Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjurma nga e kaluara e qytetit Nesebër

Një fotografi nga dasma e gjyshes Stefana
Foto: arkiv personal
Si kanë qenë dhe si janë dukur paraardhësit tanë, me çfarë janë marrë, prej çfarë janë emocionuar, si janë veshur? Shpesh këto shenja nga e kaluara flenë në ndonjë cep të baules lart në tavan ose në ndonjë album me fotografi të zverdhura në pritje të zgjojnë një ditë kureshtjen e ndonjërit. Pikërisht një fotografi e tillë e emocionon modisten Nuri Dimitrova nga qyteti detar Nesebër të rinovoi një fustan nusërie nga e kaluara. Kjo iniciativë e saj ka detyruar shumë nga bashkatdhetarët e saj të fillojnë të trazojnë nëpër baulet e vjetra të gjysheve dhe kështu gjyshe Stefana ka gjetur në tavan fustanin e vet të vjetër të nusërisë prej taftaje. Rinimi i fustanit ka dashur shumë kohë. Në të modistja ka gërshetuar me shumë shije dhe estetikë traditat e së kaluarës dhe frymën e ditëve të përditshme.

© Foto: arkiv personal

Gjyshja Stefana dhe mbesën e saj Stefka Bujuklieva, veshur me fustanin e saj nusërie

“Prezantimi i fustanit të rinovuar dasmor që nga viti 1948 është një dëshmi se, ka njerëz, tek të cilët idetë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore ekzistojnë - thotë Eli Kirillova, zëvendëskryetare për “Kulturën, arsimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar” në Bashkinë Nesebër. Në ditët tona gjithnjë e më shumë na rëndojnë disa gjëra nga e kaluara dhe shumë shpesh ndahemi me ta në ditët tona të përditshme. Prandaj dhe na lindi ideja të grumbullojmë këto sende në muzeun etnografik. Ato do të regjistrohen në regjistra të posaçme, do të kenë tabele kur dhe kush i ka dhuruar muzeut etnografik. Në qoftë se na pengojnë në shtëpi ose qëndrojnë nëpër podrume dhe tavane, do të qe më mirë që ato të gjejnë vendin e vet të natyrshëm në muzeun etnograf të qytetit Nesebër, ku përmes tyre do të rikrijohet jetesa e qytetit.”

Gjatë vitit 1956 Nesebër është shpallur dhe i njohur për një “qytet muze” - një rezervat arkeologjik dhe arkitekturor”. Për shkak të koloritit të vet të papërsëritshëm historik, gjatë vitit 1983 qyteti është i përfshirë në listën e Trashëgimisë botërore kulturore. Këtu janë ruajtur monumente të vlefshme nga të gjitha epokat e ekzistencës së tij mijëvjeçare: mure të vjetra rrethues nga epoka romake dhe Mesjeta, kisha bizantine dhe të vjetra bullgare, shtëpi të vjetra nga shekujt XVIII dhe XIX. Qyteti i lashtë me një histori mijëvjeçare është i vendosur mbi një gadishull shkëmbor, i gjatë 850 metra dhe i gjerë 300 metra, i lidhur me pjesën e thatë përmes një rripi të ngushtë. Sipas Eli Kirillovës ruajtja e trashëgimisë kulturore nuk prek vetëm arkitekturën. Në një qytet si Nesebër ajo shprehet dhe në ruajtjen e traditave të cilat transmetohen brez pas brezi. Pavarësisht se janë një pjesë fare e vogël recetat kulinare nga e kaluara e Nesebërit kanë gjetur vend po kështu këtu. Më 23 dhjetor, gjatë kohës së festave kulturore të qytetit përpara Krishtlindjeve, gratë e Nesebërit sollën specialitetet e veta kulinare, të përgatitura për festën në bazë të recetave të vjetra, të cilat i këmbyen midis tyre. Sipas fjalëve të Eli Kirillovës recetat kulinare janë një pjesë shumë e rëndësishme nga biznesi turistik, prandaj nga bashkia shpresojnë që t’i botojnë në një përmbledhje të vogël. Ato janë mjaft të dobishme për restorantierët dhe hotelierët, të cilët duan të japin një pamje autentike restorantit dhe hotelit të vet në qytetin e vjetër. Koloriti dhe monumentet e lashta i japin një pamje të papërsëritshme romantike dhe një joshje:

“Fryma është jashtëzakonisht e rëndësishme - tregon Eli Kirillova. Gjatë të gjitha këtyre shekujve ky qytet ka pasur një frymë, e cila e ka ruajtur. Dinamika në të cilën jetojmë, me një dorë të lehtë dhe hapa të shpejta ndryshon mënyrën tonë të jetesës. Por një kthim te atmosfera e Nesebërit nga periudha e mesjetare, te Nesebëri rilindës e bën këtë qytet tërheqës dhe interesant si për njerëzit vendas, ashtu dhe për mijëra turistët, të cilët e vizitojnë çdo vit. Kohët e fundit lexova për një pastiçeri në Belgjikë, në të cilën propozojnë ëmbëlsirë në bazë të një recete të vjetër nga përpara 250 vjetëve dhe njerëzit nga e gjithë bota shkojnë aty, që ta provojnë. Në Nesebër kjo ka ekzistuar gjatë viteve, por ky unikalitet dhe autentik humbet në mënyrën moderne të jetesës. Ideja jonë është që të kthehemi mbrapa në kohë dhe të mos t’i harrojmë këto gjëra, të cilat mund ta bëjnë qytetin dhe banuesit e tij më të ndryshëm.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD

11 universitete nga 9 shtete marrin pjesë në Konferencën “Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..

botuar më 24-09-19 10.02.PD