Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nesebër pas përfundimit të stinës turistike

Foto: arkiv
Jemi mësuar të shkojmë në det gjatë verës. Në të vërtetë atëherë gjithçka shkëlqen, uji pasqyron rrëzat e diellit, rëra është e nxehtë dhe tërheqëse, hotelet janë pot me turistë që flasin gjuha të ndryshme. Në fillimin e vjeshtës sikur një dorë e padukshme e mbyll derën e bregdetit dhe po fillojmë të presim verën e ardhshme. Dhe kështu humbim diçka shumë të vlefshme – takimin me detin vjeshtak. Një prej vendpushimeve më të bukura në bregdetin bullgar është qyteti Nesebër, një qytet me histori të pasur që prej epokës së Antikitetit. Zëvendëskryebashkiakja për kulturën, arsimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar Eli Kollarova na tregoi për ngjarjet interesante në Nesebër pas përfundimit të stinës turistike.

“Vjeshta në Nesebër ka një magjepse të veçantë. Një atraksion i kësaj kohe të vitit është kthimi i barkave nga peshkimi. Peshk i freskët, i sapo nxjerrë nga deti ofrohet në restorantet e vogla e të këndshme kudo në qytet. Është interesante që të vizitohet Muzeu arkeologjik ose e kisha “Shën Stefan”. Ndryshe nga vera, kur rrugët e qytetit janë mbushur plot e përplot me njerëz, tani është e qetë dhe e këndshme. Njeriu mund të sorollatet rrugicave piktoreske të qytetit të vjetër, të vizitojë kishat e shumta dhe të ndiejë atmosferën e papërsëritshme të Nesebërit të vjetër. Me siguri një nga vendet më të bukura është rruga që kalon buzë detit. Këtu në restorantet dhe kafenetë mund të njihet atmosfera e qytetit të vogël detar.”

Sipas zonjës Kollarova, në të vërtetë ia vlen që njeriu të vizitojë ndonjë prej këtyre restoranteve e të shijojë specialitetet e peshkut, të gatuara sipas recetave vendëse. Nuk është e rastit se njerëzit që punojnë në bashki kanë ide që ta ndihmojnë turizmin gastronomik me krijimin e një karte gastronomike të qytetit. Një ide tjetër interesante është që të zhvillohet turizmi i dasmave. Është fakt se gjithnjë e më shumë njerëz të rinj e zgjedhin Nesebërin për vendin ku dëshirojnë ta organizojnë martesën e vet. Për shembull më 10 tetor të këtij viti (10.10.2010) në qytet u zhvilluan një varg dasmash (ndoshta për shkak të grumbullimit të të njëjta shifrave në datë). Kjo është vetëm një pjesë e përpjekjeve të administratës së qytetit që ta bëjë Nesebërin një vend gjithnjë e më tërheqës për turistët gjatë katër stinëve të vitit. Dita e Shën Nikollës, e cila shënohet më 6 dhjetor është një nga festave të qytetit dhe gjithashtu tërheq shumë mysafirë nga shteti sepse atëherë organizohen shumë festivale dhe ngjarje interesante. Turistët vizitojnë edhe qytezat e vogla detare në rajonin e Nesebërit. Zonja Kollarova na tregoi për disa prej tyre:

“Vjeshta është e përshtatshme për vizita në kishat e vogla afër vendbanimit detar Shën Vllas. Kjo është një vend shumë i bukur, ku turistët janë afër detit dhe në të njëjtën kohë kënaqen me peizazhin malor. Natyra i ka bërë një dhuratë këtij rajoni me shpatat e malit Ballkan, të cilat e mbrojnë vendin nga erërat veriore. Kështu klima bëhet shumë e përshtatshme për njerëzit, të cilët kanë probleme të aparatit frymëmarrës. Këtu afër ndodhet dhe fshati Kosharica që është zona e vilave të Nesebarit. Ne shënojmë të gjitha festat krishtere dhe vendase me organizimin e ngjarjeve të ndryshme.”

Nesebëri është interesant edhe me këtë se ndodhet në një ishull të vogël në det. Një istëm me gjatësi 400 metra e lidh ishullin me pjesën e re të qytetit. Një shëtitje të këndshme përgjatë këtij istmi jep mundësi që të shikohet mulli i vjetër, i cili ndodhet në mes të rrugës që i lidh dy pjesët e qytetit. Nesebëri është shpallur për rezervat arkitektural dhe është përfshirë në listën e UNESKO-s për trashëgimi kulturore botërore.

Gjatë tërë vitit zbulimet arkeologjike nga Lashtësia, kishat e Mesjetës dhe shtëpitë rilindëse u ofrojnë turistëve një takim interesant me historinë dhe kulturën bullgare. Romantika e Nesebërit vjeshtak është diçka që lë kujtime të paharrueshme dhe dëshirë që të kthehesh përsëri në këtë vend të bukur të bregdetit bullgar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD