Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e verës së re në Sofje

Festa e verës filloi me degustimin e verave bullgare.
Foto: BTA
Në vigjiljen e Krishtlindjeve, në sallonin e njërit prej hoteleve më luksoze në Sofje, u mbajt Festa e verës së re. Në Bullgari nderimi i verës së re nuk ka një traditë shekullore, si festa e famshme e verës franceze “Beaujolais nouveau”, por filloi të imponohet në disa rajone të prodhimit të verës. Festa në Sofje që organizohet nga Urdhri evropian i kalorësve të verës me seli në Austri, është një provë që të krijohet një traditë e tillë në Bullgari, e cila më tej të kontribuojë për përhapjen e lavdisë së verës bullgare nëpër botë. Mysafir i posaçëm i ngjarjes ishte lartësia e tij mbretërore dhe perandorake Erchercog Shandor fon Habsburg-Lotaringia, Princ i Toskanës dhe Princ i madh i Rumanisë. Në vazhdim të dy ditëve kryeqytetasit dhe mysafirët e Sofjes kishin mundësi të degustojnë verëra të vjetra dhe të reja nga 25 kantina bullgare. Në ceremoninë e hapjes Ivan Todorov, kalorës evropian i verës dhe pronar i njërës prej kantinave më të suksesshme bullgare, rikujtoi traditat e lashta të verës në tokat bullgare.

“Trakët janë ndër të parët në Evropë që filluan të prodhonin verë në tokat e Bullgarisë së sotme dhe kjo traditë vazhdon deri më sot. Duhet të theksojmë se gjatë të dhjetë vjetëve të fundit vera bullgare përmirësoi konsiderueshëm cilësitë e veta. U hapën shumë kantina butikë. Sot, kur vera bullgare është kaq e mirë, duhet t’i bëjmë reklamë më të mirë në botë. Duhet të ndryshojmë imazhin e verës bullgare në plan botëror. Prandaj Urdhri evropian i kalorësve të verës bashkë me Bashkinë e Sofjes dhe Dhomën bullgare të vreshtarisë dhe prodhimit të verës vendosëm të popullarizojmë imazhin e ri të verës bullgare. Duhet që edhe konsumatori bullgar ta ndiejë këtë ndryshim dhe të besojë në të. Kur të gjithë ne besojmë në ndryshim, nuk do të vonojë dhe ndryshimi i imazhit të verës bullgare nëpër botë. Pikërisht për këtë shkak e vëmë në plan të parë idenë tonë që vera bullgare të bëhet një produkt me rëndësi kombëtare.”

Ministri i kulturës Vezhdi Rashidov u dekorua me Kryqin e nderit të Urdhrit. Zoti Rashidov është përkrahës i idesë që në Bullgari të krijohet një muze i historisë shumëshekullore të verës.

“Jo në një vend tjetër, por pikërisht në Bullgari janë zbuluar disa nga veprat më interesante të artit dhe zanateve, të lidhura me verën. Me këtë Bullgaria krenohet shumë. Këto janë ritonet që janë një pjesë e thesareve të arta të trakëve, nga të cilat trakët e lashtë kanë pirë verë – theksoi Vezhdi Rashidov. – Do të gëzohesha në se një ditë Bullgaria do të ketë një muze të verës, sepse prodhimi i verës është një art dhe në këtë art Bullgaria ka tradita të lashta. Si një vend, ku ka vreshta të mirë, sepse dielli e mbush rrushin me sheqer të natyrshëm, ne duhet të bëjmë përpjekje ta popullarizojmë dha ta vëmë verën tonë në hartën botërore dhe Bullgaria të bëhet një nga eksportuesit aktivë të verës.”

Pas qytetit jugor Plovdiv, ku çdo pranverë zhvillohet panairi më prestigjioz i verës në Bullgari, por gjithashtu dhe në Ballkan – “Vinaria”, Sofja ka ambicien të bëhet kryeqyteti i dytë i verës me Festat e verës së re në fillim të dimrit. Këtë ambicie e shprehu zëvendëskryetari i Bashkisë i Sofjes Minço Gerxhikov. “Sofja është e njohur me historinë e saj të lashtë, me natyrën, me burimet minerale. Por do të krenohemi në se ajo do të bëhet dhe kryeqyteti i verës së re bullgare”, tha zoti Gerxhikov.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është procedura për marrjen e shtetësisë bullgare?

Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës. E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi..

botuar më 24-05-11 8.40.PD

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD