Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simbolet e Krishtlindjeve

Foto: BGNES
Kur ndriçimi i festës mbush shqisat tona me gëzim, e harrojmë jetën e përditshme, për t’i kushtuar asaj. Secili e feston sipas mënyrës së vet dhe sheh në të një arsye të mirë për përsiatje dhe argëtim. Duke i afruar ditët e Krishtlindjeve festimi merr një kuptim të ri. Sikur njerëzit bëhen më të mirë dhe më njerëzorë, mbushin shpirtrat e veta me ndjenja dhe emocione pozitive, duke i ushqyer nga shpresa për kohë më të mira. Magjia e festës fillon që në Natën e Buzmit, kur të gjithë pjesëtarët e familjes, duke u mbledhur përreth tryezës, presin që më i moshuari ta bekojë bukën, ta djegë temjanin dhe ta thyejë bukën e ritit.

“Gjithçka duhet të përfshihet në festë, ideja është që kjo të ketë tërësinë e vet – thotë teologu prof. Kalin Janakiev. – Sepse në gjellët kreshmore, që shtrohen në tryezë në prag të Krishtlindjeve, ka një simbolikë të thellë. Ajo në një farë mënyre shpreh tërësinë e shtëpisë me vetveten e saj dhe asaj nuk i nevojitet ushqimi i yndyrshëm. Tryeza është element i pandarë i ditëve të Krishtlindjeve. Në këtë ngjarje të mrekullueshme, kur më i lashti i botës, dhe më i riu – Jezu Krishti janë lidhur së bashku në një tërësi.”

Sipas prof. Kalin Janakiev Krishtlindjet janë festa e krishterë më e dashur për fëmijët, sepse pikërisht ata e festojnë në magjepsjen e saj të plotë. Stolisja e Pemës së Krishtlindjeve, darka festive dhe ëndrrat e dërguara në qiell në Natën e Buzmit – të gjitha këto i kanë vlerën e tyre simbolike. Simbolet e festës janë të lidhura me fuqinë dhe kujdesin e Zotit, të cilëve nëna e Krishtit dhe i shoqi i saj Josif u gëzoheshin. Në ditët e Krishtlindjeve këto simbole vendosen në shtëpi si zbukurime. Kurora, e cila varet në derë, është kurora me gjemba, të cilën ushtarët e kanë vendosur në kokën e Jezut, para se të çojnë në kryq. Vetë Pema e Krishtlindjeve vjen nga koha, kur të krishterët festonin bashkë Natën e Buzmit dhe festën e paraardhësve biblike të botës Adam dhe Eva. Festimi shoqërohej me një ritual, i cili tregon si Adam dhe Eva hanë “frutën e ndaluar” nga pema e njohjes. Sepse festa është gjatë dimrit, zëvendësonin mollën me pemën me gjelbërim të përhershëm, të cilën e stolisnin me mollë. Gradualisht filluan të zbukuronin këtë pemë me rripa shumëngjyrëshe, ëmbëlsira dhe qirinj. Mollët futeshin në shurup të kuq sheqeri. Ylli në majën e pemës simbolizonte yllin, i cili ka ndriçuar mbi Betleem, kur Jezu Krishti ka lindur, po ashtu dhe dritën, e cila ndriçonte jetën tonë. Në disa pemë mund të shihet shkop i thyer prej sheqeri, ai është shkopi i barinjve – të parët, të cilët kanë përhapur lajmin e Lindjes së Krishtit. Me kohën festa e Adamit dhe Evës u harrua, por mbeti zakoni i bukur i stolisjes së pemës, e cila sot e zbukurojmë me lodra dhe rripa të ndryshme. Kambanat simbolizojnë kambanat e kishës, po ashtu dhe harmoninë në shoqërinë e krishterë dhe lidhjen midis njerëzve dhe Zotit. Qiriu i ndezur lidhet me dashurinë dhe shpresën dhe simbolizon dritën, të cilën e mban Jezu Krishti dhe na nxjerr nga errësira. Nga njëra anë qiriu është simbol i besimit dhe shpresës së të krishterëve, nga tjetra – simbolizon jetën kalimtare të njeriut.

“Në një farë shkalle jeta jonë është e pasigurt dhe ajo mund të krahasohet me ecjen në ujë. Ne në të vërtetë ecim në ujë dhe në çdo një moment mund të zhytemi. Sepse të gjithë kanë nisur në këtë ujë, që do të thotë se diku në thellësirat e ujit ka një mirëbesim të veçantë metafizik. Nëse e kemi këtë mirëbesim, kjo do të thotë se ka dikë, që na jep. Le të mbështetemi mbi këtë mirëbesim, që të mund të themi në mënyrë të ndërgjegjshme atë element prej lutjes ndaj Zotit, i cili thotë “U bëftë Vullneti yt”. Nëse i pranojmë këto fjalë në jetën tonë të përditshme, ne do të mund të jetojmë me guxim dhe me ndërgjegje. Le të ruajmë shqisat tona për këtë mirëbesim metafizik. Këtë do t’ia uroja vetes dhe të gjithë të afërmve të mi – tha prof. Kalin Janakiev në prag të Krishtlindjeve.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD