i caktuar. Ngjyrat ndikojnë mbi sistemin endokrin të njeriut. Njohja e mirë e terapisë me ngjyra dhe përdorimi i tyre i drejtë është një instrument për përballimin e një sërë sëmundjesh, më tepër të atyre, që rrjedhin nga disbalanca psikike dhe fizike. Në terapinë e artit – në këtë rast – në vizatimin me gishtërinj, përdoren edhe shqisat. Terapeutiku i artit me përvojë mund të bëjë përfundime për statusin emocional të nxënësit të tij madje nga mënyra, sipas së cilës ai vizaton, nga ajo se cilin gisht ose cilët gishtërinj i përdor ai. Ngjyrat dhe format, të cilat riprodhohen gjithashtu janë një burim i informatës për gjendjen shpirtërore të njeriut.”
Çdonjëri vetë vendos sa herë dhe kur të vijë për të vizatuar në atelienë e artit “Zheni”. Dyert e saj janë të hapura për të rriturit dhe po ashtu për kureshtarët e vegjël të artit artistik, sepse: “Secili prej nesh ka ndonjë emocion, të cilin e ruan në ndërgjegjen e vet, thotë Evgenia Toteva. Madje edhe emocioni i mirë, i cili është tepër intensiv, e ngarkon njeriun. Ka gjëra në jetën tonë, të cilat nuk mund të shpjegohen, të tregohen. Ky është “qilari” i jetës sonë dhe është mirë që herë pas here ta rregullojmë atë, të hedhim sendet e vjetra, të cilat nuk na nevojiten, ose të kënaqemi me emocionet e mira, të cilat i kemi harruar.”
Në kohën e fundit në Bullgari u bë fjalë për mundësitë, të cilat aparatura bashkëkohore jep për fotografimin e aurës (fusha elektromagnetike, e cila rrethon si aureolë organizmat e gjallë). Gjithashtu dhe për deshifrimin e sëmundjeve në bazën e interpretimeve me ngjyra të kësaj aure. “Në qendrën e artit njerëzit rikthejnë balancën e tyre energjike. Bashkimi i formave dhe ngjyrave rikthen balancën e humbur dhe e mbush me forcë. Këtë e tregojnë dhe fotografitë e aurës së njerëzve para dhe pas disa seancash me terapinë nëpërmjet artit” – shpjegon Evgenia Toteva.
“Ky ishte qëllimi kryesor i udhëtimit tim deri në Rusi – blerja e një aparati të tillë. Pasi shpeshherë keqpërdoret me nocionin “piktura për mjekim”. Prandaj e bleva aparatin që t’i bëjmë një analizë shkencore punës në qendër. Aparati bën një analizë psikike, fizike dhe emocionale të organizmit të njeriut. Pikërisht kështu punojmë – ose para fillimit të terapisë nëpërmjet artit ose pas seancës së parë ne bëjmë matje. Personalisht mua më intereson statusi i të ashtuquajturave “qendra energjike” – “çakrat”, ku pasqyrohet gjendja jonë shpirtërore. Pastaj shihet se pas një sasie të caktuar seancash, çakrat balancohen dhe njerëzit e ndjejnë këtë – janë më të frymëzuar, të qetësuar dhe të kënaqur. Ky fakt tregon se terapia e artit funksionon. Jo vetëm pikturimi, por edhe terapia nëpërmjet artit është e dobishme për shpirtin dhe emocionet, të cilat mbajnë lidhje direkte me gjendjen tonë fizike. Në përgjithësi qendrën e vizitojnë njerëz, të cilët kanë zgjedhur të bëjnë diçka jashtë mënyrave tradicionale dhe kryesisht njerëz si unë, të cilët mbushen nga kontakti me ngjyrat dhe ndjejnë kënaqësi, duke pikturuar.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..
Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në..