Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristalina Georgieva: “Solidariteti është vlera më e madhe, të cilën ne, evropianët, e mbajmë në zemrat tona”

Foto: Diana Çepisheva
Për herë të dytë me radhë njohjen “Komisioneri evropian i vitit” e mori një bullgare. Sivjet emri i saj është Kristalina Georgieva dhe ajo përgjigjet për bashkëpunimin ndërkombëtar, ndihmën humanitare dhe reagimin në raste krizash. Ajo mori edhe një njohje tjetër – “Evropiani i vitit”. Këto njohje jepen çdo vit që nga viti 2001 nga lexuesit e gazetës për politikë evropiane “European Voice”.

Për anëtarësinë e vet tri vjeçare në BE Bullgaria tashmë ka dy komisionere evropiane, puna e të cilave ishte cilësuar aq lartë nga lexuesit e kësaj gazete dhe kjo mund të thuhet se është rekord. Në vitin 2008 ish komisionerja për mbrojtjen e konsumatorëve Meglena Kuneva u bë Eurokomisionerja e vitit. Kjo tregon se potenciali njerëzor i shtetit tonë është i madh dhe se kemi dhënë një kontribut të konsiderueshëm për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta evropiane.

Kristalina Georgieva është vetëm një nga gratë, të cilat kohët e fundit zunë poste të larta në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Këtu duhet përmendur emrin e zonjës Irina Bokova, e cila u bë gruaja e parë që u bë drejtore e UNESKO-s. Jo në vend të fundit mund të përmendim emrin e presidentes së Brazilisë Dillma Rusev, e cila është bija e një emigranti bullgar.

Nominimi për komisionere evropiane të Kristalina Georgievës ishte motivuar nga autoriteti dhe dituritë, të cilat ajo shfaqi në kohën e kazave pas tërmetit në Haiti dhe përmbytjeve në Pakistan. Dhe në të vërtetë ajo e zuri këtë post në një vit shumë të vështirë, plot me ngjarje dramatike në tërë botën, kur solidariteti dhe ndërhyrja urgjente ishin me rëndësi të madhe.

Pas dorëzimit të çmimit eurokomisionerja bullgare dha një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare: “I falënderoj shumë qytetarët evropianë për këtë se e vlerësojnë dhe e mbështetin veprimtarinë humanitare në kushte të krizës. Tetë nga çdo dhjetë evropianë e përkrahin veprimtarinë e punonjësve humanitarë. Edhe atyre duhet t’u shprehim falënderime për këtë që e bëjnë për njerëzit të cilët kanë nevojë për ndihmë. Evropa e bashkuar është ndërtuar mbi një tragjedi të madhe – rikujtoi zonja Georgieva. – Luftërat janë ato, të cilat na detyruan të bashkohemi dhe solidariteti është vlera më e madhe, të cilën ne, evropianët e mbajmë në zemrat tona. Këtë se ne mund t’i ofrojmë mbështetje njerëzit në botë, të cilët kanë nevojë për ndihme, tregon se Evropa është e fortë. Tani, kur ka shumë shqetësime të lidhura me ekonominë evropiane, ky çmim tregon se evropianët jemi të bashkuar dhe se vlerat tona janë të fuqishme.”

Sipas redaktorit të gazetës “European Voice” votimi për zonjën Georgieva ka treguar se BE-ja mbetet një lojtar global, posaçërisht duke folur për ndihmë humanitare dhe veprime në situata krizash.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të mbijetosh vështirë, apo si të plakesh me dinjitet me një pension bullgar

Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara, thotë psikiatri dr. Vlladimir Simov, i cili prej shumë vitesh e ushtron profesionin e tij jashtë..

botuar më 24-10-14 7.20.PD

Fantazitë e kungujve në Sevlievo

Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..

botuar më 24-10-12 7.45.PD

Një bullgar fitoi titullin "Sandviçi më i mirë" nga European Street Food Awards në Gjermani

27-vjeçari Cvetan Ivanov-Çoni - fitues i European Street Food Awards, konkursi i ushqimit në rrugë Bulgaria mori titullin "Sandviçi më i mirë" në finalen e garës evropiane në Saarbrucken të Gjermanisë, në konkurrencën e pjesëmarrësve nga 17 vende,..

botuar më 24-10-11 6.32.MD