Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet e bukës dhe vajit do të rriten, por në mënyrë të ngadaltë

Në ditët e para të Vitit të Ri në hapësirën publike u shfaqën lajme spekulative për rritje të çmimeve të produkteve kryesore ushqimore, si buka dhe vaji. Flitej se çmimet e drithërave vazhdojnë të rriten dhe kjo me siguri do të ndikojë seriozisht mbi çmimin e bukës tek ne. A është e vërteta kjo?

Analiza e kujdesshme e situatës tregon se ndryshe nga rajone të tjera të botës, ku të korrat e fundit në drithëra ishin dëmtuar seriozisht për shkak të kushteve të këqija natyrore, në Bullgari të korrat ishin relativisht të mira dhe prodhuesit bullgarë të drithërave e kishin mundësinë të shesin një pjesë të madhe të prodhimit të vet në tregjet botërore në çmime të mira. Më të larta ishin çmimet edhe në tregun e brendshëm.

“Aktualisht disponojmë me 1,5 tonë drithëra - tha ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Mirosllav Najdenov. – Në muajt e ardhshme do të kemi nevojë për pak më se 1 milion tonë. Domethënë kemi tepricë prej pothuaj gjysmë milion tonë. Bilanci i drithërave nuk është i rrezikuar dhe bile do të kemi mundësi të eksportojmë. Kështu që nuk ekziston shkak për një rritje të madhe të çmimit të bukës. Kjo mund të thuhet për të gjithë produktet e tjera ushqimore.”

Ministri shpjegoi se në të njëjtën kohë ekziston një tendencë tjetër të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore në tregjet botërore dhe kjo tendencë me siguri do të ndikojë edhe Bullgarinë. Duke folur për prodhuesit e bukës në Bullgari, ata punojnë në një situatë të vështirë. Nga njëra anë janë çmimet në tregjet botërore, të cilat vazhdimisht rriten dhe nga ana tjetër ata janë nën ndikimin e konkurrencës së padrejtë në sektorin e tyre, e cila e pakëson në mënyrë artificiale çmimin e bukës. Një faktor tjetër me rëndësi gjatë viteve të fundit janë zinxhirët e mëdhenj tregtarë, të cilët gjithashtu shesin bukë me çmime të ulëta. Qeveria premtoi se do të ndërhyjë në treg në favor të prodhuesve të bukës duke ndihmuar për pakësimin e sektorit joformal në këtë fushë dhe duke ndërmarrë masa kundër konkurrencës së padrejtë të zinxhirëve të mëdhenj tregtarë.

“Situata është e tillë se prodhuesi i varfër bullgar duhet të subvencionojë tregtarët e mëdhenj, të cilët në shumicën e rasteve bile nuk janë tregtarë bullgarë. Kjo bëhet e mundshme me anë të kontratave për shtyrjen e pagimeve, të skemave për kthimin e prodhimit jo të realizuar dhe me anë të pakësimit të çmimit për llogari të cilësisë.”

“Zbritjet kurrë nuk janë për llogari të zinxhirëve tregtarë, ata janë për llogari të furnizuesve” – pohon Georgi Popov – kryetar i Bashkimit të prodhuesve të bukës.

Në fakt, lajmet, të cilat u shfaqën në hapësirën publike për rritje të çmimeve kishin si bazë ofertat paraprake të prodhuesve bullgarë në negociatat me tregtarët e mëdhenj për periudhën e re të kontratës. Është normale që në fillim ata të shpallin çmime të larta duke dëshiruar që të nënshkruajnë marrëveshje me çmime më të mira.

“Aktualisht në Bullgari çmimi i bukës është nën vlerën e tij reale për shkak të presionit të sektorit të zezë – pohon zoti Popov. Duke pasur parasysh se çmimet e lëndëve të para në tregun bullgar janë të barabarta me çmimet në shtetet e tjera të Evropës, nuk është normale që çmimi i produktit përfundimtar – në këtë rast çmimi i bukës të jetë më i ulët në krahasim me çmimin e bukës në Evropë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD

Japonia do të na ndihmojë për të rivendosur punën e Hidrocentralit "Çaira"

Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..

botuar më 24-09-04 6.28.MD

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..

botuar më 24-09-04 6.35.PD