Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në nismën evropiane për dialog mes brezave

Më se 100 përfaqësues të biznesit, të mjediseve akademike, të institucioneve publike, studentë dhe nxënës morën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Biznesi – makina për para ose ura mes brezave”
Foto: Junior Achievement
Me një tryezë të rrumbullakët me temë “Biznesi – makina për para ose ura mes brezave” në Sofje filloi nisma e parë për nga lloji i vet për inkurajimin e dialogut mes brezave “What If”. Themeluesi i saj është zoti Mateo Bonifaço, anëtar i Zyrës së këshilltarëve politikë pranë Komisionit Evropian. Bullgaria është e para nga 12 shtetet evropiane, në të cilat do të zhvillohen diskusione për përpunimin e politikave të reja dhe projekte të lidhura me zhvillimin e dialogut mes brezave të ndryshme. Organizata joqeveritare “Junior Achievement”, e cila është partnere dhe bashkorganizatore e ngjarjes vendosi ta bashkojë temën me sipërmarrjen. Në shtetet e tjera do të diskutohen probleme si e ardhmja e shtetit social, arsimi, mjedisi, sistemi shëndetësor, në kontekstin e sigurimit të drejtësisë për të gjithë brezat. Qëllimi është që të formulohen këshilla konkrete, të cilat do të paraqiten para Komisionit Evropian, me qëllim që të aplikohen në nivel vendas. Më se 100 përfaqësues të biznesit, të mjediseve akademike, të institucioneve publike, studentë dhe nxënës morën pjesë në tryezën e rrumbullakët, e cila u zhvillua në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore. Pjesëmarrësit ishin ndarë në tri grupe. Ishin diskutuar tema si mbështetja e të rinjve në arritjen e mjedisit të mirë pune ose në fillimin e biznesit të vet, krijimi i kushteve të përshtatshme për dialog midis të rinjve dhe të rriturve. Çdo një grup kishte propozime të veta, të cilat do të mblidhen shkurtimisht dhe do të paraqiten para Komisionit Evropian bashkë me propozimet e pjesëmarrësve nga shtetet e tjera evropiane. Kështu për shembull ishte bërë propozimi për inkurajimin e partneritetit mes biznesit dhe arsimit.

“Propozimi ynë konkret ishte që të ketë lidhje midis subvencionimit shtetëror për institucionet arsimore dhe tërheqjen e subvencionimeve private – shpjegoi Cvetelina Taneva, moderatore e grupit të parë. Ofrojmë që shkollat dhe universitetet, të cilat tërheqin subvencione nga ana e biznesit real dhe e administratës publike të marrin më shumë para edhe nga ana e shtetit. Është e rëndësishme gjithashtu që kompanitë të inkurajohen të dërgojnë specialistët e vet në institucionet arsimore. Mendojmë se një inkurajim i mirë për këtë mund të jetë lehtësimi tatimor.”

Pjesëmarrësit në grupin e dytë të diskutimeve ofrojnë organizimin e një konkursi kombëtar “Ura mes brezave”, në të cilin do të marrin pjesë kompani të ndryshme. Do të zgjidhjen kompanitë, të cilat stimulojnë më shumë dialogu mes brezave ndër punonjësit e tyre dhe do të botohet një doracak me këshilla dhe praktika të mira në këtë fushë. Prapambetja e punonjësve më të rritur në sferën e teknologjive të larta, gjuhët e huaja dhe përparimi në sisteme të ndryshme ekonomike janë ndër shkaqet kryesore për prishjen e dialogut midis brezave – këto janë konkluzionet e grupit të tertë të diskutimit.
“Ne ofrojmë projekte, të cilat janë lidhura me rizbulimin e vlerave dhe aftësive të njerëzve të rritur – tha Cvetelina Stojanova – moderatorja e grupit të tretë. – Bëhet fjalë për projekte, të cilat stimulojnë shkëmbimin e përvojës midis më të rinjve dhe më të rriturve. Ka një tendencë të rilindjes së interesit të të rinjve për gjërat, të cilat i dinë më të rriturit. Për shembull ne do t’i mësojmë të punojnë në kompjuter, ata do të në mësojnë si bëhet byrek. Ofrojmë projekte për përsosjen e të rriturve – për përsosjen e aftësive të tyre të komunikimit, trajnime të lidhura me IT teknologjitë, kurse për përvetësimin e gjuhëve të huaja. Do t’i ndihmojmë të përvetësojnë gjuhë pa hequr dorë.”

Kryebashkiakja e Sofjes zonja Jordanka Fandëkova shpalli përkrahjen e vet personale dhe profesionale duke vërë firmën e parë mbi certifikatën ndërkombëtare “What If” për inkurajimin e dialogut midis brezave. Certifikata do të firmoset edhe nga kryebashkiakë dhe ministra në të gjithë shtetet e tjera mikpritëse të nismës.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD