Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në fund të këtij viti Bullgaria do t’i plotësojë të gjithë kushtet teknike për anëtarësi në Shengen

Sipas ekspertit Hans Gerhard Goering zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Shengenit në Bullgari është momenti final i aderimit në BE
Foto: arkiv personal
Para 25 vjetëve në fshatin e vogël të Luksemburgut Shengen 5 shtete evropiane nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës qytetarët e këtyre shteteve mund të kalojnë lirisht kufijtë e përbashkët pa kontrollim kufitar. Kështu Belgjika, Gjermania, Luksemburg, Franca dhe Holanda vunë themelet e projektit ambicioz “Evropa pa kufij”. Bullgaria pret që gjatë marsit të vitit 2011 të aderohet në ashtuquajturën “Hapësirë Shengen”. Për këtë shteti ynë përgatitet që para aderimit tonë në BE.

Që nga viti 2007 eksperti gjerman Hans Gerhard Doering është këshilltar i ministrit bullgar të punëve të brendshme në lidhje me aplikimin e Marrëveshjes së Shengenit në Bullgari. Sipas autoriteteve bullgare shteti ynë do t’i plotësojë kriteret teknike për anëtarësi në Hapësirën Sjhengen deri në fundin e këtij viti. Por sipas Francës, Bullgaria dhe Rumania akoma nuk janë gati për këtë hapë, njoftoi javën e kaluar France Press. Parisi është i mendimit se duhet të presim deri në verën e vitit 2011 – diçka që përkrahet edhe nga qeveria e djathtë konservative e Holandës. Sipas ekspertit gjerman Hans Gerhard Doering kjo pozitë nuk është e pranueshme:

“Politikanë nga shtete perëndimore, si për shembull Franca dhe Holanda, shpesh pohojnë se Bullgaria nuk mund ta mbrojë kufirin e jashtëm të BE-së. Unë nuk mendoj kështu”, tha Hans Gerhard Doering, i cili që nga viti 2007 mbikëqyr në mënyrë të drejtpërdrejtë përgatitjen e Bullgarisë për anëtarësi në Hapësirën Shengen. Dhe vazhdoi: “Tashmë 7-8 vjet Policia Federale e Gjermanisë e trajnon intensivisht Policinë kufitare bullgare dhe sot jam i bindur se autoritetet bullgare janë të përgatitura në mënyrë shumë të mirë. Bullgaria mund të krenohet me një polici moderne kufitare.”

Pavarësisht se kriteret teknike për anëtarësi do të plotësohen deri në fundin e këtij viti, vendimi politik i BE-së mund të pritet jo më herët se marsi i vitit 2011.
“Nga pikëpamja juridike kjo s’ka të bëjë me Marrëveshjen e Shengenit sepse Bullgaria u aderua në të akoma me hyrjen e vet në BE. Pak janë ata, të cilët e dinë këtë dhe shpesh njerëzit shprehen në mënyrë jo të drejtë. Marrëveshjes së aderimit të Bullgarisë në BE i është bashkëngjitur një protokoll, në të cilin është shkruar se vetëm disa aspekte të Marrëveshjes së Shengenit, si për shembull heqja e kontrollit kufitar dhe e vizave, kërkojnë një vendim suplementar. Pikërisht këtë vendim po e pres Bullgaria, sepse shteti ka plotësuar të gjithë kriteret teknike. Shumë urdhra të tjera të Marrëveshjes së Shengenit tashmë zbatohen nga Bullgaria” – pohon Doering. Për shembull, implementimi i sistemit informativ të Marrëveshjes Shengen, i cili është një regjistër online për hetim. Që nga fillimi i nëntorit Bullgaria është pjesë e këtij sistemi informativ. Kjo do të thotë se autoritetet bullgare mund të punojnë me të. Sipas ekspertit Doering starti i sistemit informativ të Marrëveshjes Shengen në Bullgari ishte shumë i suksesshëm.

“Për këtë periudhë të shkurtër që nga 6 nëntori kemi 56 arestime, 81 mohime për lëshimin e vizave, 38 janë automjetet e gjetura. Për ne kjo është një sukses i padyshimtë dhe provë e mjaftueshme për përgatitjen e mirë të shërbimeve bullgare.”

Për Hans Gerhard Goering zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Shengenit në Bullgari ka edhe një aspekt tjetër krejt emocionues: “Ky është momenti final i aderimit në BE. Derisa ushtrohet kontrolli kufitar Bullgaria do të vazhdojë të ndihet si një shtet anëtare të BE-së i kategorisë së dytë. Bëhet fjalë edhe për emocione, edhe për mundësinë që të udhëtosh në Evropë pa kufi.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Vesella Vlladkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNR - Kërxhali

Në fshatin e Kushllës të Rodopeve - mbretëria e mumios

Diku në rrëzë të Rodopeve Lindore, vetëm 100 metra nga kufiri ynë me Greqinë, ndodhet fshati Kushlla. Jo shumë kohë më parë - në vitet 1970 - popullsia e fshatit numëronte mbi 300 njerëz, por sot këtu jetojnë vetëm 22 pensionistë, thotë kryetari Sevdalin..

botuar më 24-05-15 7.30.PD

Shkencëtarët bullgarë dhe të huaj diskutojnë gjuhën bullgare në vendin tonë dhe në mbarë botën

Konferenca e vjetore Ndërkombëtare e Institutit të Gjuhës Bullgare “Prof. Ljubomir Andrejçin” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Sofje. Sipas traditës, forumi shqyrton arritjet dhe tendencat në fushën e studimit të..

botuar më 24-05-15 6.05.PD

Cila është procedura për marrjen e shtetësisë bullgare?

Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës. E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi..

botuar më 24-05-11 8.40.PD