Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java e arkitekturës në Sofje

Prezantimet e hapura në kuadrin e edicionit të tretë të Javës së arkitekturës u zhvilluan në godinën e Banjës së vjetër të Sofjes
Foto: Maria Peeva
Nga data 16 deri më 22 tetor kryeqyteti bullgar ishte mikpritës i edicionit të tretë të festivalit ndërkombëtar për arkitekturën e sotme “Java e arkitekturës në Sofje” (Sofia Architecture Week 2010). Gjatë kohës së tij arkitektë, dizajnerë dhe projektues nga vende të ndryshme evropiane kishin mundësi të diskutojnë probleme aktuale rreth temës “Ne në periferi”. Java e arkitekturës organizohet nga revista “Një” me qëllim të bëhet një platformë për ide dhe një vend takimesh për njerëz të angazhuar me problemet e mjedisit dhe qytetit, si edhe ta ndryshojë mendimin se arkitektura është diçka që ndodhet jashtë njerëzve.

Edicioni i sivjetshëm ishte ndarë në dy pjesë – forum dhe prezantime të hapura. Në kuadrin e forumit u zhvillua një konferencë dyditore ndërkombëtare me arkitektë dhe kritikë të njohur. Ata prezantuan punën dhe projektet e tyre të fundit. Ndër temat e diskutimit ishin arkitektura e sotme, shfrytëzimi i ndërtesave nga periudha e komunizmit, zhvillimi i qytetit, mundësitë për financim të projekteve të mëdha, ndërtime me forma dhe materiale të reja etj.
Anila Gjika paraqiti projektet e organizatës “Co-PLAN”

Pjesa e dytë e festivalit “Java e arkitekturës në Sofje” u mbajt në godinën e Banjës së vjetër të kryeqytetit, në të cilën u zhvilluan prezantime, ekspozita dhe diskutime mbi temën “Periferia është atje, ku unë nuk jam”. Qëllimi i tyre ishte ndryshimi i konceptit “periferi” në kuptimin social dhe gjeografik. Theksi i programit ishin prezantimet e projekteve të arkitekturës nga Estonia, Shqipëria, Rumania, Turqia dhe Amerika Latine. Publiku u njoh me strategji të suksesshme për integrim të strukturave joformale, që u ndërtuan në periferitë e qyteteve të mëdha gjatë viteve të fundit.

Zhvillimi i arkitekturës së re në Shqipëri ishte prezantuar nga organizata jofitimprurëse “Co-PLAN” dhe studioja e arkitekturës AGENCY. Për të dëgjuar mendimet e përfaqësuesve të këtyre organizatave Anila Gjika dhe Ersela Kripa për projektet e tyre të fundit klikoni AUDIO.
Ersela Kripa dhe Stephen Mueller – themelues të studios së arkitekturës AGENCY prezantuan projektin e tyre “Estetika në shërbim të kombit” (Nation Building Aesthetics)
По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD