Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buka dhe vera

Buka dhe vera janë pjesë e detyrueshme të të gjitha riteve popullore
Foto: BGNES
Buka dhe vera janë simbole kryesore të fesë së krishtere, pjesë e detyrueshme të të gjitha riteve, që shoqërojnë Kungatën e Shenjtë, ceremonitë kishtare e pagëzimit, martesës, varrimit. Shumë kohë para se të pranohet feja e krishtere buka dhe vera ziheshin vend të rëndësishëm edhe në ritet pagane karakteristike për trojet bullgare. Edhe pas pranimit të fesë së krishtere populli vazhdoi të bëjë ritet, duke ruajtur simbolikën e tyre. Edhe më sot buka dhe vera janë elementet kryesore dhe më të përdorura gjatë riteve më të rëndësishme dhe momenteve më të vlefshme në jetën e njeriut.

Në shërbimet fetare buka dhe vera quhen “evharistija”. Fjala vjen nga greqishtja dhe do të thotë mirënjohje. Në fenë e krishtere buka dhe vera janë simbolet materiale të Krishtit. Siç shkruhet në tekstet biblike, gjatë Darkës së Madhe Jisu iu dha nxënësve bukë dhe verë duke thënë, se ato janë mishi dhe gjaku i tij. Kungata e të krishterëve përbën një kafshatë buke dhe disa pikë vere, domethënia e së cilës është se njeriu kungohet me mishin dhe gjakun e Krishtit. Kështu mendohet, se njeriu përjeton vuajtjet e vet Shpëtimtarit. Shprehja simbolike e përjetimit haset dhe në shumë rite pagane. Në trojet tona, që nga koha më e lashtë buka dhe vera shfrytëzohen për kulte të ndryshme. Ato janë pjesë e sakrificës, siç populli e quan ushqimet dhe sendet, të cilat u jepen dhuratë hyjnive mitike nga bota e padukshme. Llojet e bukëve të ritit të përshkruara nga shkencëtarët etnografë janë të pafundme. Dimitër Marinovi është njeri nga etnografët e parë bullgarë, të cilët i kushtuan një vëmendje speciale llojeve të ndryshme të bukës, mënyrës së përgatitjes së tyre dhe zbukurimeve të llojllojshme. Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX ky etnograf i njohur bullgar bredhi anë e mbanë trojet e vendit. Gjatë kësaj ekspedite të vet, ai fotografoi dhe përshkroi qindra lloje pogaçe, pite, kulaçe, buke. Edhe vet ai shfaqte dëshirë të brumosë dhe të zbukurojë bukët. “Si qëndisjet dhe zbukurimet e veshjeve, ashtu edhe ojnat dhe figurat e bukëve të ritit përbëjnë një art special.” Kështu shkruan etnografi Dimitër Marinov. “Ato zbukurime tregojnë gëzim, forcë, mirëqenie, jetë, shëndet, hare, dashuri.” I preokupuar thellë nga respekti i bullgarit ndaj bukës si ndaj një gjëje të shenjtë, në studimet e veta Dimitër Marinovi i kushtoi një vëmendje speciale zbulimit dhe ruajtjes së traditës.

Zbukurimi special është i detyrueshëm për bukën e ritit. Në varësi të festës, që shoqëron, pranë bukës vihet mjaltë ose kripë. Buka e ëmbël është për ato zakone, në thelbin e të cilëve është bashkimi dhe përfshirja njerëzore. Për shembull në rast lindjeje të fëmijës, kur foshnja bën hapat e parë e kështu me radhë. Atëherë pogaçet lyhen sipër me mjaltë. Me bukë të ëmbël dhe me mjaltë pritet nusja e re në shtëpinë e vjehrrit dhe vjehrrës. Bukë, verë, mjaltë dhe barna vihen edhe mbi flamurin dasmor. Buka simbolizon pjellorinë dhe prodhueshmërinë, vera – dashurinë dhe mirëkuptimin.

