Dikur shqiponja mbretërore ka qenë një nga shpendët grabitqarë më të përhapur në Bullgari. Jo rastësisht në përfytyrimet e popullit ajo është simbol i fuqisë dhe fitores. Prandaj në vazhdim të viteve ajo u bë simboli i Bullgarisë. Fatkeqësisht gjatë viteve të fundit popullimi i saj në Evropë pakësohet shumë si rezultat i urbanizimit dhe veprimtarisë njerëzore. Që të alarmojë për fatin e këtij lloji të kërcënuar, Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve organizoi një ekspozitë fotografike në metronë e Sofjes në kuadër të projektit evropian LIFE+ për ruajtjen e shqiponjës mbretërore, e cila do të zgjatet deri në fund të këtij viti. “E bëmë ekspozitën në metro që të mund secili që kalon, të njihet me historinë e këtij lloji të kërcënuar”, tha Teodora Petrova nga Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve.
“Ekspozita përbën një fotoreportazh me 20 fotografi të autorëve bullgarë dhe të huaj. Në to tregohet në mënyrë interesante për shqiponjën mbretërore dhe çfarë bëhet mbi projektin LIFE+ të BE-së për ruajtjen e këtij shpendi. Kështu njerëzit shohin se çfarë përpjekje bëjmë për ruajtjen e llojit dhe gjithashtu si vetë ata mund të ndihmojnë për këtë. Shumë njerëz na telefonojnë, vizitojnë sajtin tonë, na shkruajnë. Prandaj vumë një tablo të posaçme, ku përshkruam si mund të na ndihmojnë si vullnetarë ose të përfshihen në organizatën tonë. Të rinjtë janë shumë aktivë, interesohen për temën dhe kanë dëshirë të ndihmojnë, përfshi si vullnetarë.”
Vendi i ekspozitës nuk është zgjedhur rastësisht, ai ndodhet afër një vendi emblematik për banorët e kryeqytetit – Ura e shqiponjave. Figurat e katër shpendëve që e zbukurojnë urën janë pikërisht shqiponja mbretërore. Sipas monitorimit të Shoqatës bullgare për mbrojtje të shpendëve në kuadër të projektit LIFE+ në Bullgari kanë mbetur 25 çifte. Projekti filloi gjatë vitit të kaluar dhe do të vazhdojë deri në vitin 2013. Partnerë janë Shoqata mbretërore për mbrojtje të shpendëve në Britaninë e Madhe, Shoqata ornitologjike hungareze, Parku kombëtar Ballkani Qendror dhe Fondi për florën dhe faunën e egër.
“Një nga shkaqet kryesore për pakësimin e këtij lloji si te ne, ashtu edhe në botë, janë ndryshimi i mënyrës sonë të jetesës dhe përdorimi i shumë lëndëve kimike veçanërisht në bujqësi, tregon Teodora Petrova. Kështu shpesh herë këta shpendë helmohen. Rrjeti elektrik gjithashtu shkakton incidente, si edhe gjahtarët e paligjshëm. Në saje të projektit tonë, i cili përfshin vëzhgim me satelit të shqiponjave mbretërore, sivjet u vumë transmetues satelitorë 14 shpendëve të rinj. Kështu ndjekim në kohë reale se çfarë ndodh me ta. Nga vëzhgimet tona kuptuam se pikërisht këto janë shkaqet kryesore për vdekshmërinë e shqiponjave. Urbanizimi dhe në tërësi prania njerëzore gjithashtu është një faktor për pakësimin e llojit. Pikërisht për këtë shkak Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve merr masa në këtë drejtim, duke mbrojtur çiftet më të kërcënuara, duke i ushqyer gjatë stinës së dimrit që t’i ndihmojnë të mbijetojnë.”
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..