Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forumi i dytë ndërkombëtar i grave sipërmarrëse

“Gratë gjithmonë shlyejnë borxhet e veta, ato janë më fleksibile dhe reagojnë më shpejtë”. Kështu Juliana Minçeva, anëtare e Këshillit Drejtues të Asociacionit të Grave Sipërmarrëse, i karakterizoi gratë që merren me biznes. Kjo u bë në Forumin e dytë ndërkombëtar të grave sipërmarrëse, i cili u zhvillua në Bullgari. Qëllimi i forumit ishte që të analizohen mundësitë për përforcimin e lidhjeve midis grave të biznesit në nivel rajonal, kombëtar dhe botëror. Para përfaqësueseve të biznesit nga Italia, Britania e Madhe, Franca dhe Austria kryetarja e Parlamentit bullgar Cecka Caçeva tha se ajo është gruaja e parë në këtë pozitë në historinë 132 vjeçare të Parlamentit tonë.

“Me çfarë pjesëmarrja e grave në politikë dhe në biznes ndryshohet nga pjesëmarrja e burrave – vazhdoi zonja Caçeva. – Mënyra e mendimit të grave ndryshohet nga mënyra e mendimit të burrave dhe kjo na jep përparësi. Ne ofrojmë zgjidhje innovative të problemeve. Kjo është e rëndësishme në një periudhë të krizës, kur zgjidhjet tradicionale dhe formulat e njohura nuk japin rezultate të mira. Gratë - lidere mund të shikojnë përmes vështrimit të shumicës, e cila ua jep resursin e pushtetit.”

60 mijë janë gratë sipërmarrëse në Bullgari dhe 63% prej tyre janë me arsim të lartë. Kjo e përbën një të tretën e biznesit bullgar. Një analizë e Dhomës Tregtare dhe Industriale të Bullgarisë tregon se gratë në biznes janë më të re, më të arsimuara dhe me mënyrë më moderne të mendimit në krahasim me burrat. 62% të grave fillojnë të bëjnë biznes me para të veta dhe qëllimi i tyre është realizimi personal.

Me çfarë ndryshohen gratë që merren me biznes nga burrat në këtë fushë?

“Gruaja është më e ndjeshme dhe i kupton më mirë problemet e nëpunësve të vet - problemet sociale ose familjare – komentoi Juliana Minçeva – anëtare e Këshillit Drejtues të Asociacionit të Greve Sipërmarrëse në Bullgari. – Gruaja shikon më përpara në të ardhmen dhe është më etike në biznes.”

Po jetojmë në një “botë të burrave”. Çfarë humbin gratë, të cilat merren me biznes?

“Në procesin e emancipimit gratë sikur humbasin një pjesë prej tipareve të veta, mirëpo nuk mund të kthehemi prapa – është kategorike Juliana Minçeva. – Gratë ngarkohen me shumë gjëra – ato punojnë siç punojnë burrat dhe në të njëjtën kohë vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre në shtëpi dhe në familje. Nëse humbin lidhjen me fëmijët e veta apo marrëdhëniet në familje prishen negativat mbeten për llogari të tyre.”

Atëherë pse po zgjerohet “familja” e grave që merren me biznes?

“Në jetën bashkëkohore nuk është e mundshme që gruaja të mos punojë – mendon Juliana Minçeva. – Në të kaluarën menduam se gjatë periudhës së tranzicionit do të shfaqet përsëri grupi social i amvisave, por kjo nuk u ndodh. Ky grup pothuaj u zhduk. Gruaja punon jo vetëm për shkak të faktorëve sociale dhe ekonomike, por edhe për shkak të arsimit të saj. 63% prej tyre janë me arsim të lart – kjo është më se përqindjen e mesme për Evropën. Një grua me arsim të lart ka nevojë të shënojë suksese në fushën profesionale, jashtë shtëpisë. Kështu gruaja bashkëkohore vetë ngarkohet me shumë detyrime.”

A është e vërtetë se gratë punojnë më mirë në kohën e krizës?

“Po, punojnë më mirë sepse janë më të zhdërvjellëta, më të shpejta dhe reagojnë dhe veprojnë në mënyrë jo standarde – mendon sipërmarrësja. Burrat punojnë më mirë kur nuk ndodhen në situata jo të zakonshme, ata mendojnë më mirë në plan afatgjatë, deri sa gratë janë më operative. Gruaja bullgare, e cila merret me biznes mendon shpejt, ka cilësi dhe tashmë është sprovuar vetveten në aspekt ndërkombëtar.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria veriore është më e kërcënuar nga përmbytjet

Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..

botuar më 24-09-08 10.15.PD

Haskovo tërheq adhuruesit e betejave airsoft dhe përjetimeve emocionuese me rastin e festës së qytetit

Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..

botuar më 24-09-07 7.30.PD

Një festival ekologjik në Ellhovo prezanton ushqim të pastër nga fermat në rajon

Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..

botuar më 24-09-06 5.25.PD