Që të zbulojmë opinionin tradicional të bullgarit për bukën dhe verën, duhet të dimë më shumë për teknologjitë e vjetra të përgatitjes së tyre. Buka brumoset nga mielli, ndërsa rruga e prodhimit të tij është shumë e gjatë. Në krijimtarinë popullore kjo rrugë përshkruhet në mënyrë tepër interesante, me të nxjerrë në fund konkluzionin dhe mësimin e përshtatshëm. Një nga përrallat më të dashura dhe më të përhapura popullore bullgare për kokrrën e grurit është tepër interesante. Ajo u tregohej fëmijëve nga gjyshet e tyre përderisa pritnin që buka e pjekur të ftohet. Ja se çfarë thuhet në këtë përrallë. Fara e grurit u formua në një kalli të mbushur me kokrra të vogla. Kur erdhi koha kokrrat u shkoqën nga kalliri. Kështu pas shirjes, së bashku me kokrrat e tjera, fara e vogël mbushi hambarët. Gjatë vjeshtës fara, sepse ishte e shëndoshë dhe e mirë, u zgjodh për mbjellje. Kështu ajo prapë nisi te fusha. Mirëpo gjatë tërë rrugës ajo mendonte: “Si prapë do të kthejë në dhe? A nuk do të vdesë pasi do të hyjë në të?” Edhe farat e tjera trembeshin nga dheu i errët dhe i ftohtë. Mirëpo, pas reshjeve të para të bollshme të vjeshtës nga thelbi i tyre mbinë filizat e njoma të gjelbra, të cilat me guxim dolën drejt të kërkojnë dritën dhe ngrohtësinë. Gjatë verës prej tyre rritën kallinj të fortë dhe shëndosh. E korrën, e shirën, e bluan. Kështu nga fara e vogël u bë mielli, nga i cili gjyshja brumosi një bukë të shijshme për nipat. Nga kjo përrallë, fryt i gjeniut popullor, del konkluzioni, se durimi është një nga virtytet kryesore të njeriut. Dhe gruri është një nga shembujt më të mirë natyror të durimit dhe qetësisë.

Gruri nuk është në dobi të njeriut, në se ai nuk di, si ta mbjell atë sipas rregullave, ta rritë dhe ta mbledhë nga fusha dhe mezi pas kësaj të brumosë bukën prej tij. Prandaj edhe buka është një nga shembujt më të fortë dhe më të fuqishëm të hapësirës së përvetësuar prej njeriu dhe të individualiteteve të frenuara. Krahas kësaj buka është një simbol i energjive të transformuara natyrore, që mbajnë në vet veten mirëqenie materiale dhe bashkim shpirtëror.

Në një mënyrë të ngjashme respektohet edhe vera. Edhe ajo kalon një rrugë të gjatë para se të bëhet pije. Vera prodhohet prej shumë kokrra të vogla. Të mbledhura së bashku në vile, ato mbajnë në vet veten një forcë të madhe. Pa bukë dhe verë nuk mund të kryhet asnjë rit, qoftë fetar, qoftë folklorik. Që nga koha më e lashtë ka njerëz, që zotërojnë praktika të ndryshme prej magjistrice. Magji bëhen me sende, me ushqime, me fjalë. Mirëpo, populli është i bindur, se me verën dhe me bukën, magji nuk mund të bëhen. Prejardhja e tyre gjithnjë lidhet me forcat e mira, me mbrojtësit hyjnor të njeriut. Dhe ky qëndrim e cakton vendin e tyre, si ushqime aq të rëndësishme. Me bukë dhe verë kryhen shumë rite fetare. Simbolika kishtare është ajo, e cila mishëron idenë, se me ritet fetare, buka dhe vera fitojnë forca hyjnore. Prandaj buka e ritit vetëm thyhet me duart. Nga një copë prej saj u jepet të gjithëve. Kështu besohet, se mirëqenia dhe dobia e lutur prej Zoti do të jenë edhe për ata njerëz, që do të hanë prej kësaj buke. Në një këngë popullore tregohet, si një goce e bukur derdh verën. Përderisa ajo kryen këtë rit ajo shikon një profeci për dasmën e ardhshme. Ato simbole na kthejnë prapa në të kaluarën, kur në shoqërinë bullgare sundonin traditat patriarkale. Shembuj për forcën e bukës dhe verës zbulohen edhe vitet e fundit. Një film me metrazh të shkurtër xhiruar nga një studenti mban titullin “Buka dhe vera”. Në të, dy heronjtë takohen rastësisht. Njeri është bullgarë, tjetri – i huaj. Në mes të natës, në mes të fushës së pafundme, veturat e të dy burrave prishen. Të mbetur vet në errësirën e natës ata kërkojnë ndonjë mënyrë për kontakt, por asnjeri nuk flet gjuhën e tjetrit. Papritmas njeri kujton, se ka një shishe vere, tjetri – se ka bukë. Kështu tabloja e takimit të të dy njerëzve, të cilët nuk njiheshin deri atëherë, ndryshohet. Duke ndarë bukën dhe verën, ata përballojnë frikën dhe dallimet. Një përrallë e lashtë, e cila transferon simbolet e vjetra në të përditshmen e sotme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD